Bora Meta: nė mbrojtje tė babait tė saj.

Shko poshtė

Bora Meta: nė mbrojtje tė babait tė saj. Empty Bora Meta: nė mbrojtje tė babait tė saj.

Mesazh nga Andi 2009-07-07, 21:58

Koalicioni i shumėpėrfolur mes Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim me Partinė Demokratike, duket se ka pėrshirė njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve qė kanė mbetur tė befasuar nga kjo zgjidhje. E krahas bisedave me njeri-tjetrin nė tavolina kafeneje ose zyra pune, njė tjetėr vend ku diskutohet shumė ėshtė dhe sajti i njohur interaktiv, "Facebook". Pikėrisht nė faqen e bashkėshortes sė kryetarit tė LSI-sė dhe njė ndėr kandidateve pėr deputete pėr kėtė forcė, Monika Kryemadhi, ėshtė ndezur njė diskutim shumė i zjarrtė nė lidhje me kėtė zgjedhje... Njė ndėr personazhet mė aktive me komente ėshtė dhe vajza mė e madhe e ēiftit, Bora Meta, e cila ėshtė vėnė nė mėnyrė shumė tė vendosur nė mbrojtje tė zgjedhjes qė ka bėrė i ati. Kėshtu, 11-vjeēarja ka kundėrshtuar shumė opinione dhe ka mbrojtur babanė e saj nga ata qė e kanė cilėsuar jo tė mirė vendimin e kreut tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, pėr tė bėrė koalicion me PD-nė.

Komentet
Faqja personale e Monika Kryemadhit nė sajtin nė facebook.com ėshtė "pėrmbytur" nga komentet e shumta tė personave, dashamirės ose jo, qė shprehin opinionin e tyre nė lidhje me vendimin e fundit tė marrė nga Ilir Meta. Tė shumtė janė ata qė e akuzojnė kryetarin e LSI-sė, se ka tradhtuar bindjet dhe idealet e tij tė majta. Ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr e pėrshėndesin zgjedhjen e tij dhe i urojnė suksese tė mėtejshme. Komenteve e atyre qė e cilėsojnė tė gabuar kėtė vendim, kanė marrė pėrgjigje nga njė anėtar i familjes Meta, qė pėr ēudinė e tė gjithėve nuk ėshtė as Iliri dhe as Monika. Kėshtu, bashkėpunimin ose njė koalicion tė mundshėm mes tė majtėve, qė shumė nga pjesėmarrėsit kanė konsideruar si njė zgjedhje tė mundshme, 11-vjeēarja e argumenton kėshtu: "Ju e sulmuat mė shumė... A thoshit ju vota pėr LSI-nė ėshtė vota pėr Salinė? Ne ju dhamė 7 herė dorėn dhe ju na fundosėt... Kėshtu qė tani mirė t'ju bėhet!". Ndėrkohė qė pėr pasaktėsitė nė zgjedhje dhe sjelljes jokorrekte tė PS-sė, ajo reagon kėshtu: "Nė datė 27-28 qershor shihni sa lekė ka tėrhequr Abazi, vetėm qė Monika Kryemadhi tė humbte... Pu, pu... Ēfarė keni bėrė... Po mos kini merak, sepse Edi Rama e ka tė shkurtėr qėndresėn nė PS, pas 1 javė thojini Ben Blushit ose Nanos, "hello". Por gjithashtu, nga debati politik i trashėgimtares Meta vjen dhe njė gjykim pėr kryetarin aktual tė PS-sė, Edi Rama: "Politika ashensor ėshtė... Pa shikoni liderin e Partisė tuaj, qė thotė unė nuk jam politikan... Po nėse ai nuk ėshtė politikan, nuk mund tė udhėheqė njė parti politike, plus qė PS na bėri dhe kodin kundėr... Kėshtu qė shkoni tė festoni 45-vjetorin e Edvinit dhe mos u qani mė"!

Politika e Bora Metės

Dhe pse ėshtė vetėm 11 vjeē, Bora ka mjaft njohuri pėr politikėn, gjė qė duket dhe nga pėrgjigjet qė jep nė mbrojtje tė tė atit. Vajza mė e madhe e ēiftit Meta-Kryemadhi ka qenė shumė prezente gjatė fushatės nė zonėn e Dibrės, ku Monika ka qenė kandidate, duke u kthyer paksa nė "krahu e djathtė" tė sė ėmės gjatė fushatės elektorale. Pikėrisht kėtė pėrkushtim tė madh, Bora duket se e ka dhe nė mbrojtje tė tė atit tė saj. Por arsyetimet dhe pėrgjigjet e Borės kanė krijuar gjithashtu edhe skepticizėm, ku shumė nga diskutuesit kanė hedhur idenė se ajo mund tė mos jetė Bora e vėrtetė.

Familja
Ēifti Meta-Kryemadhi tashmė i gėzohet njė familjeje tė bukur, me dy vajza dhe njė djalė. Bora ėshtė vajza mė e madhe e ēiftit dhe ka lindur mė 8 korrik 1998. Borės ia ka vėnė emrin Monika, sepse dhe kur ajo ka qenė e vogėl, tė gjitha kukullat qė kishte quheshin Bora. Krahas saj ata kanė dhe dy fėmijė mė tė vegjėl, qė quhen Era dhe Besart.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Bora Meta: nė mbrojtje tė babait tė saj. Rat1010 Online
Bora Meta: nė mbrojtje tė babait tė saj. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi