Rama: Te rinjte po shohin vajza te huaja per te ikur
Faqja 1 e 1
Rama: Te rinjte po shohin vajza te huaja per te ikur
Edi Rama, kreu i socialisteve, pas vizitave ne Durres dhe Vlore, ka qene dje ne qytetin myzeqar, Fier, vizite te cilen ia ka kushtuar teresisht arsimit. Duke mos qene i shoqeruar nga asnje prej deputeteve fierake, te njohur si mbeshtetes te ish-kryetarit Nano, kryetari i PS, Rama, pas takimeve ne Libofshe dhe Mbrostar ka zhvilluar nje takim me mesuesit e Fierit, duke mos kursyer ne kete rast as humorin e hidhur, teksa eshte shprehur se te rinjte shqiptare, qe mbarojne universitetet, duke mos pare mundesi punesimi ne vend shikojne per ndonje cuce, vajze te huaj, per te siguruar letrat dhe per te jetuar jashte vendit. Ne takimin e Fierit ka munguar edhe kreu i bashkise, Baftjar Zeqo. Qeveria e sotme prodhon te papune, te cilet ne rastin me te keq marrin nje diplome e punojne shofer taksie apo perfundojne ne bare, mbarojne te rinjte universitetin e ngrene koken lart duke pritur ndonje cuce angleze per tu martuar, qe te shkojne jashte shtetit, ka qene deklarata e djeshme e Rames ne Fier. Ai ka nenvizuar faktin se Shqiperia nuk mund te prese specialiste te huaj nga Kroacia dhe Mali i Zi per te rregulluar shtepite apo hidrualike, pasi per nje defekt me te vogel ne fusim duart dhe e bejme vete, pasi shkolla te mirefillta mungojne tek ne. Ne, socialistet, pohoi Rama ne takimin e tij, jemi per nje qeverisje ndryshe, ndryshe nga ajo qe po qeverisemi sot, pasi qeverisja eshte nje art, qe mesohet duke qeverisur. Per 17 vjet me radhe ky popull eshte genjyer nga ata, te cilet kane premtuar shume dhe nuk i kane mbajtur premtimet, sapo kane shkuar ne Tirane, ka deklaruar Rama dje ne Fier. Xh.Beharaj
Musafir- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi