Qeveria e re : Si do te ndahen mandatet? Berisha nė hall...

Shko poshtė

Qeveria e re : Si do te ndahen mandatet? Berisha nė hall... Empty Qeveria e re : Si do te ndahen mandatet? Berisha nė hall...

Mesazh nga Andi 2009-07-05, 20:13

• Njė ditė pas deklaratave publike pėr njė qeverisje tė Metės me Berishėn nė 4 vitet e ardhshme, nė selinė blu, por jo vetėm kanė nisur kalkulimet e mundshme pėr ndarjen e tortės. Burimet bėjnė tė ditur se Lėvizja Socialiste pėr Integrim e Metės pritet tė marrė 4 poste, ndėrsa Berisha preferon gjithashtu tė bashkėpunojė sėrish me disa prej ministrave aktualė.

TIRANE- Njė ditė pas deklaratės tė kryeministrit Berisha dhe kreut tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta, tė cilėt deklaruan publikisht se do tė qeverisnin bashkė nė 4 vitet e ardhshme, selia blu duket se ėshtė kthyer nė normalitet.

Njė javė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe ku sipas rezultateve paraprake “Aleanca pėr Ndryshim” rezulton tė ketė marrė 71 mandate, “Bashkimi pėr Ndryshim” 65 dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim 4 mandate. Nė selinė blu nuk ndodhen as zyrtarė tė lartė tė kėsaj partie, por as edhe militantė sikundėr kanė qenė tė pranishėm gjatė tė gjithė kėtyre ditėve.

Njė gjė qė pėrflitet jashtė zyrave, por njėkohėsisht nė tre selitė e partive, Partisė Demokratike, Partisė Republikane dhe partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė padyshim pikėpyetja se si do tė ndahen mandatet qeverisės sė 4 viteve tė ardhshme. Ajo qė flitet sipas burimeve jo zyrtare ėshtė se Ilir Meta pritet tė marrė 4 poste. Kėshtu pritet tė marrė kryesimin e Kuvendit, pritet tė marrė gjithashtu Ministrinė e Energjetikės atė tė Kulturės dhe Ministrinė e Transporteve, por e gjithė pikėpyetja mes tė gjithė demokratėve ėshtė ajo se si do tė ndahet ajo pak tortė qė mbetet pėr ta.

Nėse skema qė e bėn Ilir Metėn nė krye tė Kuvendit nuk do tė ndryshohet nga vetė ai, numri dy i Partisė Demokratike Jozefina Topalli, pritet tė marrė drejtimin e diplomacisė shqiptare njė nga dėshirat e saj tė kahershme. Nė kėto kushte gjithmonė sipas burimeve tė deritanishme rezulton qė Lulzim Basha, tashmė i kthyer fitimtar nga Elbasani me barazimin qė shėnoi me socialistėt nė njė bastion tė njohur si e tė majtėve mund tė ulet nė karrigen e zėvendėskryeministrit. Burimet gjithashtu bėjnė tė ditur se Republikanėt kanė kėmbėngulur fort tė mbajnė drejtimin e shėndetėsisė, qė gjithsesi duke qenė se ėshtė shpallur si sfida e 4 viteve tė ardhshme nga vetė kryeministri Berisha, do tė jetė e vėshtirė, por jo e pa mundur pėr ta drejtuar sėrish aleati mė besnik i demokratėve.

Edhe pse kishte deklaruar se do tė vazhdonte tė qeveriste me njė kabinet tė vogėl, mėsohet se kryeministri Berisha mund ti duhet tė ndajė sėrish disa ministri siē ėshtė ajo e Energjetikės nga Ekonomia dhe drejtimin e kėsaj tė fundit ta mbaj sėrish Genc Ruli. I sigurt nė drejtimin e Financave tė qeverisė edhe nė 4 vitet e ardhshme ėshtė padyshim Ridvan Bode, i cili ka mbajtur mirė financat e qeverisė nė mandatin e kaluar, por edhe pse nuk arriti tė shėnojė diferencė mandatesh nė Korēė pėrballė socialistėve.

Gjithashtu nė qeverinė e vazhdimėsisė sic e ka quajtur vetė kryeministri Berisha, pritet tė mbetet sėrish Sokol Olldashi, Majlinda Bregu ndėrsa pritet njė rikthim i Ilir Rusmailit njeriu qė bėri mire llogaritjet e ndarjes sė mandateve tė koalicionit “Aleanca pėr Ndryshim” me Kodin e ri Zgjedhor. Burime bėjnė gjithashtu me dije se Viktor Gumi ministri i sapo emėruar ne qeverinė Berisha nė drejtimin e Ministrisė sė Punės rezulton deri tani tė jetė njeriu i preferuar i Berishės pėr tja lėnė ende kėtė karrige. Gjithsesi nisur nga koha nė dispozicion ku mbeten ende dy muaj nga konstituimi i Parlamentit tė ri, nga mungesa e njė rezultati pėrfundimtarė, por edhe nga preferencat shpesh herė nė ndryshim tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.

Mbetet pėr tu parė nėse preferencat e Berishės do tė mbajnė nė qeveri emra tė tillė si ai i Gazmend Oketės, duke parė qė Durrėsi shėnoi njė rezultat pozitiv, 7 mandate pėr Partinė Demokratike, 5 pėr socialistėt dhe 1 pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. Po kėshtu Berisha pritet tė bėjė sėrish pjesė tė kabinetit tė tij ministrin e Brendshėm Bujar Nishani, puna e tė cilit ėshtė konsideruar e suksesshme nė drejtimin 2 vjeēar tė kėtij dikasteri shumė tė vėshtirė por edhe tė rėndėsishėm pėr fatet e integrimit tė vendit.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Qeveria e re : Si do te ndahen mandatet? Berisha nė hall... Rat1010 Online
Qeveria e re : Si do te ndahen mandatet? Berisha nė hall... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi