Kriza, Berisha e Rama: Efektet po ndihen nė vend.

Shko poshtė

Kriza, Berisha e Rama: Efektet po ndihen nė vend. Empty Kriza, Berisha e Rama: Efektet po ndihen nė vend.

Mesazh nga Andi 2009-06-24, 22:44

• Shqipėria po ndjen efektet e krizės ekonomike globale. Kėtė e pranojnė edhe dy liderėt e politikės shqiptare, kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitės Edi Rama, nė prag tė zgjedhjeve. Komentet e dy liderėve pėrbėjnė pjesėn e dytė tė intervistės nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

TIRANE- Shqipėria po ndjen efektet e krizės ekonomike globale dhe kėtė e kanė pranuar edhe dy liderėt e politikės shqiptare kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitės Edi Rama, nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit. Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” ka botuar pjesėn e dytė tė intervistės me tė dy liderėt e politikės shqiptare duke u fokusuar tek situata ekonomike dhe impakti i krizės globale.

I pyetur nėse Shqipėria ėshtė prekur nga kriza kryeministri Berisha u shpreh, “ndoshta po preket, por absolutisht nuk ėshtė nė krizė tė thellė. Jo, dhe pėr kėtė jam i sigurt, ekonomia jonė ėshtė njė ekonomi e frytit tė njė pune tė madhe dhe tė lodhshme”- tha Berisha.

Ndėrsa kryebashkiaku i Tiranės njėkohėsisht dhe lideri i opozitės Edi Rama pėr efektet e krizės shprehet, “Shqipėria nuk ėshtė e integruar plotėsisht nė sistemin financiar ndėrkombėtarė. Dobėsia jonė ėshtė bėrė forca jonė, por nė tė njėjtėn kohė jemi tė prekur nga tė ardhurat e emigrantėve qė jetojnė nė Itali, Gjermani, Amerikė e tė tjerė dhe sigurisht kjo ka ndikim. Nga ana tjetėr mbetet shqetėsuese vėshtirėsia e mjaft kompanive qė punojnė me botėn e huaj”- tha Rama.

Pėrballė thėnieve tė dy politikanėve intervistohen edhe qytetarė e biznesmen tė vegjėl, tė cilėt thonė se pa diskutim efektet e krizės po ndjehen edhe nė Shqipėri.

“Ne dikur kėtė ēadėr e shisnim 300 mijė lekė, sivjet jemi tė detyruar ta japim 100 mijė lekė vetėm tė mos mbetemi pa shitur. Kjo ėshtė pėr efekt tė krizės qė ka mbėrthyer tė gjithė vendin, tė mos e pėrjashtojmė dhe veten tonė qė jemi tė prekur”- shprehet njėri prej biznesmenėve tė vegjėl, i cili merret me prodhimin e ēadrave.

Tė prekura janė edhe kompanitė e huaja qė operojnė nė Shqipėri. Kėshtu pronari grk i njė fabrike nė vendin tonė shprehet se tashmė kriza po ndjehet edhe nė biznesin e tij. Porositė pėr rrobaqepėsinė e tij janė pakėsuar, por gjithēka mbetet pėr tu parė vitin qė vjen, sipas raporteve tė institucioneve globale financiare Shqipėria nuk ėshtė zyrtarisht nė recesion, por eksporti dhe tregtia ka rėnė, si dhe tė ardhurave tė emigrantėve ē’ka tregon se kriza ka nisur tė ndihet.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Kriza, Berisha e Rama: Efektet po ndihen nė vend. Rat1010 Online
Kriza, Berisha e Rama: Efektet po ndihen nė vend. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi