Masakra, zbardhet skema e krimit

Shko poshtė

Masakra, zbardhet skema e krimit Empty Masakra, zbardhet skema e krimit

Mesazh nga Andi 2009-08-09, 22:02

Njė ditė pas masakrės sė ndodhur nė plazhin e Durrėsit, ku humbėn jetėn katėr policė tė Antikrimit, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda nė bashkėpunim me atė tė Durrėsit kanė zbardhur skenarin e ngjarjes. Bėhet fjalė pėr njė skenar paraprak, pasi do tė jenė hetimet nė vijim qė do tė tregojnė se si u shkaktua tragjedia e 7 gushtit. Ndėrkohė, drejtues tė lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dje deklaruan pėr “Gazeta Shqiptare”, se ndėrhyrja pėr arrestimin e tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti ishte e parakohshme dhe e nxituar. Burime tė besueshme nga kjo drejtori pohojnė se operacioni pėr prangosjen e Dajtit u pėrshpejtua pas marrjes sė informacioneve tė sakta pėr pėrfshirjen e tij nė trafikun ndėrkombėtar tė drogės. Vetė drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi, deklaroi se Dritan Dajti ėshtė kapo i njė rrjeti kriminal. Bilanci i viktimave dhe hetimet e grupit hetimor, tregojnė se skuadra e operacioneve speciale e Drejtorisė sė Antikrimit tė Organizuar ishte krejt e papėrgatitur pėrballė njė personi tė njohur nė botėn e krimit. Burime nga hetuesit e ngjarjes sė rėndė pohojnė se makina Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrė tė errėt e me targa tė huaja CR 535 FR, ka qenė e parkuar tek vendi ku ndodhi ngjarja (nė zonėn pėrballė pistės sė vjetėr “Iliria”. Mėsohet se nė automjet ka qenė Dritan Dajti, nipi i tij Ledion Mara, kunati Erges Xhaxhi dhe njė person tjetėr. Makina drejtohej nga i riu Erges Xhaxhi. Pas kryerjes sė veprimeve tė para hetimore, grupi i ekspertėve ka konkluduar se urdhri pėr arrestimin dhe neutralizimin e tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti ka qenė i menjėhershėm. Po tė njėjtat burime bėjnė me dije se nga automjeti tip “Ford Fiesta” pa targa, i skuadrės operacionale, ka dalė, Fatos Xhani me detyrė shef i operacionit dhe kryeinspektori Altin Dizdari. Ata kanė drejtuar pistoletat drejt makinės tip “Tuareg” dhe u kanė dhėnė urdhėr tė dalin jashtė. Nė moment, Dritan Dajti, i cili ishte ulur mbrapa, ka qėlluar qė nga brenda mjetit me njė plumb nė kokė Fatos Xhanin (viktima e parė e tragjedisė). Mė pas, Ledion Mara dhe Erges Xhaxhi kanė qėlluar nė gjoks Dizdarin. Tė katėr tė rinjtė kanė dalė nga makina, ndėrsa i shumėkėrkuari Dajti ka qėlluar dhe njė herė nė kokė drejtuesin e operacionit, Fatos Xhani, pėr t’u siguruar pėr vdekjen e tij. Autorėt e krimit janė drejtuar pėr tek njė rrugicė, kur ka ndodhur shkėmbimi i dytė i zjarrit, gjatė tė cilit humbėn jetėn kryeinspektorėt: Sajmir Duēkollari dhe Kastriot Feska. Ndonėse tė tronditur, agjentėt e tjerė operacionalė kanė neutralizuar menjėherė Erges Xhaxhin, kunatin e Dajtit. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndėrsa ka vrarė gabimisht nipin e tij, Ledion Mara. Nė vendngjarje kanė mbėrritur dhe forcat e RENEA-s, tė cilat kanė krehur gjithė zonėn pėr tė bėrė tė mundur prangosjen e personit tė katėrt qė mundi t’i mbijetonte masakrės.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Masakra, zbardhet skema e krimit Rat1010 Online
Masakra, zbardhet skema e krimit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11635

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi