Per nje buzeqeshje…te verdhe

4 posters

Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 11:59

Duhet vetem nje moment per te lare buzeqeshjen. E megjithate shqiptaret preferojne me shume ta lene te zverdhet e krimbet per ta zevendesuar me pas me nje proteze porcelani e zirkoni. Harxhojme me shume sepse nuk kemi leke, qe te kujdesemi ne vazhdimesi. Sindroma shqiptare e nje buzeqeshjeje qe kushton

nga Anduela Nika

100 leke ne tre muaj, apo 2.000 leke ne muaj? Ke do te zgjedhesh? E para eshte cmimi i nje furce dhembesh, e dyta eshte pagesa e dentistit. Duket se ne kemi zgjedhur te dyten. Harxhojme shume ngaqe s’kemi leke. Ne kete perfundim arrin sapo te hedhesh syte ne shumicen e buzeqeshjeve te shqiptareve. Jane buzeqeshje te shtrenjta prej porcelani e zirkoni. Sa per origjinalet, aha ato nuk bejne fare. E c’duhet nje buzeqeshje e zverdhur dhe e krimbur? Me mire nje kellef i bukur e shndrites, qe kushton sa rroga mujore e nje arsimtari, sesa te rrish e ti lash dhembet kohe e pa kohe dhe pa leke fare. Jo me jo! Per shqiptaret duket se eshte me e lehte te heqesh nje dhemb sesa te kujdesesh per te. Sipas studimeve te bera per cdo person rezultojne 4 dhembe te prishur, nderkohe qe mesatarja ne vendet e Evropes eshte 1.2 dhembe te prishur per person. Problemet me dhembet po vijne ne rritje edhe pse deri tani nuk kane pasur pasoja fatale per jeten e megjithate ne vazhdojme te harxhojme para per estetiken me shume sesa per mirembajtjen. Ne nje kohe qe duhet te ndodhe krejt e kunderta. “Eshte per t’u cuditur, por estetika tek shqiptaret eshte primare, me shume se nje dhemb i krimbur e i qelbezuar”, thote per Klan, mjeku stomatolog Seit Hoxha. Edhe pse sherbimi dentar ne vendin tone eshte nder me te liret, krahasuar me vendet e tjera, serish cmimet jane te larta ne krahasim me minimumin jetik. Per nje buxhetor eshte e veshtire te perballoje ne menyre te vazhdueshme sherbimin dentar. Ne mungese te mbeshtetjes financiare, dhembet lihen ne pike te hallit, atehere kur nuk ngelet gje tjeter vecse te hiqen. “Nuk mund te them qe te kujdesesh ne vazhdimesi per dhembet, nuk eshte e kushtueshme. Sigurisht qe duhet te kesh te ardhura te mira qe te kesh dhembe te mire”, veren Enkelejd Lako, mjek stomatolog. Por nuk eshte vetem kjo qe na mungon per te patur dhembe te shendetshem. Mbi te gjitha eshte mungesa e higjienes orale, qe nis nga larja e dhembeve e deri tek pastrimi i gurezave nje here ne 6 muaj. “Ky eshte nje problem shume serioz. Ne me mire shkojme te harxhojme 3.500 leke per te blere xhinset me te lira qe mund te ndodhen ne treg me kete cmim, sesa te rregullojme nje dhemb.

Pamja ka me shume rendesi sesa shendeti”, pohon Lako. Te vajturit tek dentisti, per shumekend konsiderohet si vajtja tek “xhelati”. Ne nje kohe kur teknologjia ka avancuar aq shume saqe nje dhemb mund ta kurosh pa ndjere kurrfare dhembjeje dhe me nje cilesi sherbimi shume te larte. Sipas stomatologut Lako, shqiptaret druhen te shkojne tek dentisti dhe zakonisht e bejne kete vetem kur dhembja i ve poshte. Qe ndryshe perkthehet, grada e fundit e nje dhembi. Atehere kur nuk ka paracetamol dhe auline qe ta marre persiper, shkojme tek dentisti. “Eshte nje numer i vogel pacientesh qe vijne rregullisht dhe interesohen per shendetin e dhembeve te tyre, edhe kur nuk kane shqetesime”, thote Lako. Por ky numer eshte i paperfillshem krahasuar me shumicen derrmuese dhembesh te zverdhur e te krimbur. Perkujdesja, sipas stomatologeve, nuk ka te beje aq me intelektin sesa me edukaten orale qe ka gjithesecili. Qe shqiptareve kjo pergjithqsisht u mungon, kjo shihet sapo hapin gojen. Por dhe asistenca mjekesore, sidomos ne zonat rurale, le per te deshiruar dhe kjo sigurisht aty ky ekziston). Mjeke te paspecializuar kryejne sherbim dentar ne kushte te mjerueshme, duke rrezikuar seriozisht shendetin e pacienteve. “Ky eshte nje problem shume i mprehte. Ndodh rendom qe persona me arsim te mesem te marrin persiper te bejne dentistin. Kjo pune nuk eshte thjesht te shkulesh nje dhemb”, veren stomatologu Hoxha, e cili e kryen kete profesion prej 28 vjetesh. Pacientet duhet te kerkojne me shume nga dentisti dhe te informohen per cdo veprim qe ai kryen ne gojen e tyre, sepse ne fund te fundit dhembet nuk jane vetem per te buzeqeshur. Apo per t’u zgerdhire.

Edhe pse, per hir te se vertetes, estetika e gojes eshte nje element shume i rendesishem ne raportet qe krijojme me njerezit e tjere, serish ajo nuk duhet te jete para shendetit. Nje higjiene e mire sigurisht qe ndikon edhe ne marredheniet me njereit e tjere. Po te flisnim me gjuhen e statistikave, per 70% te cifteve te kesh nje goje te shendetshme, buzeqeshje te bardhe dhe me arome te mire, ndikon shume pozitivisht ne jeten e nje lidhjeje. Pastaj buzeqeshja ne njefare menyre eshte kartevizita jone dhe ka shume rendesi, jo vetem sepse tregojme konsiderate per veten, por ndihmon dhe ne krijimin e marredheneive me te tjeret. Nuk mund te thuhet me bindje te plote se 16 vjet me pare ne kemi patur dhembe me te shendetshem, por gjithsesi kishte me shume perkujdesje. Kjo lidhej dhe me faktin se ne kohen e komunizmit, sherbimi dentar ne sistemin arsimor ishte i detyruar. Doje apo s’doje, nese dentisti te therriste, ti duhet te shkoje dhe te mjekoje dhembin problematik. “Ne ate kohe ishte nje sherbim dentar i planifikuar, nderkohe qe sot pothujase nuk ka fare sherbim dentar ne shkolla. Dhe ne rastet kur ka, eshte shume i dobet”, thote stomatologu Seit Hoxha.

Aktualisht ne Shqiperi jane te licencuara rreth 1500 klinika dentare. Mbi 80 per qind e tyre jane private, ndersa pjesa tjeter shteterore. Edhe pse ne klinikat private cmimet jane me te larta se ne ato shteterore, serish pacientet i preferojne sepse “nuk ja kane besen shtetit”, perpos dhe cilesise qe eshte shume here me e larte. Ne klinikat private, mjeket stomatologe jane shume me te predispozuar per t’i ofruar nje sherbim sa me cileosr klientit, jo vetem per faktin se te ardhurat shkojne drejtperdrejt ne xhepin e tyre, por dhe sepse nje pacient i kenaqur perkthehet ne nje klient te perhershem. Nderkohe qe ne klinikat shteterore paisjet dhe gjithcka tjeter eshte e nje cilesie shume here me te ulet se privati. Nuk ka statistika per numrin real te pacienteve qe preferojne njeren apo tjetren, por raporti 80% i klinikave private me 20% te atyre shteterore, tregon per lulezim te te parave dhe kthimin e tyre ne nje biznes fitimprures. Vetem per nje mbushje, cmimi varion nga 2.000-2.500 leke te reja, per te kaluar me pas tek protezat qe shkojne nga 23.000-28.000 leke te reja. Kur ne goje zakonisht mungojne nje ose me shume dhembe, dhembet e tjere spostohen duke shkatuar jo vetem probleme estetike por edhe funksionale. Gje qe nje shqiptar nuk mund ta toleroje. Ndaj dhe per keto difekte, eshte e keshillueshme nga dentisti qe te zevendesohen me dy lloje punimesh; ose urat fikse te cilat kerkojne dhe sakrifikimin e dhembeve te shendoshe ne kufi me difektin, ose implantet te cilat jane risi ne stomatologjine shqiptare. “Mbjelljet” e dhembeve konsistojne ne vendosjen me menyre kirurgjikale te implanteve te parafabrikuara prej titaniumi ose aliazheve te tij. Keto punime jane shume te shtrenjta dhe kerkojne nje pergatitje shume te mire te dentistit dhe kushte te larta steriliteti. “Aktualisht kjo teknike ka hyre ne disa klinika. Nuk mund te themi ende nese eshte e suksesshme, per sa kohe eshte ende ne hapat e saj te para”, thote Enkelejd Lako, i njohur me metodat me te fundit te sherbimit dentar ne bote. Dhe sot sherbimi dentar as nuk mund te krahasohet me ate te para viteve ’90, qofte nga pajisjet apo nga menyra e trajtimit te dhembeve. Dhe te njejtin sherbim qe mund ta marresh ne Itali, Greqi apo France mund ta gjesh dhe ne Tirane, por me nje ndryshim te vetem. Cmimin!

Dhe kete e konstaton menjehere ne sezonet e pushimeve verore e dimerore, ku ne klinikat dentare ka nje dyndje te emigranteve. Kjo eshte nje nder periudhat me te ngarkuara per dentistet, por dhe me fitimpruresja. “Ata shfrytezojne periudhat e pushimit per te rregulluar dhembet, pasi ne vendet ku ata punojne cmimet jane shume me te larta sesa ne Shqiperi”, thote stomatologu Seit Hoxha. Ne pjesen me te madhe te sherbimeve, zene vend mbushjet dhe venia e protezave. Sipas nje studimi te bere nga shoqata e stomatologeve shqiptare, rreth 70 per qind e mbushjeve nderrohen brenda nje kohe te shkurter. Kjo vjen dhe si rezultat i materialeve jo te mira te perdorura nga dentistet, por dhe i demtimit maksimal te dhembit. Por perpara perkujdesjes, shqiptaret zgjedhin heqjen e dhembit dhe venien e nje proteze. “Parandalimi i semundjeve stomatologjike eshte ne nivelin zero, nderkohe qe estetika eshte ne maje”, nenvizon mjeku stomatolog Seit Hoxha. Dhe kete e vertetojne me se miri dhe kerkesat e shumta, sidomos te te rinjve per te zbardhur dhembet apo per te vene ne to gure te shndritshem, te cilet shpesh mund dhe ta demtojne dhembin. Por gjithsesi kjo duket nje kosto e pranueshme per shqiptaret, qe para nje buzeqeshjeje 24 karateshe, sakrifikojne shendetin e tyre oral. E bejne nga mungesa e kultures, por dhe nga mungesa e parave. Per te harxhuar ne fund, serish me shume, pikerisht sepse nuk kane leke.

“Ne kemi dhembet qe nena jone ka dashur te na jape”. Kjo thenie duket se eshte mese e vertete, pasi formimi i dhembeve te femijeve varet shume nga ushqimi dhe sasia e fluorit dhe kalciumit qe merr nena gjate periudhes se shtatzanise. Ne fakt fluori eshte nje perberes kyc ne luftimin e prishjes se dhembeve. “Ai vepron ne dy rruge kryesore: te brendshme, duke forcuar dhembin nen mish deri ne rrenje dhe te jashtme, duke forcuar smaltin ne siperfaqen e jashtme te dhembit”, sqaron stomatologu Lako. Femijet duke filluar nga 6 muajsh deri ne moshen 16 vjec, sugjerohet te marrin fluor cdo dite; nga uji i pishem, pasta e dhembeve dhe nepermjet tabletave dhe preparateve qe perdoren ne klinikat dentare. Ne vendin tone pjesa me e madhe e burimeve ujore, qe furnizojne qytetet tona me uje nuk kane normen e duhur te sasise se fluorit. Ne disa vende europiane uji i cezmes pasurohet me sasine e nevojshme te fluorit, duke ndikuar dhe ne uljen e semundshmerise karioze ne rang popullsie.

Per femijet deri ne moshen 8 vjecare, stomatologet keshillojne qe prinderit t’u mesojne menyren, kohen e larjes se dhembeve, qe te behet nje zakon pergjate gjithe jetes. “Ka shume prinder qe besojne se dhembet e qumeshtit, nese prishen nuk ka rendesi, sepse ne fund do te bien. Nderkohe qe ndodh e kunderta, kariesi i dhembit te qumeshtit mund te demtoje dhe dhembin e perhershem qe po del”, perfundon stomatologu Seit Hoxha, duke kujtuar se perkujdesja duhet te filloje qe ne moshe te vogel. Atehere kur nis dhe edukata jone orale.

Pese keshilla per nje shendet oral te mire.

1 Mos prit deri sa te jete vone per te shkuar tek dentisti Vizitoni regullisht dentistin tuaj per pastrimin e gurezave dhe per kontrolle. Dentisti juaj eshte specializuar te shohe probleme dhe difekte, qe ju nuk i shihni duke mjekuar ne kohe ato qe mund te behen demtime te pakthyeshme.

2 Perdorni flosin (fijet dentare) te pakten nje here ne dite.

Flosi arrin atje ku furca juaj e larjes se dhembeve nuk arrin duke pastruar dhe hequr mbeturinat dhe ne vendet me te paarritshme dhe eshte me pak demtues se kunjat per pastrimin e dhembeve

3 Beni kujdes ne ato qe hani

Eshte e rendesishme te hame nje diete te balancuar mire me vitamina dhe jo diete te pasur me sheqerna dhe brumra. Duhen evituar vaktet e ndermjetme midis tre vakteve kryesore dhe sidomos ushqimet e embla dhe te ngjitshme. Kafeja duhani dhe vera ndikojne ne ngjyrosjen e dhembeve

4 Kujdesuni per mishrat e dhembeve
Kontrolloni cdo dite mishrat tuaj ne qofte se kane shenja inflamacioni. Mishrat e enjtur, te fryre, te skuqur, te dhimbshem ne prekje, mishra qe rrjedhin gjak
gjate larjes ose qeejapin ere te keqe te gojes tregojne qe ka vajtur koha per te
bere nje vizite te dentisti juaj.
5 Duhet vetem nje moment per te lare buzeqeshjen tuaj
Lajini me kujdes te pakten nje here ne dite dhembet tuaj. Kujtoni qe kjo pune ju
kushton 2 1/2 deri 3 minuta.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga Eri-B 2007-12-13, 11:17

A mund ta permbledhesh pak kete gjene e gjate sepse ta lexosh kete te duhet gjysem dite.
Eri-B
Eri-B
Cun Elbasani
Cun Elbasani

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 784
Age : 32
Vendodhja : Ne rrethin e 7-te te purgatorit
Koha e lire : Gjume, Pc, Sex, Drug, Rock 'n roll
Puna : Nxenes part time
Registration date : 06/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 55
<b>Kredite</b> Kredite : 6200

http://adoleshentet.lovelyforum.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga NEO 2007-12-19, 12:39

me ndjek tere ato qe jane thene me lart i bie qe me shume te rrish tek dentisti se ne shtepi Very Happy:D:D:D
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga Sajmiri 2008-05-07, 23:12

po pra o don se kushtojn dhe pak dentistat
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga NEO 2008-05-07, 23:54

ore kjo mire, ku ma gjen, po mos te marresh ndonje AIDS nga ato vegla qe perdorin kjo eshte problem, prandaj shume persona i shmangen ne maksimum dentistit
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga dreamysmart 2010-05-11, 22:19

a eshte e mundur te ndodh vertet kjo???sepse un kur vajta njeher tek dentistja e pyeta me gjithe delikatesen e mundshme qe "nqs para meje eshte trajtuar dikush qe eshte me sida,e pas tij vij une,a ka mundesi qe un te infektohem?" kurse ajo me tha qe kjo nuk ndodh sepse veglat jane te dezinfektuara dhe sterile,pastrohen ne autoklave...megjithate nuk mu mbush shum mendja,ai esht VIRUS ,spara shkaterrohet kollaj...ti neo je mjek?
dreamysmart
dreamysmart

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 328
Age : 31
Vendodhja : jo atje ku dua..
Koha e lire : lexoj libra kohe e pa kohe...
Puna : te shkoj ne shkolle :P
Registration date : 29/04/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5514

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga NEO 2010-05-11, 23:34

jo, une jam jurist :)

Une coj ne gjykate dentisitin kur shkel rregullat e punes :)))
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga dreamysmart 2010-05-11, 23:42

wohooow....:):)shyqyr qe sjam dentiste :zhdukuuu:
dreamysmart
dreamysmart

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 328
Age : 31
Vendodhja : jo atje ku dua..
Koha e lire : lexoj libra kohe e pa kohe...
Puna : te shkoj ne shkolle :P
Registration date : 29/04/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5514

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga NEO 2010-05-11, 23:45

epo lutju zotit qe mos besh gabime kundraligjore sepse ke pune me mua pastaj Very Happy Very Happy :Da
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga dreamysmart 2010-05-11, 23:52

ahaaa...do te te takoj njeher ty un?atere me kenaqsi do e bej dicka kundra ligjit :P:P
dreamysmart
dreamysmart

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 328
Age : 31
Vendodhja : jo atje ku dua..
Koha e lire : lexoj libra kohe e pa kohe...
Puna : te shkoj ne shkolle :P
Registration date : 29/04/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5514

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga NEO 2010-05-11, 23:56

epo shkele ligjin pra qe te me takosh Very Happy Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Per nje buzeqeshje…te verdhe Rat1010 Online
Per nje buzeqeshje…te verdhe Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per nje buzeqeshje…te verdhe Empty Re: Per nje buzeqeshje…te verdhe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi