Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori

3 posters

Shko poshtė

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Empty Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori

Mesazh nga snaiper 2009-05-14, 14:29

mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori
Njeriu, i cili falsifikoi ekuivalentin e tre miliardė sterlinash nė njė komplot nazist pėr tė pėrmbysur ekonominė britanike gjatė Luftės II Botėrore, ka qenė i ftuar nga Banka e Anglisė kėtė javė pėr tė inspektuar njė prej kartėmonedhave qė ka falsifikuar. Adolf Burger, 91 vjeē, njė hebre sllovak, i cili u detyrua tė kryente falsifikime thuajse perfekte nė njė kamp pėrqendrimi, pasi e inspektoi nga afėr bankėnotėn e pranoi se e kishte falsifikuar ai. Adolf Burger, falsifikatori i parė i ftuar nė njė bankė, tha pėr gazetėn britanike “The Times” se ai dhe tė burgosurit e tjerė i kishin shėnjuar bankėnotat e falsifikuara nė njė mėnyrė qė shpresonin se do ishte e dallueshme pėr Bankėn e Anglisė, por s’do vihej re nga nazistėt.

Burger ndihmoi pėr krijimin e 135 milionė stėrlinash false, sot ekuivalente me tre miliardė sterlina. Agjentėt gjermanė i futėn nė gjithė Evropėn dhe kishte plane pėr tė stabilizuar paundin. Tipografi, gruaja e tė cilit, Gisela u ekzekutua nė dhomat e gazit nė Birkenau, i mbijetoi Auzhvicit dhe Birkenaut pėrpara se tė dėrgohej nė Sashenshausen pėr tė falsifikuar. Aty bashkė me njė grup tė dėnuarėsh tė tjerė ishin tė detyruar tė falsifikonin bankėnotat. Historia u adoptua pėr krijimin e filmit “The counterfeiters” dhe fitoi ēmim “Oscar” si filmi mė i mirė i huaj vitin e kaluar. Falsifikatorėt dhe mashtruesit janė kthyer shpesh herė subjekt filmash, duke paraqitur skenare interesante. Victor Lustig pėr shembull ka shitur kullėn “Eiffel” pėr hekur; falsifikatori i famshėm Frank Abagnale ka bėrė histori me falsifikimet e tij; Christopher Rocancourt, jetimi i braktisur nga prindėrit alkoolistė, bėri para duke u shtirur si aristokrat i familjes Rockfeller; Ferdinand Demara “ndėrroi” 11 karaktere, duke u hequr si murg, kirurg e deri kryeredaktor. David Hampton kishte fiksim tė mashtronte VIP-at e Hollivudit. Ai filloi duke thėnė se ishte djali i aktorit tė famshėm zezak, Sidney Poitier, e mė pas nuk iu ndante tė famshmėve duke i gėnjyer jashtė ēdo arsyeje. Kush e kujton kėngėn “Girl you knoė it’s true”, do tė ēuditet me grupin e famshėm Milli Vanilli. Dy kėngėtarėt e tij, qė morėn edhe ēmimin “Grammy”, nuk dinin tė kėndonin. Ndėrsa Cassie Chadwick jetoi 8 vjet me njė pusullė qė e kishte shpikur vetė dhe ku kishte falsifikuar firmėn, nė tė cilėn shkruante se industrialisti i famshėm Andrew Carnegie i kishte premtuar 2 milionė dollarė. Akoma mė interesante janė historitė e Mary Baker, “Princeshės” Caraboo nga ishujt Javasu, njė shėrbėtore qė hiqej si princeshė duke u veshur me rroba ekzotike e duke folur njė gjuhė tė pakuptueshme qė e kishte shpikur vetė. Po aq interesante ishte edhe libri i George Psalmanazar, njė njeriu qė pretendonte se kishte gjetur Evropėn.

Victor Lustig, njeriu qė shiti kullėn “Eiffel”

Victor Lusting ėshtė mbajtur si njė nga marifetēinjtė mė tė talentuar qė ka jetuar ndonjėherė. Ai jetoi nė vitet 1890-1947 dhe mashtrimi i tij i parė ishte shitja e njė makinerie pėr shtypjen e parave qė nuk punonte pėr 30 mijė dollarė. Nė vitin 1925, ideja madhėshtore e tij pėr tė shitur kullėn “Eiffel” i erdhi ndėrsa lexonte njė gazetė. Nė artikull diskutoheshin problemet qė ishin krijuar pėr qytetin pėr tė mirėmbajtur kullėn e famshme. Kėshtu ai u prezantua si njė zyrtar i qeverisė dhe u dėrgoi gjashtė biznesmenėve tė hekurit njė ftesė pėr tė diskutuar mbi njė ēėshtje tė madhe biznesi. Lusting iu tha biznesmenėve qė riparimi i kullės “Eiffel” ishte aq i vėshtirė saqė qyteti nuk mund ta pėrballonte mė, ndaj do tė shitej pėr hekur. Kėshtu ai ia shiti kullėn “Eiffel” njėrit prej biznesmenėve dhe mori njė tren pėr Vjenė me valixhen plot me para tė thata. Blerėsi ishte aq i poshtėruar nga mashtrimi, saqė i vinte turp qė tė ankohej edhe nė polici. Mė vonė, Lusting e bindi mafiozin e njohur Al Capone, pėr tė investuar 40 mijė dollarė nė njė punė. Ai i mbajti paratė e Capone-s nė njė arkė depozite pėr dy muaj dhe pastaj ia ktheu atij, duke i thėnė se biznesi kishte dėshtuar. Capone-s i bėri pėrshtypje korrektesa e Lusting, ndaj i dhuroi atij 5 mijė dollarė. Pėr Lusting, kjo ishte ajo ēfarė kishte parashikuar. Nė vitin 1907, Lusting mbėrriti nė Shtetet e Bashkuara dhe atje bėri ca yēkla, por fati e braktisi. Ai u arrestua pėr falsifikim parash dhe u ēua nė burgun e famshėm Alcatraz.

Christopher Rocancourt, “Rockefelleri francez”

Christophe Thierry Rocancourt ishte njė mashtrues qė hiqej si artist, i cili kishte si objekt tė veprimtarisė sė tij pasanikėt, duke u shtirur si njė anėtar francez i familjes Rockefeller, njė nga mė tė fuqishmet nė botė. Nėna e tij, nė fakt kishte punuar si prostitutė dhe babai ishte njė njeri i alkoolizuar, i cili e ēoi Christopher nė njė jetimore kur ai ishte pesė vjeē. Ai u arratis nga jetimorja dhe shkoi nė Paris, ku stisi mashtrimin e tij tė parė tė madh: u shtir sikur ishte pronari i njė prone, dhe mė pas “e shiti” atė pėr 1.4 milionė dollarė. Mė pas ai shkoi nė Shtetet e Bashkuara, ku pėrdori tė paktėn duzina llagapesh. Nė Los Angeles ai u shtir si njė producent filmash, kampion boksi apo sipėrmarrės kapitalist. Ai thoshte se nėna e tij ishte Sophia Loren, apo se xhaxhallarėt e tij ishin Oscar de la Renta dhe Dino de Laurentiis, dhe se kishte lidhje gjaku me njerėz tė famshėm tė ndryshėm. Ai u martua me modelen e Playboy-it, Pia Reyes, me tė cilėn pati njė djalė qė u quajt Zeus. Ai jetoi pėr njė farė kohe me Mickey Rourke. Nė Kanada, Rocancourt shkroi njė autobiografi nė tė cilėn tallej me viktimat e tij. Nė maj tė vitit 2002, ai u ekstradua nė New York. Ai u deklarua fajtor pėr 3 nga 11 akuza tė ndryshme ku pėrfshihej vjedhja, kontrabanda, marrje ryshfeti dhe dhėnia e dėshmive tė rreme. Mashtrimet e tij “u vlerėsuan” tė paktėn pėr 40 milionė dollarė.

Frank Abagnale, falsifikatori i filmit “Mė kap nėse mundesh”

Frank William Abagnale e shtriu “aktivitetin” e tij tė mashtrimit pėr pesė vjet nė vitet ’60. Ai lindi mė 27 prill tė vitit 1948 dhe mashtrimi i tij i parė ishte firmosja e ēeqeve mbi llogarinė e tij, por tejet tė ekzagjeruar. Mė pas ai printoi vetė, pothuajse kopje perfekte tė ēeqeve. Ai mblodhi mbi 40 mijė dollarė, duke printuar numrin e llogarisė nė njė lastėr boshe tė depozitės bankare, dhe iu shtoi atyre tufėn me lastra reale nė bankė. Pėr njė periudhė dyvjeēare, Abagnale u maskua si njė pilot “Frank Williams” pėr tė bėrė xhiro falas rreth e rrotull botės. Mė vonė ai u shtir si pediatėr pėr 11 muaj nė spitalin e Georgia-s, nėn emrin “Frank Williams”. Ai gjithashtu falsifikoi diplomėn e juristit tė Universitetit tė Harvardit, mori provimin e avokatit nė Lousiana dhe zuri punė nė zyrėn e prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Sthetit tė Lousianės. Pėr 5 vjet ai punoi me 8 identitete tė ndryshme, megjithėse pėrdorte mė shumė para tė thata se sa ēeqe, ai kaloi mbi 2.5 milionė dollarė ēeqe tė falsifikuara nė 26 vende. Paratė i shpenzonte pėr t’u shoqėruar me stjuardesa, pėr tė darkuar nė restorante tė shtrenjta, pėr t’u veshur me rroba firmato dhe pėr t’u pėrgatitur pėr mashtrimin e radhės. Filmi “Cathc me if you can” “Mė kap nėse mundesh” ėshtė bazuar nė eksperiencėn e tij. Abagnale, aktualisht drejton “Shoqėrinė Abagnale”, njė kompani kėshillimore financiare ndaj mashtrimeve.

Ferdinand Demara, Mashtruesi i Madh

Ferdinand Waldo Demara njihet me pseudonimin “Mashtruesi i Madh”. Ai jetoi nė vitet 1921-1982, duke u shtirur si shumė njerėz, qė nga murgu deri tek kirurg e drejtor burgu. Ai u fut nė ushtrinė amerikane nė vitin 1941 dhe filloi “jetėt” e tij tė reja, duke i marrė borxh emrin shokut tė tij tė ushtrisė, Anthony Ignolia dhe duke u larguar. Mė pas shpiku vetėvrasjen e tij, vendosi njė emėr tjetėr, Robert Linton French, dhe u bė njė psikolog i orientuar nga feja. Por nuk pati shumė fat, ai u kap nga ushtria dhe u dėnua me 18 muaj burg pėr dezertim. Mė pas, ndryshoi shumė karriera pseudo-akademike. Ai ishte, pėrveē tė tjerave, njė inxhinier, zėvendėssherif, asistent i drejtorit tė burgut, psikolog, kirurg, avokat, ekspert pėr kujdesjen e fėmijėve, murg benediktian, kryeredaktor, studiues i sėmundjes sė kancerit dhe mėsues. Njė punė si kjo e fundit, e ēoi nė gjashtė muaj burg. Ai nuk kėrkonte tė mblidhte para me atė ēfarė bėnte, por thjesht respekt tė pėrkohshėm. Akti i tij mė i famshėm ishte kur u shtir si kirurgu Joseph Cyr nė njė anije kanadeze gjatė luftės koreane. Ai ia doli tė kryente operacione tė suksesshme dhe uli numrin e infeksioneve, duke pėrdorur sasi tė mėdha peniciline. Kjo funksionoi derisa nėna e doktorit tė vėrtetė Joseph Cyr e kuptoi dhe raportoi pėr tė. Demara u kthye nė SHBA, ai u bė frymėzimi i filmit tė vitit 1960 “Mashtruesi i Madh” dhe vdiq nė vitin 1982 si njė meshtar baptist.

David Hampton, “djali” i Sidney Portier

David Hampton ishte njė artist mashtrues. Ai lindi nė vitin 1964 dhe vdiq nė vitin 2003. Meqė s’kishte mundėsi tė fitonte njė vend nė “Studio 54”, ai u hoq si djali i aktorit tė njohur zezak, Sidney Poitier, dhe papritur u shpall si njeri i famshėm. Hampton e pėrdori “David Poitier”-in pėr tė zhvatur vakte falas nė restorante. Mė pas ai iu qep tė paktėn njė duzine njerėzve qė ta linin atė tė rrinte me ta nė shtėpitė e tyre apo t’i jepnin para, pėrfshirė aktoren e njohur Melanie Griffith, Gary Sinise dhe Calvin Klein. Disa prej tyre, ai u tha se ishte shoku i fėmijėve, disave se sapo kishte humbur avionin pėr nė Los Angeles dhe se kishte gjithė bagazhet me tė, dhe disave u tha se i kishin vjedhur gjithēka. Nė vitin 1983, Hampton u arrestua dhe u dėnua pėr mashtrimet e tij dhe u urdhėrua tė kthente 4.490 dollarėt qė u kishte marrė disa prej viktimave tė tij. Historia e tij u bė pjesė teatri dhe mė vonė film, i titulluar “Gjashtė titujt e ndarjes”. David Hampton vdiq nga Sida nė vitin 2003.

Milli Vanilli, dueti qė s’kėndonte dot

Mund tė jesh kėngėtar i famshėm edhe pse s’di tė kėndosh. Kėsaj radhe nuk po i referohemi eksperiencės shqiptare, por asaj botėrore. Milli Vanilli, ishte njė grup pop-i i pėrbėrė prej Fab Morvan dhe Rob Pilatus, qė u formuan nė Gjermani nė mes tė viteve ’80. Grupi e rriti audiencėn e tij dhe nė vitin 1988, fitoi dhe ēmimin “Grammy” pėr “Artistėt e rinj mė tė mirė” tė viteve ’90. Por nė tė njėjtin vit, gjatė njė performance “Live” tė transmetuar nga MTV-ja, nė parkun “Lake Compounce nė Connencticut”, ndėrsa ata kėnduan kėngėn “Girl you know it’s true”, zėri i tyre ngjante si sikur dilte nga njė fyt i ndryshkur, duke stonuar plotėsisht dhe duke shėnuar njė nga momentet mė tė sikletshme dhe joprofesionale nė historinė e muzikės. Kėshtu e vėrteta u zbulua: Milli Vanilli aktualisht ėshtė krijuar nga Frank Farian, me zėrat e talentuar tė kėngėtarėve tė tjerė dhe Morvan dhe Pilatus nuk kanė kėnduar fare nė disqe. Pas ngjarjes, ēmimi “Grammy” iu hoq menjėherė dy kėngėtarėve dhe tė paktėn 26 padi tė ndryshme u mbushėn nėn akuza tė mashtrimit dhe mbrojtjes sė ligjit tė konsumatorit kundėr Pilatus, Morvan dhe Arista Records.

Cassie Chadwick, vajza e paligjshme e Andrew Carnegie

Cassie Chadwick (1857-1907), ėshtė emri mė i famshėm i njė gruaje kanadeze tė quajtur Elizabeth Bigley. Nė moshėn 22-vjeēare, ajo u arrestua nė Woodstock, Ontario, pėr falsifikim, por u la e lirė pėr shkak tė gjendjes sė saj mendore, qė u konsiderua me probleme. Nė vitin 1882 ajo u martua me Wallace Springsteen nė Cleveland, Ohio. Bashkėshorti i saj e pėrzuri 11 ditė mė pas sepse mori vesh tė kaluarėn e saj. Nė Cleveland, ajo u martua me doktor Chadwick. Nė vitin 1897, Cassie filloi lojėn e saj mė tė madhe e mė tė suksesshme, atė tė vetėshpalljes si vajza e industrialistit, biznesmenit, filantropit tė njohur skocezo-amerikan, Andrew Carnegie. Ajo shpiku njė pusullė ku i premtoheshin 2 milionė dollarė, ku falsifikoi firmėn e Carnegie. Informacioni u pėrhap nė tregjet financiare nė Ohio-n veriore dhe bankat filluan tė ofrojnė shėrbimet e tyre. Pėr tetė vjet ajo pėrdori kėtė lojė pėr tė marrė hua, tė cilat ishin nga 10 dollarė nė 20 milionė. Kur mė vonė Carnegie u pyet pėr tė, ai mohoi ta ketė njohur ndonjėherė. Skema falimentoi kur ajo u arrestua dhe gjyqi ishte njė cirk mediatik. Ajo vdiq nė burg.

Mary Baker, princesha Caraboo nga ishulli Javasu

Nė vitin 1817, njė kėpucar nė Angli takoi njė grua tė re qė dukej shumė e ēorientuar, me rroba ekzotike, e cila fliste me njė gjuhė qė asnjė njeri s’mund ta kuptonte. Njerėzit sollėn shumė tė huaj tė cilėt u pėrpoqėn tė komunikonin me tė dhe zbulonin se nė ēfarė gjuhe tė ēuditshme po fliste zonja, derisa njė marinar portugez “pėrktheu” historinė e saj: Ajo ishte princesha Caraboo nga ishulli Javasu nė Oqeanin Indian. Ajo ishte kapur nga piratėt, mė pas ishte vėnė nė njė anije dhe kishte ardhur nė breg. Pėr dhjetė javėt e ardhshme, kjo pėrfaqėsuese e mbretėrisė ekzotike ishte njė nga njerėzit e shquar mė tė preferuar tė vendit. Ajo pėrdorte njė hark dhe njė shigjetė, notonte lakuriq dhe i lutej Zotit, tė cilit i drejtohej Allah Tallah. Ajo kėrkonte rroba ekzotike dhe njė portret i saj shfaqej nė gazetat lokale. Por e vėrteta doli: Ajo ishte njė vajzė kėpucari qė quhej Mary Baker, nga Devon-i. Ajo kishte qenė njė shėrbėtore nė vende tė ndryshme tė Anglisė, por nuk kishte gjetur njė vend ku tė rrinte. Ajo kishte shpikur njė gjuhė jashtė imagjinatės me fjalė ciganėsh dhe kishte krijuar njė karakter ekzotik. Ajo e vazhdoi rolin e saj nė SHBA, Francė dhe Spanjė, por pa pasur tė njėjtin sukses. Historia e saj u bė film nė vitin 1994 me titullin “Princesha Caraboo”, skenari i tė cilit u shkrua nga John Wells.

Wilhelm Voigt, kapiteni i Köpenick-ut

Wilhelm Voigt (1849-1922), ishte njė mashtrues gjerman i cili u shtir si njė oficer ushtarak prusian nė vitin 1906 dhe u bė i famshėm si kapiteni i Köpenick-ut. Nė vitin 1906 ai bleu pjesė tė uniformės sė kapitenit dhe, njėherė nė Kopenciks, ai shkoi nė kazermat ushtarake vendase, ndaloi katėr grenadierė dhe njė kirurg ndėrsa ktheheshin nė kazermė, dhe u tha qė tė shkonin me tė. Tė indoktrinuar pėr t’iu bindur oficerėve pa pyetje, ata e ndoqėn. Ai arrestoi sekretarin Rosenkranz dhe majorin Georg Langerhans si tė dyshuar pėr vjedhje librash dhe u konfiskoi atyre 4 mijė marka dhe 70 peni, me faturė sigurisht. Mė pas ai komandoi dy karrocierė dhe u tha grenadirėve qė tė ēonin majorin dhe Wiltberg nė Berlin, qė tė merreshin nė pyetje nga gjenerali Moltke. Ai u tha rojeve qė mbetėn, qė tė qėndronin nė vendet e tyre pėr gjysmė ore dhe mė pas u largua nga stacioni i trenit. Atje veshi rrobat civile dhe iku pa rėnė nė sy. Voigt u arrestua dhe u dėnua pėr katėr vjet nė burg pėr falsifikim, mashtrim dhe burgosje padrejtėsisht tė njė oficeri. Megjithatė, opinioni publik ishte nė anėn e tij. German Kaiser Wilhelm II e fali atė nė vitin 1908.
snaiper
snaiper
V.I.P
V.I.P

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rat1010 Online
Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 303
Age : 41
Vendodhja : ne vendin e shqiponjave
Koha e lire : internet,sport,
Puna : programator cnc
Registration date : 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 6002

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Empty Enver Hoxha

Mesazh nga tani71 2010-04-06, 15:20

Enver Hoxha lindur ne gjirokaster nisi studimet ne france por i la ne mes u kthye ne shqiperi per tju dhene mundesia per te mashtruar popullin shqiptar per me shum se 45 vjet rresht per mua ky eshte mashtrusi me i madh i kohrave qe mashtroi me shum se tre milion shqipetar te shqiperise dhe kosovare.
tani71
tani71

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rat1010 Online
Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 42
Age : 54
Vendodhja : durres
Koha e lire : PER MIQTE
Puna : SI TE GJITH
Registration date : 05/04/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 5327

http://WWW.albaforum.gooforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Empty Re: Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori

Mesazh nga Bardha 2010-04-06, 21:24

te gjith politikanet jan ber mashtrusa se bejn shum premtime dhe nuk realizojne asgje
Bardha
Bardha

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rat1010 Online
Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 255
Age : 33
Vendodhja : TIRANE
Registration date : 28/01/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 5612

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori Empty Re: Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi