Hera e dyte e Ledines

Shko poshtė

Hera e dyte e Ledines Empty Hera e dyte e Ledines

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 12:07

E ka lene Londren per t’u kthyer serish ne Tirane. Dhe jo vetem per te shuar zerat qe u thane dy vjet me pare pas disfates ne Eurovizion, por edhe per te sjelle nje Ledine ndryshe. E pse jo, edhe per te qendruar pergjithmone ketu

Nga Alida Cenaj

Kur shkeli per here te pare token e Kievit, me pak se dy vite te shkuara, e parandjeu fort mire se shume gjera do te shkonin ters ne ate vend te larget nga Tirana e saj. I mjaftoi nje “hulumtim” i vogel rreth e rrotull atij grumbulli te madh njerezish qe vinin nga vende te tjera te Evropes, per te kuptuar se grupi me te cilin Shqiperia do te perfaqesohej ne Eurovizion ishte shume i dobet krahasuar me ate kompeticion aq te madh. Aq i dobet, sa ajo u ndje krejt e vetme perballe asaj sfide qe ne te vertete nuk ishte vetem saja. Por qe megjithate duhej ta perballonte. Qofte edhe vetem. Sepse nje natyre rebele dhe shperthyese si ajo e Ledina Celos nuk mund te terhiqej kollaj. Ndaj vendosi t’i merrte vete freret ne dore. Te bente ato pune qe i takonin stafit qe teorikisht duhej ta shoqeronte. Te kujdesej per lukun, per veshjen, madje edhe per perkthimin neper konferencat per shtyp ku prezantohej Shqiperia. Kuroi deri ne detaje te gjithe elementet e performances me te cilen u realizua kenga “Neser shkoj” dhe priti fundin. Qe ashtu sic e parashikoi ne fillim, pati te njejtin fat sic kishte edhe pikenisja e atij perfaqesimi te Shqiperise ne Kiev: Zhgenjyes. Pas te cilit nuk mund te ndjente asgje me shume se lodhje, pertej bindjes se te pakten kishte bere gjithcka kishte ne dore. Edhe pse, sic ndodhte ngahera, komentet e pos-Eurovizionit 2005 nuk e lane te qete per shume kohe. Zerat pro dhe kunder, perballe euforise me te cilen Shqiperia paralajmeroi prezantimin e saj ne garen e madhe, e ndoqen gjate edhe shume muaj pas Festivalit Evropian. Prandaj Ledina vendosi te bente nje tjeter prove. Ta kerkonte larg vendin e prehjes. T’i vihej pas qetesise, per ta gjetur atje ku e kishte arritur gjithmone: Ne Londer. Sepse, ne fund te fundit ato cfare thuheshin me pas nuk kishin me rendesi. Ajo, edhe pse e vetme, besonte se e kishte perfaqesuar me se miri vendin e vet. Kishte shijuar nje eksperience te re dhe tani ishte koha e duhur per t’iu perkushtuar vetes. Te pakten deri kur te ndihej e gatshme per t’u kthyer serish ne Tirane. Aspak e sfiduar. Thjesht nje Ledine ndryshe, e mbi te gjitha me e pjekur. Nje vajze surprizash. Ashtu sic kishte qene gjithnje.

Dhe duket se koha ka ardhur. Jo vetem per t’u rishfaqur ne kryeqytet, por edhe per te folur me ne fund, per ate qe ndodhi ato dite ne kryeqytetin ukrainas, per vendimin qe e drejtoi serish drejt Britanise se Madhe dhe per kohen qe ka nder mend t’i perkushtoje vendit te saj tani e tutje.

Keto dite eshte pare me shpesh se zakonisht rrugeve te Tiranes. Ka ndenjur me gjate se heret e tjera ne baret e qeta te qytetit te saj apo ne ndonje prej klubeve te nates, mbremjeve te vona te fundjaves. Ka takuar me rradhe miqte e vjeter dhe koleget, ndersa bagazhet qe keto dy vitet e fundit i ka pasur gjithmone pas vetes, i ka hedhur tutje. Edhe pse dy vjet me pas, keto muaj te gjate larg skenave, te pakten atyre shqiptare, duket se nuk e kane ndryshuar shume vajzen e festivaleve. Keto kohe nuk i kane rrembyer asgje nga hiret dhe format elegante te trupit. Ka mbetur po ajo Ledine joshese dhe plot jete, qe gjithmone di te thote dicka te re. Qofte edhe duke filluar qe nga momenti kur vendosi te largohej. “U ndjeva e lodhur nga ajo eksperience qe perjetova ne Kiev dhe kisha nevoje per qetesi”, e fillon rrefimin pas kesaj mungese Ledina. “Me Shqiperine gjerat rridhnin ndryshe nga grupet e tjera. Nuk kisha nje staf qe te me mbeshteste ose te me ndihmonte per nje prezantim te mire. Ndaj dhe u detyrova te bej gjithcka vete. Megjithate besoj se ia dola mbane. Pertej sforcimit, prezantimi i Shqiperise ne nje eveniment te tille te madh ishte dicka shume e bukur. Besoj se, edhe pse isha vetem, ia arrita t’i beja gjerat sic duhej”. Cka ne fakt e tregoi interesimi jo i vogel i shtypit te huaj per vajzen nga Shqiperia, jo vetem gjate diteve te Eurovizionit, por edhe me pas. Shumekush e mban mend se etja per te mesuar gjithcka per kengetaren e bukur qe ngjiti shkallet e skenes se Festivalit Evropian me vellon e nuses, i kaloi parashikimet. Per te arritur deri ne Londer, ku Ledina gjeti relaksin e kerkuar. “Te paret ishin miqte e mi ata qe me dhane zemer pas prezantimit ne Kiev”, vazhdon Ledina. “Me pas bindja ime u perforcua, kur degjova vete komentet e pos-festivalit ne Londer, ku perfomanca e Shqiperise u vleresua vertet shume mire. Sigurisht qe kjo me beri te ndihesha e kenaqur me cka kisha arritur. Sepse ne fund te fundit, edhe kjo ishte nje fitore jo e vogel”. Dhe jo vetem per Shqiperine. Ne ato dite te gjata konferencash dhe prezantimesh, fati i keq nuk ishte i vetmi qe rendi pas Ledina Celos. Perkundrazi. Vajza nga Shqiperia vertete nuk arriti nje vend fitimtar ne garen e kenges, por te pakten ia doli te binte mire ne sy. Me shume se sa vete Ledina mund ta merrte me mend. Vokali i fuqishem brenda atij trupi te gjate dhe elegant prej modeleje, pervec gazetareve, nuk i kaloi pa rene ne sy edhe Netty Battam-it, nje pedagoge muzike me emer ne metropolin e zhurmshem anglez, e cila nuk e la t’i shpetonte nje rast i tille nga dora. Kerkoi te njihej me Ledinen shqiptare, sepse intuita i thoshte se kishte te bente me nje talent, e pse jo te lidhte edhe nje ure bashkepunimi me te. Nje rast prej te cilit edhe vete Ledina nuk mund te mos perfitonte. Ae me teper qe ne ato kohe, me shume se asnjehere tjeter e mendonte seriozisht rikthimin ne Angli. “Gjate atyre diteve te qendrimit tim ne Kiev u njoha me Netty-n, nje mesuese e njohur muzike ne Londer qe cuditerisht m’u drejtua me te njejtat fjale qe dikur i kisha degjuar nga mesuesja ime e kantos, Nina Mula: “Ti ke ze klasik”, tregon Ledina. “Kjo mjaftoi qe pasi shkova atje te ndiqja nje kurs te plote te muzikes klasike me Netty-n, i cili padyshim eshte shume i rendesishem per karrieren time ne muzike”. Dhe hapi i pare u be vetem pak kohe me pas. Se bashku me mesuesen e saj te njohur, Ledina po punon per nje album qe do te dale ne Londer. Qe kesaj here i drejtohet publikut anglez dhe permban gjashte kenge te muzikes klasike. Ashtu si vokali i saj. Nje fat i mbare qe megjithate nuk arriti ta ndante dot perfundimisht Ledinen nga Tirana. Sepse karrieren e saj, kengetarja e diplomuar gjashte vite me pare ne Akademine e Arteve, vazhdon ta shohe te lidhur fort me vendin e saj. “Vertet shkova ne Londer per t’u clodhur, per te rigjetur qetesine time, por gjithnje kam ndenjur me mendimin se do te kthehesha. Sapo te ndihesha gati se ishte koha e pershtatshme per te sjelle dicka te re”.

Dhe tani duket se eshte momenti i duhur. Ditet qe i duheshin per t’u cmallur me Tiranen, Ledina i ka kaluar. E kaperceu periudhen kur iu desh te riambientohej me jeten e kryeqytetit dhe tani eshte zhytur koke e kembe ne punen e re. Me nje projekt qe ne fillim e nisi ne studion e Top-Records dhe qe me pas e zhvendosi ne Shkup. Pasi edhe rikthimi nuk mund te ishte ndryshe, pervecse me nje album, te cilin Ledina do ta promovoje kete muaj. Por, pasi te kete kaluar edhe konkurimin e pare pas atij te Kievit. Kete here jo ne festivalin e fundivitit ne Radio-Televizion, por tek “Kenga Magjike”. Nje gare, tek e cila Ledina eshte kthyer me e sigurte se asnjehere tjeter. “Kengen e pare pas rikthimit tim ne Tirane, e kam realizuar me Alban Malajn ne Top-Records. Ndersa prezantimi i pare u be keto dite ne festivalin “Kenga Magjike” me nje kenge te orkestruar nga Kaliopi dhe Darko Dimitrov dhe me tekst te Timo Fllokos, qe deri me tani eshte pelqyer”, tregon ajo me entuziazem. “Ndersa kenget e tjera te albumit jane realizuar te gjitha ne Shkup serish me Darko Dimitrov, nje kantautor i talentuar me te cilin lidha nje bashkepunim shume te mire. Me pelqen te jem vetvetja ne ato cfare bej. Gjithnje kam preferuar qe kenget t’i pershtaten natyres time, dhe kete e arrita me kete artist nga Maqedonia”. Nderkaq te tjera kompozime presin ne radhe per t’u prezantuar. Surprizen e pare Ledina e ka lene per kete mesnentor, pas nates finale te “Kenges Magjike”, kur do te prezantoje klipin e pare te kenges konkurente “Te ndjej te huaj”. Ndersa te tjerat i ka permbledhur ne albumin e ri, tek i cili ashtu si gjithmone i ka qendruar besnike rrymave te preferuara, baladave, ritmit dance-house dhe pop-rock. Sepse aty ndihet me mire. Por edhe e bindur se keshtu do t’ia arrije qellimit qe i ka vene vetes: Te rishfaqet nje Ledine me imazh te ri, ne forme dhe plot jete. Pasi ne fund te fundit, ky ishte edhe qellimi qe e riktheu ne Tirane. Projekti qe e shtyu te merrte nje vendim qe nuk ishte fort i lehte per te, pas te cilit iu desh te hiqte dore nga Londra, ku gjente gjithmone strehen e qete dhe miqte e shumte. Por qe megjithate ia vlente ta merrte.

Dhe vertetimin e pare e mori fundjaven e shkuar, kur Ledina u shfaq pas shume kohesh para publikut kosovar. Dhe jo ne nje festival a koncert te zakonshem si ato te viteve te fundit ne diaspore, por ne nje pasarele mode, me te cilen biondja shtagjate ka nje lidhje te hershme. Rikthimin tek e cila, gjithsesi nuk e mendon. Por nje performance me nje kenge te re ne nje sfilate si ajo e Joni Pecit ne Prishtine, sigurisht qe po. “Me kishte marre malli per publikun kosovar”, tregon Ledina, “dhe u ndjeva vertet mire pas asaj pritje qe me bene atje. U riktheva ne Kosove me nje kenge qe i pershtatej ritmeve te sfilates dhe me nje veshje te re te stiluar nga Joni Peci. Ishte nje eksperience e bukur”. Qe per Ledinen do te thote se edhe Tirana duket po kaq e gatshme sa Prishtina per te pritur entuziazmin shperthyes te saj. Ne festivale, koncerte, ose qofte me nje album te ri. Aq me teper qe ky rikthim i dyte duket se do ta mbaje me gjate se zakonisht bukuroshen e skenes ketu. “Nuk ndjej ankth per pritjen qe do te me beje publiku, sepse e di qe kam punuar shume per kete album dhe se do te vi me nje tjeter pjekuri. Ankthi i vetem eshte ai qe shoqeron vendimin tim per te qendruar ketu ne Tirane”. Por, me apo pa dyshimet e veta kjo duket koha e duhur per nje hap te tille. Sepse Tirana mbetet qyteti prej nga u ngjiz historia 10-vjecare e karrieres se Ledines ne art. Dhe tani, pas kaq vitesh, modelja e pasarelave londineze duhet te kthehet. “Gjerat kane ndryshuar gjate ketyre viteve e bashke me to edhe une vete” rrefehet Ledina. “Tani jam me e rritur dhe kam kuptuar se ne jete nuk kane rendesi vetem suksesi dhe fama, por edhe ane te tjera si familja apo kenaqesia e te qenit nene. Me pak fjale te gjitha gjerat e tjera qe te bejne te ndihesh nje femer e plotesuar”. Dhe endrra per te pasur nje strehe te qete familjare dhe nje njeri me te cilin te ndihet mire duket se eshte shoqeruesja e re e Ledines ne kete rikthim te saj ne Tirane. Pavaresisht se kengetarja e kerkuar ende nuk e ka prekur deri tani. Sepse princi i kalter i Ledines akoma nuk eshte shfaqur. Cka nuk e pengon gjithsesi ate te besoje se nje dite ylli i mbare do te ndrije edhe ketu. Padyshim, perderisa deri tani gjithcka ka ecur mbare. Ka pasur nje karriere te gjate dhe fame qe e ka kapercyer me kohe Shqiperine. Dhe ku i dihet, ky rikthim i saj ne Tirane mund te jete po aq i mbare sa vitet e shkuara te Ledines dhe albumi qe do ta sjelle serish ne skenat shqiptare.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hera e dyte e Ledines Empty Re: Hera e dyte e Ledines

Mesazh nga NEO 2008-02-06, 11:49

Nga nje ane nuk ka faj ledina per ate disfate ne eurovizion si dhe disfatat qe pasuan ne edicionet e tjera te eurovizionit shqiperine. Problemi nuk qendron tek kengetaret, por bie direkt mbi organizatoret e festivalit te RTSH dhe drejtuesve te tij. Do thoni pse... Shikoni pak jurine qe zgjedh kengen fituese... perbeht nga 50-60 vjecare te lodhur nga jeta dhe pa piken e njohjes te asja se cfare ndodh sot ne bote. Ne cfaze ka shkuar kenga sot, cfare stili dhe rryme parapelqehet etj etj. Ne juri marrin pjese kompozitore te kengeve qe jane ne konkurrim. Dhe me e bukura vjen kur kenget qe perzgjidhen deklarohen si kenge me cilesi shume te larta artistike qe tregon vlera etj et. BUDALLALEQE ne permasa gjigande. Ju te gjithe e dini se si eshte menyra e votimit ne eurovizion. Permes SMS, dhe teleshikuesit qe e ndjekin nga ekrani neper te gjithe europen jane te nje moshe realtivisht te re, pra..... si mund te pretendosh te shkosh me nje "gjysh" ne eurovizion sic shkoi Luis Ejlli, apo sic shkoi me "Balada e gurit" Frederik Ndoci qe me thene te drejten as une qe jam shqiptar nuk e kuptova si kenge e jo me ta kuptoj nje bashkmoshatar i im ne france apo itali. Me pak fjale nese duan qe shqiperia te perfaqesohet denjesisht ne eurovizion, perzgjedhja e kenges perfaqesuese te jete me e gjere, pra te merren parasysh dhe kompeticione te tjera si kenga magjike, top fest, mikrofoni i arte etj. pasi ka kenge shume here me te mira se festivali i RTSH-se dhe te jete publiku ai qe te vendose se kush ta perfaqesoje shqiperine ne eurovizion.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Hera e dyte e Ledines Rat1010 Online
Hera e dyte e Ledines Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9812

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi