Pasurite e politikanve me te njohur dhe femijeve te tyre.

Shko poshtė

Pasurite e politikanve me te njohur dhe femijeve te tyre. Empty Pasurite e politikanve me te njohur dhe femijeve te tyre.

Mesazh nga Andi 2009-08-01, 16:50

Qarkullojnė plot thashetheme dhe akuza politike pėr familjen e kryeministrit Berisha. Nė jo pak raste ėshtė pretenduar se Berisha e tė afėrmit e tij kanė pėrfitime financiare nga 1001 burime legale e ilegale, miliona euro nė llogari bankare e dhjetėra prona tė patundshme. Por, tė jesh shef i qeverisė, pėr Sali Berishėn nuk do tė thotė tė jetosh nė luks apo tė kesh njė pasuri marramendėse. Pėr tė disatin vit radhazi ai vijon tė deklarojė se jeton vetėm me rrogėn e tij mujore, ndonjė honorar tė vogėl, e disa kursime “qindarkash” nga dietat apo paga e bashkėshortes. Nė deklaratėn e tij tė pasurisė pėr vitin 2008, Berisha sqaron se i vetmi burim tė ardhurash ėshtė paga e tij prej 2.149.592 lekėsh, shpėrblimet nė vlerėn e 9 mijė lekėve si edhe paga e bashkėshortes nė shumėn e 576.947 lekėve. Por, ndryshe nga babai, dy fėmijėt e kryeministrit rezultojnė mė tė pasur. Djali i tij, Shkėlzen Berisha nuk e ka pėr turp tė deklarojė se tė ardhurat e tij pėr vitin 2008 i ka siguruar kryesisht duke qenė “sekser” pėr lidhjen e kontratave tė biznesit. Konkretisht, ai sqaron se pėr vitin qė lamė pas ka ndėrmjetėsuar nė njė shitblerje, nga e cila ka pėrfituar njė shumė nė vlerė prej 82.882 euro. Shkėlzen Berisha bėn gjithashtu tė ditur se, si person fizik ka kryer edhe njė tjetėr ndėrmjetėsim nė shitblerje duke pėrfituar shumėn e 6930 eurove. Kurse, referuar punės si drejtor juridik pranė kompanisė celulare ‘Eagle Mobile’, ai deklaron se ka pėrfituar nė harkun e njė viti 460.497 lekė, tė cilat i ka derdhur nė Banka ‘Credins’. E megjithatė, Shkėlzen Berisha pretendon se jeton nė Tiranė, nė njė apartament tė marrė me qira me kosto 500 euro/muaj, ndonėse sqaron mandej se ėshtė pronar i njė shtėpie nė Stokholm tė Suedisė. Sa i pėrket vajzės sė kryeministrit, Argita Malltezit mund tė thuhet pa frikė se ajo ėshtė njė “golden girl” (vajzė e artė), pasi ėshtė personi mė i pasur i familjes Berisha. Nė formularin e deklarimit tė pasurive, Argita pretendon se pjesėn dėrrmuese tė tė ardhurave tė saj e mbulon mėsimdhėnia. Konkretisht, ajo thotė se rroga dhe shpėrblimet qė merr si pedagoge nė Fakultetin e Drejtėsisė kapin vlerėn e 821.500 lekėve, nė njė kohė qė nga mėsimdhėnia nė njė fakultet privat nė Kosovė paguhet 3000 euro nė muaj. Sa i pėrket aktivitetit tė saj privat si konsulente ligjore, Argita pretendon se siguron njė tė ardhur vjetore nė shumėn prej 5.264.363 lekėsh. Nė vitin 2008, ajo thotė se ka fituar edhe 13.200 euro si pasojė e shitjes sė dy automjeteve nė pronėsi tė saj, njė makine tip ‘Mitsubishi’ L200 edhe tė njė ‘Benz Mercedes’ Class A. Ndėrkohė qė njė tjetėr burim tė ardhurash pėr tė janė edhe dhėnia me qira e dy apartamenteve nė pronėsi tė saj, nga tė cilat fiton 900 euro/muaj (apartamenti tek ‘ETC’) si edhe 1700 euro/muaj nga qiraja e njė apartamenti qė disponon nė pronėsi tė saj tek rruga “Lidhja e Prizėrenit”, nė kryeqytet.

Nano blen dy shtėpi nė plazh me 176 mijė euro
Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon tė shtojė nė mėnyrė tė ndjeshme pasurinė e tij, edhe pse ėshtė pothuajse i larguar nga jeta aktive politike dhe figuron pa asnjė aktivitet privat personal. Gjatė vitit 2008, Nano e ka jetuar periudhėn e “pensionit” nė politikė duke shpenzuar “pa fre” pėr tė blerė pasuri tė patundshme. Konkretisht, ai ka harxhuar 176.720 euro pėr tė blerė dy apartamente banimi nė Durrės, me sipėrfaqe respektive 210 m2 dhe 166m2. Ndėrkohė, vlen tė theksohet se pėr vitin qė lamė pas, njė burim i konsiderueshėm tė ardhurash pėr Nanon ka qenė dėmshpėrblimi i gjyqit qė ka fituar me “L’unita”, nė vlerėn prej 134 mijė eurosh. Sa i pėrket burimeve tė tjera tė tė ardhurave pėr ish- kryeministrin, ato kanė qenė paga e tij si deputet si edhe interesat e bankare. Por, blerja e pasurive tė paluajtshme duket se ka qenė “pasioni” i familjes Nano pėr vitin 2008. Edhe bashkėshortja e tij, Xhoana Nano ka deklaruar se ka blerė nė Shkodėr njė sipėrfaqe prej 313 m2, nė vlerėn e 266.050 eurove. Nga ana tjetėr, edhe djali i ish-kryeministrit, Sokol Nano figuron pronar i tre apartamente banimi. Konkretisht, nė Tiranė ai ka dy apartamente, njėrin me sipėrfaqe 134 m2 tė cilin e ka dhuratė nga nėna dhe babai, si edhe njė apartament tjetėr me sipėrfaqe 100 m2 tė cilin e ka blerė nė vlerėn 120.000 euro. Sokol Nano ka nė pronėsi edhe njė apartament 70 m2 nė Qerret tė Kavajės, tė cilin e ka blerė me 2.050.000 lekė si edhe ėshtė aksioneri i vetėm i njė klubi nė zonėn e ish-Bllokut, nė kryeqytet, ‘Lollipop Promotion’, pėr tė cilėn thotė ēuditėrisht, se i ka kushtuar vetėm 100 lekė tė reja. Sa iu pėrket tė ardhurave tė tij vjetore, ai deklaron se kapin vlerėn e 272 mijė eurove, e kjo falė punės sė tij nė emigracion, sikundėr thotė apo edhe tek kompania celulare ‘Vodafone’ etj.

Rama
Tė ardhurat e kreut tė Bashkisė Tiranė, Edi Rama sigurohen nga paga dhe shpėrblimet e tij si funksionar, nė vlerėn e 1.850.807 lekėve. Por, gjatė vitit qė shkoi ai ka shlyer detyrimet e tij financiare ndaj njė kredie bankare. Nga ky detyrim, kreu i Bashkisė ka shlyer 207.173 lekė. Ndėrkohė qė i ka mbetur pa shlyer edhe 1.207.859 lekė.

Topi
Njė burim kryesor tė ardhurash pėr Presidentin e Republikės, Bamir Topi gjatė vitit 2008 ka qenė testamenti i nėnshkruar nga babai i tij, i cili ka ndėrruar jetė. Vlerat e pėrfituar nga ky testament kapin shumėn e 35 mijė eurove si edhe tė 2 milionė lekėve. Gjithashtu, nga ky testament Topi ka pėrfituar njė tokė arė me sipėrfaqe 1070 m2 nė Shkozė tė Tiranės si edhe njė tjetėr tokė arė me sipėrfaqe 5400, nė Linėz dhe Shkozė. Nga prindėrit, kreu i shtetit ka trashėguar edhe njė banesė me sipėrfaqe 101.87 m2 ndėrtuar mbi truallin, pronė e trashėguar nga prindėrit nė Tiranė, me vlerė nė shumėn 2.800.000 lekė. Tė ardhurat nga paga dhe shpėrblimet nė funksionin e Presidentit tė Republikės pėr vitin 2008 kanė qenė nė vlerėn prej 2.483.020 lekė. Ndėrkohė, edhe pse njė pronar kaq i madh pronash tė patundshme dhe trashėgimtar i shumave tė konsiderueshme, Topi vijon tė ketė njė kredi tė pashlyer pėr shtėpi banimi nga Enti Kombėtar i Banesave, nė shumėn e mbetur 1.020.000 lekė.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Pasurite e politikanve me te njohur dhe femijeve te tyre. Rat1010 Online
Pasurite e politikanve me te njohur dhe femijeve te tyre. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11635

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi