Albanian feat Kosovo

Shko poshtė

Albanian feat Kosovo Empty Albanian feat Kosovo

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 12:08

Anjeza Shahini me “Marigonen”, Rovena Stefa me Bleron dhe Ledina Celo me Memlin. Kjo eshte tendenca me e re e kengetareve shqiptare, qe po gjejne ritmet r&b dhe hip hop, perkrah djemve me ne mode te muzikes kosovare

Anduela Nika

Kishte hequr xhinset, llastikun e flokeve, trukun prej 18 vjecareje dhe sakaq ishte shnderruar ne nje “femer fatale” te viteve ’30. Dhe kjo nuk po i pelqente fare. Te gjithe ishin moderne, vetem ajo dukej sikur kishte dale nga ndonje film ne bardhe e zi, i shpluhurosur nga arkiva dhe i bere me ngjyra fale teknologjive te reja dixhitale. Por e gjithe kjo po e ekzaltonte regjisorin maqedonas Darko Dimtrova: “Eshte perfekte, kjo eshte ajo qe dua”.

Megjithate, Anjeza Shahini dukej teresisht e perhumbur me imazhin e ri prej nje dive kinemaje, nderkohe qe i duhej vetem te kendonte dhe te sillej me elegance neper salle. Xhirohej videoklipi “Mes nesh” dhe perkrah saj ishin djemte e grupit “Marigona”. Ishte dueti i pare per kengetaren shqiptare, nga e cila te gjithe po prisnin ti ekzaltonte serish, me nje kenge hit pas suksesit ne Festivalin Europian. Por, nderkohe ajo po pergatiste nje balade alla Selin Dion. “’Mes nesh’, nuk eshte nje kenge, e cila trasmetohet 24 ore ne 24 ne radio, apo qe kercehet neper disko”, tregon Anjeza per “Klan”. Nga ato kenge qe zakonisht behen hite te menjehershme brenda pak oresh, e per tu harruar me pas, po kaq shpejt.

Ajo po kerkonte dicka krejt tjeter, ndaj dhe per kete, zgjodhi pikerisht grupin “Marigona”. “Ata jane djem shume serioze dhe kane nje treg shume te rendesishem muzikor ne Kosove. Vec kesaj, solisti grupit, Vullneti shkonte ne nje linje zeri me mua”. Por nuk do te ishte vetem kjo, qe do ta conte Shahinin drejt realizimit te duetit me grupin kosovar. “Ata kane vlera dhe une kam nevoje te bashkepunoj me ato grupe apo individe, nga te cilet kam se cfare te marr”, rrefen Shahini.

Edhe pse figura e mire qe beri ne te parin Festival Europian qe u perfaqesua Shqiperia, i ka dhene famen, ajo nuk rresht se kerkuari suksesin. Pavaresisht se me kengen “Mes nesh”, ajo i ka mberritur me shume ne Kosove sesa ne Shqiperi. Mund te kishte zgjedhur kedo kengetar per te bere duet, por ajo zgjodhi pikerisht Marigonen, sepse mbi te gjitha ato kane me shume eksperience se 18 vjecarja nga Tirana. Ne Kosove kenga eshte renditur ne maje te klasifikimeve, kurse ne Shqiperi eshte shfaqur shume pak, edhe pse ka gati nje vit qe ka dale ne treg.

“Nuk shqetesohem per kete, dua qe gjerat ti marr ngadale dhe produktin tim ta shes sa me me finese”, thote Anjeza. I pelqen te eksperimentoje, por jo te kaloje ne ekstrem dhe kete eshte perpjekur ta beje edhe me duetin. Nuk eshte sforcuar te kendoje ndryshe dhe as ti pershtatet partnerit, pasi ne fund te fundit eshte ajo rreth se ciles rrotullohet e gjithe aureola e suksesit. Sepse ndryshe nga shume bashkemoshatare te saj, Anjeza e kupton se e ka gjithe jeten perpara dhe qe te rezistosh tashme ne treg, duhet para se gjithash, ti shmangesh kurtheve te konsumizmit te dites. Ndaj, ajo donte te bente vetem nje kenge te bukur, nje duet qe te rezistonte ne kohe, pa u munduar fare te kapte publikun e “Marigones”, megjithese ato po e prisnin me flamur ne dore, qe kur ajo ishte vetem nje etheiste.

Ne nje kohe qe ekstremet nuk shkojne pershtat me Shahinin, per Rovena Stefen ato jane nje sfide me shume per kordat e saj vokale. Ndaj kete radhe, ka lene ne shtepi rrymen e saj me pigment paksa oriental, per te flirtuar me r&b. E mesuar me kercimet pindarike, Rovena nuk e kishte te veshtire ti pershtatej as kete radhe, stilit te Bleros per te realizuar duetin “Mos thuaj”. Megjithese jeton ne Suedi, Blero, edhe ky nje tjeter kengetar kosovar eshte nje nder me te preferuarit e momentit, vecanerisht nga te rinjte. Megjithese ne skandinavine e larget, prej atje, ai ka patur dhe kontaktin e pare zyrtar me Rovenen.

Nuk jane lodhur shume per te mberritur ne nje linje te vetme. Pasi Blero i ka qendruar besnik stilit te tij, ndersa Rovena nuk e kishte aspak te veshtire qe te hiqte “Kapelen e karrocierit”, per te veshur mantelin e ri te nje kengetareje r&b. “Eshte interesante te eksperimentosh ne rryma te ndryshme. Vecanerisht kur ato jane nder me te suksesshmet ne mbare muziken boterore, sic eshte muzika orientale dhe ajo r&b”, pohon ajo per “Klan”, duke kembengulur ne idene e saj, se nje kengetar i mire, ka mundesi te interpretoje ne stile dhe ngjyra te ndryshme muzikore. “Kjo vecse i shton atij pasurine dhe background-in muzikor”,- shton Rovena.

Dhe padyshim, pas ketij kercimi ne nje piste tjeter, kjo do te thote edhe disa fansa me shume. “Une i mirepres te gjithe te rinjte shqiptare te degjojne muziken qe ne kengetaret percojme ne te gjitha ngjyrat e saj, qofte r&b, pop, orient etj”. Per duetet e saj Rovena zgjedh vetem meshkuj; i pari ishte me Merian Gjaten ne skenen e Festivalit Kenget e Stines dhe me pas me Erion Korinin. E ne te treja bashkepunimet, ajo ka “levruar” tre rryma te ndryshme. Sepse dueti ne muzike, eshte si varka e shpetimit per ata qe kane nisur te harrojne eren e suksesit dhe per te tjeret qe ka filluar t’iu ngacmoje mukozat e hundes, eshte nje variacion me shume per permbledhjet e tyre muzikore. Ne kete menyre behesh edhe me i forte, me i pelqyeshem dhe ne fund te fundit, sigurisht me i shitshem ne treg.

Dhe modelet, kengetaret e rinj shqiptare nuk kane pse i shpikim ne kete fushe, kur ato jane te provuara tashme. Te madhin Phil Collins nuk do ta kishin marre asnjehere seriozisht nese ai nuk do te duetonte me Rod Stjuart dhe Brus Springstin gjate nje koncerti. Apo Selin Dion nuk do te shiste me miliona disqe ne rast se nuk do te interpertonte ne duet me kengetaret me te mire te momentit; qe nga Bee Gees, Barbara Streizon, Lucano Pavaroti e deri kengetari r&b, R. Kelli. Kete formule e njeh mire dhe Ledina Celo, e cila disa vite me pare rriskoi imazhin e saj te bukur femeror, per te bashkepunuar me kengetarin kosovar Sabri Fejzullahu.

Dueti nuk ishte i rastesishem, por me nje synim te qarte per te kapur tregun kosovar. Fejzullahu, edhe pse shume me i vjeter ne moshe se Celo, ishte figura me serioze ne tregun muzikor kosovar. Dueti u shoqerua nga nje videoklip, i cili u trasmetua ne menyre bombastike si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Misioni ishte kryer, duke vrare me nje gure, dy zogj. Ledina kishte arritur te shfrytezonte mire rastin e saj, duke shumefishuar fansat edhe pertej kufirit, duke siguruar oferta te reja per koncerte. Tashme ajo i kishte te dy kategorite e fansave, ato me te rinjte qe e kishin ndjekur prej kohesh dhe nje publik qe i kalonte te 40 vjetet.

Por, tashme ky duet ka nisur te jete prezent, gjithnje e me rralle ne ekranet dhe valet e radiove. Ledina e dinte se ky moment do te vinte nje dite, ndaj prej pak javesh ne radio ka nisur te trasmetohet nje tjeter duet i saj, serish me nje kosovar. Kengetari qe ndodhet krah saj, kete radhe nuk mban mustaqe dhe kostume me prerje klasike, por bluza te gjera dhe floke te gjate te kapur bisht. Quhet Memli Krasniqi, pjesetar i grupit te njohur “Ritmi i Rruges” dhe nje nder kantautoret me te kerkuar e me te suksesshem ne tregun shqipfoles. Kenga “Mos plas”, eshte realizuar gati nje vit me pare dhe arrin te trasmetohet vetem ne fillim te ketij muaji. Pikerisht ne momentin kur ishte “harruar” jo vetem dueti me Fejzullahun, por po shuhej nderkohe, edhe jehona e kenges se saj ne Festivalin Europian.

Kjo levizje taktike, duket se i ka dale per mbare edhe kete here Ledines, qe i eshte rikthyer tregut muzikor, me nje version me rinor e modern. Ashtu si kolegia e saj, Stefa edhe ajo interpreton ne nje kenge hip-hop, duke kapercyer disi stilin e saj ne kengen e lehte. Ky eshte eksperimentimi i pare ne rrymen hip-hop i Celos dhe sigurisht, qe te ndihej po aq e sigurte sa deri tani, edhe ne pisten e re, ajo do ti besonte interpretuesit me te mire te ketij zhanri ne treg.

Te tre duetet, “Mes nesh” e Anjeza Shahinit me grupin Marigona, “Mos thuaj” e Rovena Stefes me Blero dhe “Mos plas” e Ledina Celo me Memlin, vertiten tek e njejta fabul; ndjenja e forte e dashurise mes dy te rinjve, ndarjet, gabimet e zhgenjimet. Sepse kenget romantike jane dhe ato qe prekin me shume fansa, qe “kapen” me lehte prej tyre, e qe ne fund pelqehen me shume. Nje zgjedhje racionale dhe per vete kengetaret. Per aq kohe, sa asnjeri prej tyre nuk e ka ende luksin e te berit te nje kenge sipas deshires dhe shijeve te tyre me te larta profesionale. Pasi tregu muzikor shqiptar, ende i ngjan nje xhungle, ku ligji i mbijeteses ne treg, i dikton fort shijet e tyre muzikore.

Jane kenge me fjale te thjeshta dhe te kuptueshme per nje degjues, i cili ne kohe pushimesh nuk eshte shume i predispozuar qe te perqendrohet dhe aq, per te kuptuar nje kenge. Mjafton qe ajo te kete nje ritem te mire, te interpretohet nga dy emra te njohur te muzikes,- mundesisht si ne te tre duetet e fundit,- t’i drejtohet njekohesisht tregut shqiptar ketej e andej kufirit dhe te trasmetohet ne kohe vere. Te pakten ne kete periudhe, vetem keshtu duket se suksesi te vjen i servirur ne nje pjate te argjendte.

Te treja kengetaret, kane zgjedhur per te bashkepunuar me kengetare kosovare. Jo se ne Shqiperi mungojne kengetare te njohur dhe profesioniste, por sepse momentalisht tregu muzikor i rrymave te reja, eshte i pushtuar nga artiste kosovare. “Bashkimi ben fuqine”, thote nje proverb i vjeter, filozofine e te cilit e kane kuptuar shume mire kengetaret shqiptare. Zgjerimi i tregut, do te thote per to me shume fitim dhe fame. Kjo e fundit merr trajten e nje parabole, qe mberrin pikun dhe renien.

Shpetimi eshte kapja fort pas kolegut te sukseshem, qe po i shndrin me shume se te tjeret ylli i fatit. Per kete sezon ai eshte spostuar ne Kosove, ku grupe dhe artiste kosovare po diktojne rrymat me te suksesshme muzikore, si r&b apo hip hop. Eshte kjo lloj muzike qe pelqejne te rinjte e sotem dhe qe artistet kosovare kane mesuar ta shesin ne menyren me te sukseshme te mundshme. Ndaj, kengetaret e Shqiperise, duke shfrytezuar emrin dhe hiret, rendin pas tyre. Duke kerkuar nje kufi te ri muzikor, nepermjet dueteve me djemte me te kerkuar te momentit ne Kosove. Duke i ringritur edhe per nje sezon tjeter, kuotat e tyre ne treg, nje kohe kur kuotat kishin filluar ti binin dhe fama ishte gati te niste shtegetimin, ne kerkim te emrave te rinj.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi