10 qytezat mė tė pazakonta nė botė

Shko poshtė

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Empty 10 qytezat mė tė pazakonta nė botė

Mesazh nga Andi 2015-02-22, 19:09

Nga qyteza me njė banor tė vetėm, tek ajo ku ndalohet tė vdesėsh e deri tek qyteza ku banorėt banojnė njė pallat tė vetėm
Qyteza ėshtė njė rajon tokėsor i cili ėshtė mė i madh se njė fshat dhe mė i vogėl se njė qytet. Ajo ka drejtuesit saj, emrin dhe kufijtė, tė mbushura mė

sheshe dhe njerėz tė shpėrndarė nė tė gjithė sipėrfaqen. Megjithatė, disa qyteza janė tepėr tė veēantė duke pėrfshirė kėtu ato tė cilat janė projektuar tė jenė identike me qyteza tė tjera, dhe ato qė janė ndėrtuar por kurrė nuk janė banuar nga njerėzit. Disa qyteza kanė vetėm njė banor, ndėrkohė qė nė qyteza tė tjera tė gjithė banorėt jetojnė nėn njė ēati.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė The-vi10 The Villages, Florida

The Villages, Florida“The Villages” ėshtė njė qytezė nė Florida e cila ėshtė ndėrtuar pėr pensionistėt. Ajo mbulon njė sipėrfaqe mė tė madhe se Manhattan dhe ka mbi 100.000 banorė, shumica e tė cilėve lėvizin me karroca golfi. Nė fakt, ajo mban rekordin botėror tė Ginesit pėr paradėn mė tė gjatė nė botė mė karroca golfi, me rreth 3321 tė tilla. Qyteza (ku fėmijėt janė tė ndaluar) ėshtė cilėsuar gjithashtu edhe si shtėpia e kundėrshtimeve dhe skandaleve. Tė moshuarit janė parė duke kryer marrėdhėnie seksuale nė karrocat e golfit, gjithashtu dhuna kundėr grave ėshtė nė shifra tė larta. Ekziston gjithashtu njė treg i zi ku mund tė blihen Viagra, e cila kushton 12 dollarė pilula. Jo pėr ēudi, qyteza e cila ka raportin 10 me 1, pra 10 femra pėr njė mashkull, ka hasur njė rritje masive tė Sėmundjeve Seksualisht tė Transmetueshme (SST). Nė vitin 2006, njė gjinekologe ka pranuar se nė kėtė qytezė ka hasur mė tepėr raste tė herpesit dhe virusit Papilloma sesa nė Majemi. Gjithashtu banorėt janė tė njohur edhe pėr drejtimin e karrocave nėn varėsinė e alkoolit dhe drogave tė ndryshme dhe zėnkave tė tyre nė bare.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Busing10 Busingen am Hochrhein, Zvicėr

Busingen am Hochrhein, ZvicėrBusingen am Hochrhein ėshtė njė qytezė gjermane nė Zvicėr. Kjo qytezė ndahet me Gjermaninė nga njė rrip toke rreth 700m i gjerė. Duke konsideruar vendndodhjen e tij tė pazakontė, Busingen am Hochrhein ėshtė mė tepėr njė qytezė e Zvicrės sesa e Gjermanisė. Kjo qytezė pėrfiton njė shėrbim publik nga tė dyja vendet. Ka njė kod postar zviceran (8238 Busingen) dhe njė kod postar gjerman (78266 Busingen). Ajo gjithashtu ka edhe dy prefikse: +49 7734 (pėr Gjermaninė) dhe +41 52 (pėr Zvicrėn). Nė raste emergjente, mund tė thirret edhe policia gjermane edhe ajo zvicerane, kjo e fundit zakonisht ėshtė mė e gatshme. Ēdokush qė jeton nė Busingen lejohet tė ketė njė pronė tė tijėn nė Zvicėr edhe pse nuk ka nėnshtetėsi zvicerane. Dhe, nėse njė qytetar gjerman jeton nė Busingen pėr mė tepėr se 10 vite, ai ose ajo pėrfitojnė njė status tė veēantė, njėsoj si tė jete qytetar zviceran. Skuadra e futbollit tė Busingen-it (FC Busingen) gjithashtu luan nė ligėn e futbollit zviceran. Por qyteza nuk ka qenė gjithmonė kėshtu. Nė shek. 14, ajo udhėhiqej nga Austria. Pasi Lordi i Busingen-it u vra nga disa pėrfaqėsues tė njė qyteti afėr Zvicrės, Austria u betua se nuk do t’ia jepte kurrė qytezėn Zvicrės. Mė pas ata ia dorėzuan qytezėn Gjermanisė. Nė vitin 1919, 96 % e banorėve votuan pėr tė lėnė Gjermaninė pėr t’iu bashkuar Zvicrės, por kjo e fundit nuk iu ofroi asgjė nė kėmbim, kėshtu qeveria gjermane nxorri njė ligj i cili nuk i lejonte ata tė largoheshin.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Whitti10 Whittier, Alaskė

Whittier, AlaskėPothuajse 200 banorėt e qytezės Whittier nė Alaskė jetojnė brenda njė ndėrtese 14-katėshe e cila quhet Begich. Pjesa tjetėr jeton nė makinat e tyre, varka, apo nė ambiente tė kėtij lloji. Ndėrtesa “Begich Towers” u ndėrtua nė vitin 1956. Mė parė, kjo ndėrtesė ka shėrbyer si barake pėr ushtrinė, por sot, ėshtė shndėrruar nė njė qytezė me stacion policie, zyra postare, dyqane, kishė, dyqane video me qera, qendėr estetike, tė gjitha brenda kėsaj ndėrtese. E vetmja mėnyrė pėr tė hyrė nė kėtė ndėrtesė ėshtė nga deti ose njė tunel i cili i hap portat vetėm dy herė nė njė orė duke lejuar makinat tė hyjnė e tė dalin nga ndėrtesa. Tuneli mbyllet gjatė natės e hapet mėngjesin tjetėr. Para vitit 2001 tuneli nuk pranonte makinat dhe kėshtu banorėt tė cilėt dėshironin tė shkonin nė qendėr e cila ishte rreth 100 km ishin tė detyruar tė hipnin nė tren.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Colma-10 Colma, Kaliforni

Colma, KaliforniQyteza e Colma-s nė Kaliforni ka mė tepėr banorė tė vdekur sesa tė gjallė. Me 1,500 banorė tė gjallė dhe mė shumė se 1,5 milionė tė vdekur. Historia nis qė prej Gold Rush e vitit 1849, njė lėvizje qė rezultoi me qindra emigrantė drejt San Franēiskos. Ata sollėn sėmundje, dhe si pasojė, vdekje. Qė nė vitin 1880, 26 varreza ishin thuajse tė mbushura, dhe pas kėtyre viteve, pronarėt e varrezave ndėrtuan nė Colman e jugut, varreza tė tjera sepse ishin lehtėsisht tė arritshme. Nė mars tė vitit 1900, qeveria e San Franēiskos ndaloi varrime tė reja nė qytet. Ata deklaruan se kjo ishte e nevojshme pasi toka ishte shume e vlefshme. Mė vonė nė Janar tė 1914, varrmihėsve iu dha urdhėr pėr tė lėvizur tė gjithė trupat e pajetė nga varrezat e San Franēiscos pasi pretendohej se kishin pėrhapur sėmundje. Por pronarėt e varreve besonin se gjithēka kishte tė bėnte me rritjen e kostos sė pasurisė sė patundshme. Si pasojė trupat u varrosėn nė Colma. Sot, mbi 73% e qytezės sė Colma-s ėshtė ė destinuar pėr tė qenė njė varrezė masive.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Monowi10 Monowi, Nebraska

Monowi, NebraskaMonowi ėshtė njė qytezė e ndėrtuar nga emigrantėt ēekė ne Nebraskėn verilindore dhe ka vetėm njė banor: 77-vjeēaren Elisie Eller. Monowi ėshtė juridiksioni mė i vogėl nė Shtetet e Bashkuara. Elsie shkon vetėm nė tavernė dhe nė librarinė, tė cilėn e kishte nė pronėsi bashkėshorti i saj i ndjerė, Rudy. Ajo shėrben pėr vendin e saj si kryetare e bashkisė dhe nėpunėse e thesarit. Ajo gjithashtu drejton kėshillin. Nė vitin 1930, qyteza kishte rreth 150 banorė, por nė vitin 2000 mbetėn vetėm dy: Elsie dhe bashkėshorti i saj, i cili vdiq nė vitin 2004 duke e lėnė Elsie-n banoren e vetme tė qytezės. Ēdo vit, ajo paguan taksa pėr tė mirėmbajtur katėr rrugėt e saj dhe pėr tė siguruar pajisje tė tjera themelore. Banesat e pabanuara janė mbuluar nga bari, ndėrsa tė tjerat janė shkatėrruar.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Ordos-10
Ordos, Kinė

Ordos, KinėQyteza e Ordos, Mongoli, Kinė, ėshtė emėruar si qyteti mė i madh fantazėm nė Kinė. Ky qytet u ndėrtua pėr tė strehuar mė shume se dy milion banorė, por vetėm 2% e tyre u strehuan nė tė. Pjesa e pabanuar u la tė kalbet. Historia e qytezės e ka fillin mė shumė se 20 vite mė parė nė periudhėn e qymyrit mongolez. Investitorėt filluan tė ndėrtonin me shpejtėsi apartamente mė shpresėn pėr t’i dhėnė me qera. Megjithatė, kėrkesat nuk e plotėsuan ritmin e investitorėve dhe kjo i detyroi ata tė hiqnin dorė apo tė falimentonin, sot rrugėt janė tė mbushura me ndėrtesa tė pambaruara. Edhe ato tė pėrfunduarat nuk janė tė mbushura pėr shkak ēmimit tė tyre tė lartė. Si pasojė shumė banorė u larguan. Nė vetėm 5 vite, ēmimi pėr metėr katror u ul nga 1,100 dollarė nė 470 dollarė. Pėr tė inkurajuar njerėzit te vinin nė qytet ndėrtuesit ulėn ēmimet. Tė diplomuarit e rinj tė cilėt banojnė nė kėtė qytet iu ofrohet njė zyrė pune,internet dhe pėrfitime tė tjera falas.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Longye10
Longyearbyen, Norvegji

Longyearbyen, NorvegjiLongyearbyen ėshtė qyteti mė verior nė botė. Ai pėrmban kishėn mė veriore, muze, zyrė postare, aeroport, universitet. Nė kėtė qytezė, tė vdesėsh ėshtė e ndaluar. Ēdokush i cili ėshtė sėmurė apo duke vdekur, dėrgohet ne njė pjesė tjetėr tė Norvegjisė para sė tė ndėrrojė jetė. Dhe nėse dikush vdes rastėsisht, nuk varroset. Vdekja nė kėtė qytezė ėshtė e ndaluar pasi trupi nuk dekompozohet pėr shkak tė temperaturave tė ulta. Shkencėtarėt analizuan indin e njė personi i cili kishte vdekur vite mė parė e ishte varrosur aty dhe vunė re se pėrmbante njė virus i cili shkaktoi epidemi nė vitin 1917. Pėrveē se nuk iu lejohet tė vdesin, qytetarėve nuk iu lejohet as gjuetia e cila cėnon rreth 3,000 arinj polarė qė jetojnė aty. Macet jane gjithashtu tė ndaluara pasi cenojnė popullatėn e shpendėve.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Qendra10
Qendra Asimetrike e Luftimit, Virxhinia

Qendra Asimetrike e Luftimit, VirxhiniaAsymmetric Warfare Training Center (AWTC) nė Virxhinia ėshtė njė qytet i pabanuar e i ndėrtuar nga ushtria e SHBA pėr tė trajnuar ushtarėt e saj. Qyteti pėrmban njė shkollė, kishė, xhami, stacion treni, dhe njė ambasadė 5-katėshe e cila ėshtė ndėrtesa mė e lartė nė qarkun ku ajo ndodhet. Ajo gjithashtu ka njė stacion gazi, fushė futbolli, banka, metro dhe urė. Shkolla ėshtė e ndėrtuar pėr tė dublikuar shkollat nė Irak dhe Afganistan, dhe metroja ngjan me atė tė Uashington DC. Trenat kanė logo tė njėjte me ata tė Uashingtonit. Ka kushtuar rreth 90 milion dollar dhe drejtohet nga grupi “Warfare”. Njė qytet i ngjashėm me ė quhet Yodaville dhe ėshtė i ndėrtuar nė mes tė shkretėtirės sė Arizonės nga Forcat Ajrore tė SHBA. Kėto qytete janė ndėrtuar mė pamjen e Irakut dhe Afganistanit pėr tė mėsuar pilotėt e Air Force.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Marlot10
Marloth Park, Afrika e Jugut

Marloth Park, Afrika e JugutMarloth Park ėshtė pranė Parkut Kombėtar Kruger, i cili ėshtė i mbushur me kafshė tė egra, duke pėrfshirė luanė, hipopotamė, dhe krokodilė. Ēfarė e bėn qytetin unik ėshtė se, pavarėsisht rreziqeve tė kėtyre kafshėve tė egra, banorėt nuk janė tė lejuar pėr tė ndėrtuar gardhe pėrreth shtėpive tė tyre. I vetmi gardh qė ndan banorėt e qytetit nga parku ėshtė vend i vogėl 1,2 metra qė ėshtė ndėrtuar mė shumė pėr tė mbajtur njerėzit jashtė parkut se sa pėr tė mbajtur kafshėt brenda. Nuk ėshtė e pazakontė tė shikosh kafshė tė egra tė shėtisin nėpėr qytet. Babuinėt janė tė njohur pėr tė hyrė nė shtėpi pėrmes dritareve e pėr tė vjedhur nga frigoriferėt. Gjirafat dhe elefantėt janė tė njohur pėr tė bllokuar rrugėn. Sulmet e luanėve mbi njerėz nuk janė tė rralla. Shumica mendojnė se luanėt shėrbejnė si njė formė e kontrollit tė krimit pėr qytetin. Ēiklistėt janė shpesh viktima tė sulmeve. Shumica e banorėve tė qytetit janė tė bardhė dhe kanė makina, ndėrsa ata qė udhėtojnė mė biēikleta janė njerėz kryesisht me ngjyrė. Njerėzit e qytetit i kanė quajtur njerėzit me biēikleta si “ushqim nė rrota”.

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Hallst10
Hallstat, Kinė

Hallstat, KinėHallstat ėshtė pjesė e Trashėgimisė Botėrore tė UNESKO-s. Hallstat ėshtė njė qytezė e ndėrtuar nė provincėn Guangdong tė Kinės. Qyteti, i cili ka kushtuar rreth 940,000,000 dollarė pėrfshin kullėn e kishės dhe shtėpi prej druri. Ndėrtimi i qytetit u sponsorizua nga njė milioner kinez, dhe kjo shkaktoi mjaft trazira nė mesin e banorėve tė Hallstat, tė cilėt nuk ishin nė dijeni tė projektit. Pse? Sepse ky qytet ishte kopjim i qytetit Hallstat nė Austri. Banorėt e Hallstat tė Austrisė (duke pėrfshirė kryetarin) vizituan qytetin binjak. Ata thanė se ishin krenarė se qyteti i tyre ėshtė kopjuar. Kompania qė ndėrtoi qytetin, kishte dėrguar disa prej punėtorėve tė saj nė Hallstat tė Austrisė, nga ku morėn fotografitė e vendeve tė cilat i kopjuan.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Rat1010 Online
10 qytezat mė tė pazakonta nė botė Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11620

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi