Ditet e mia te veshtira
Faqja 1 e 1
Ditet e mia te veshtira
Historia enigmatike e familjes per te cilen s'ka folur kurre me te tjeret. Si ndikoi kjo e kaluar ne formimin e saj. Si arriti te hyje ne rrethin e syrit te Grabockes e te pushtoje ekranet televizive. Gjithe ambicjet e vajzes qe nga "12 endr
Nje vajze, qe ishte mesuar shume e vogel te mos qante me, kur prinderit, s'kishin mundesi t'i jepnin, sa here ajo lutej: "o mami duaaa...", vendosi nje dite te mos kerkonte me. Nuk e dinte se si por, duhej te bente dicka qe te mund t'i fitonte vete parate qe do t'i duheshin per gjithe endrrat e saj. Per kete mund, t'i jepte dore, vetem talenti dhe shkathtesia e saj. Ndaj nje dite prej diteve, kapur dore per dore me nje nga shoqet e pallatit, ngjiti shkallet e nje televizioni dhe me ciltersine e nje femije kerkoi ta benin pjese te ndonje emisioni a spektakli, sepse kishte shume talent...edhe per te recituar, edhe per te kenduar. Dhe nuk kishte genjyer aspak. Te rriturit e kuptuan menjehere se ajo ishte nje femije jo vetem me talent, por dhe me shume ambicje. Nje vajze e cuditshme, qe dinte te argumentonte mire ate cfare kerkonte. Ndaj nuk e lane t'u ikte me nga duart. I leshuan mikrofonin, qe ajo te mund te zbraste para tij, gjithe aftesite e saja.
Kjo, nuk eshte historia e ndonjeres prej protagonisteve te vogla te spektaklit "Gjeniu i vogel" , i cili prej kohesh ka nisur te zbuloje femije shume te telentuar, qe vijne nga vende te ndryshme te Shqiperise. Por nje histori, qe i perket vajzes me te madhe te atij spektakli, gjeniut qe eshte zbuluar shume e shume kohe me pare se "Klani" te niste kerkimet. Qe ka mundur te hyje fuqishem ne ekranin e televizionit, kur ende ishte nje gjimnaziste. Qe ka hedhur hapin direkt drejt spektakleve te medha [e nisi me "12 endrrat e nje nate vere"]. Qe ka botuar madje dhe nje liber me poezite e saj, titulluar "Bardh e zi". Qe ka mesuar te menaxhoje shume mire veten dhe te tjeret, pas dites kur nisi studimet per Ekonomik, e kur nenshkroi kontraten e punes ne nje zyre sherbimi marketingu. Zyre e cila vec te tjerave po e ndihmon ne krijimin e nje vizioni per nje biznes personal. Pse jo, per t'u bere dhe nje biznes-women po aq e sukseshme. Edhe pse nuk eshte me shume se 20 vjec.
Megjithese tani eshte ne kohet e saj me te mira, Alketa Vejsiu nuk kishte se si t'i shmangej kete here te kaluares se larget, femijerise, sa te bukur aq edhe te trishtueshme. Ndersa i duhej te ulej kembekryq gjate provave te spektaklit, me femijet e shtresave te thjeshta [pra qe nuk ishin vetem femije artistesh], te cilet i shikonte me vemendje teksa vinin ne studion e madhe te "Gjeniut", pothuajse neper te njejten rruge qe ajo kishte ecur dikur. Me te vetmin ndryshim, qe ata ishin me prinderit perdore, ndersa ajo kishte qene gjitheheret e vetme.
Ka qene e veshtire rruga per te mberritur deri ketu ku je sot?
Shume e veshtire, sidomos po t'i referohem femijerise, aty ku dhe nisi gjithcka. Me eshte dashur te ndeshem me shume pengesa c'ka ma cenonin shume kete periudhe, e cila per shume te tjere mund te kete qene shume e bukur.
Pse per ty si ka qene?
Nuk ka qene shume komode. Ishte me shume melankolike sesa e gezueshme. Kam kaluar nje femijeri pothuajse te varfer, ne nje kohe e cila ne pergjithesi ishte e tille. Une lendohesha shume kur shikoja prinderit se sa shume mundoheshin per te me plotesuar ndonje deshire.
Si ka ndikuar tek ty kjo gje?
Kjo varferi, per fat te mire, nuk arriti te ma ngushtonte frymezimin per te menduar e realizuar gjera te bukura. Cuditerisht ka ndikuar per mire. Me beri me te forte e energjike, me krijoi sensin e materializmit, marre kjo ne kuptimin e mire te fjales.
Po ne mardhenie me prinderit?
Edhe aty ka ndikuar per mire. Historia e familjes me beri qe une te jem e lidhur fort me te dy prinderit.
Per c'histori behet fjale?
Eshte nje histori qe e ndaj vetem me veten time e jo me te tjeret. Nje histori qe me motivon te punoj fort, qe cdo kenaqesi qe prinderit nuk arriten ta kishin me pare, ta marrin tani prej meje.
Kur fillove t'i krijoje vetes mundesite per te pasur ato qe prinderit nuk i kishin dhe nuk mundeshin te t'i jipnin?
Qe kur isha ne klase te shtate. Ne keto kohe une fillova te marr honoraret e para ne Televizionin Shqiptar, kur dhe ndjeva se po i sfidoja pak e nga pak pengesat. Isha shume e kenaqur qe po fitoja ca para e qe puna ime po vleresohej ne kete menyre, qe do te kisha mundesine t'i beja dhurata prinderve, vellait tim me te vogel dhe vetes gjithashtu. Pastaj kenaqesine me te madhe e arrita pak kohe me pas kur firmosa rrogen time te pare tek Top Albania.
Sa ka qene rroga juaj e pare, e kujtoni?
Sigurisht. Ishte 250 mije leke [te vjetra]. Ky ka qene dhe momenti kur une e kam vleresuar me shume se kurre ndonjehere femijerine time, rrjedhen qe ajo pati. Une mund te kisha pasur nje femjeri shume me komode se sa e kisha ne te vertete. Por po te kishte qene keshtu jam e bindur se nuk do te kisha pasur kete ambicje. Do t'u kisha kerkuar dhe une para prinderve pa e vrare shume mendjen. Por une kam qene e detyruar ta perjashtoj veten nga nje raport i tille dhe tani me vjen shume mire qe ka ndodhur keshtu. Pra qe nisa ta ndertoj vete te ardhmen time.
Ne Top Albania si fillim, apo jo?
Po dhe ishte fare e rastesishme. Se kisha mbaruar ende klasen e tete kur nje fqinja ime qe punonte si sanitare atje me tha nje dite "hajde provoje se atje merren shume para". Nxitova dhe une dhe per fatin tim te mire me pranuan. Me dukej nje fillim i mire per te mberritur me pas ne televizion.
E mendonit qe atehere televizionin?
E kisha enderruar qe ne 8-vjecare kur ngulesha para ekranit per te pare Ambren tek "Non e la RAI", e cila ishte idhulli qe doja te ndiqja e te prekja.
Dhe radioja ju dukej nje fillim i mbare?
Ne kater vitet qe punova atje, bera shkollen radifonike qe i duhet cdo spikeri televiziv. Top Albania ka qene nje suport shume efektiv per mua. I kam dhene e me ka dhene shume. Atje mesova se duhet te jesh edhe individualiste. E mbi te gjitha, prej asaj radioje do te fitoja dashurine e Vera Grabockes, dashuri e cila i kishte munguar nje femije te pambrojtur.
Si ndodhi qe u lidhet me Grabocken?
Ishte dikush brenda radios, qe mesa duket donte te me hiqte qafe nga radioja qe me lidhi me te. Nje tjeter enderr e imja ishte te prekja Vera Grabocken dhe diten qe shkela ne zyren e saj u mahnita e tera. Aq me shume kur ajo me tha "Do te te bej si Rafaela Carra e Shqiperise".
Kjo mardhenie besoj eshte krijuar mbi bazen e disa rregullave qe Grabocka mund te kete vendosur mbi ju, apo s'eshte keshtu?
Qe ne fillim mes nesh u krijua nje mardhenie e ngrohte. Rregulla u vendosesn, sigurisht, por qe kishin te benin me korrektesine ne pune, me organizimin e dites. Une kam mesuar shume nga kjo mardhenie jo vetem ne anen profesionale por edhe per jeten.
Cfare pershembull?
Mesova te jem nje vajze me e mire, me e mbare.
Pse nuk ishe e tille me pare?
Me pare nuk isha shume me kembet ne toke, e hidhja hapin me te madh sec duhej. Puna me stafin e Grabockes me mesoi qe te jem me e qete. Te degjoj me shume se te flas. Te di te jem ne qender te vemendjes duke thithur dashurine e te gjitheve qe me rrethojne. Mbi te gjitha Vera me ka mesuar si te ruhem nga ekzaltimi. Te tjeret mund te me kishin orientuar gabim ne kete moshe qe une jam.
Besoj keni qene dhe vazhdoni te jeni e bindur para saj, ndaj dhe ajo ju beson?
Pse jo.
Po kenga si iu shtua prezantimit tuaj ne skene?
Vera kerkonte nje femer ne spektaklet e saj qe edhe te kendonte. Nderkohe une e kisha provuar tek Top-i, madje kisha te regjistruara me shume se 7 kenge ne nje cd. Por duke qene se keto kenge m'u bllokuan nga radioja, une realizova kenge te reja, per spektaklin e pare "12 endrrat e nje nate vere".
Ishte kjo nje tjeter enderr qe realizove ne ato nete?
Po, por une kam dhe shume te tjera, me shume se 12 endrrat e nje nate vere. E ardhmja u perket atyre qe besojne ne bukurine e endrrave te tyre. Une kenges i hyra seriozisht pas "12 endrrave...". Doja te beja pushim pas kulmit qe arrita me kete spektakel. Kisha nevoje per nje reflektim. E dija qe dalja tjeter duhej te ishte ne ate nivel ose edhe me mire. Dhe ne kete pauze te shkurter mendova te beja dicka te re. Megjithate ne prezantim ndihem me mire sepse aty nuk kam shume rivale, si ne kenge.
Mungesa e rivalitetit ju jep siguri? Nuk ju duket se kjo dobeson ambicjen?
Por une e kam nje rivale te fuqishme dhe ajo eshte Alketa e nje viti me pare. Une nuk dal ne skene per t'u krahasuar me te tjeret. Vetem ne fillimet e mia iu referova Ambres, por kur isha fare femije.
T'i kthehemi serish kenges. Keni kenduar nje te tille qe flet per nje mardhenie ne tre. Ka lidhje kjo kenge me jeten e Alketes?
"S'mund te jemi tre" eshte drama e pergjithshme e shoqerise sot. Ne keto kohe eshte gjithnje nje i trete qe kercenon cuditshem nje raport te shendoshe.
Ty te ka hyre nje i trete ne mardhenien tende?
Kjo s'do te mund te ndodhte se do te isha bere shume shpejt nje, para se te ishim bere tre. Une nuk kam frike nga ajo qe mund te ndodhe. Nje femer qe eshte e realizuar, qe nuk ka deficensa s'ka pse te mendoje gjate per rivalet.
Kjo do te thote qe Alketa di ta ruaje mire mardhenien e saj?
Kjo do te thote qe Alketa beson tek dashurite e verteta.
Ju e keni gjetur kete dashuri?
E kujt i intereson kjo!? Jam bere une kaq e rendesishme sa te duan te dijne edhe per jeten time private!?
Mendoje se ka dhe te tille te interesuar. C'pergjigje do u jepje atyre?
Do ua them ne nje interviste tjeter kete pergjigje. Po i jap mundesi vetes dhe revistes tuaj qe t'i themi gjerat kur te jene me te sakta.
Si arrin te shkeputesh nga kjo bote te rriturish, per te zbritur ne moshen e femijeve?
Une zbres tek femijet si nje vajze e vogel ne nje bote te madhe. Tek "Gjeniu", me duket se une dhe femijet kemi nderruar rolet. Une dua te zvogelohem, ndersa ata duan te rriten para kohe. Sic kam dashur te bej edhe une dikur.
Sa pjese te femijerise tende gjen nder keta femije?
Shume. Shumica e tyre jane shume prane femijerise sime. Vijne nga familje te thjeshta, kane lindur yje ne shtepi qe s'jane aspak te kamura. Po t'i pyesesh se me cfare ushqehen, cuditesh. Kjo me trishton. Por pastaj, impresioni qe te lene kur kendojne ne skene me emocionon jashte mase. Ja pra kjo eshte mrekullia qe ndodh tek "Gjeniu i vogel". Nje mrekulli qe kushton 250 mije euro i teri si produksion.
"Gjeniu" eshte i pari spektakel, ku nuk ke nga pas hijen e Grabockes. Si je ndjere pa te?
S'me pelqen te bej krahasime, sidomos kur gjej veten shume mire ne te dy rastet. Eshte me stafin e TV Klanit jam ndjere e sigurte. Me ka pelqyer shume puna e regjisorit Blendi Laco qe me sjell afer imazhin e "Mediaset". Ndersa skenaristi Pandi Laco eshte i vetmi qe e ve fjalen ashtu si duhet ne gojen time. Fale tyre dhe Adi Hiles kam superuar dhe mardhenien me femijet. Ne kete spektakel une kam gjetur veten me mire se kudo tjeter. Shpresoj te bashkepunoje serish me kete treshe fantastike.
Je shfaqur me nje look ndryshe ne kete spektakel. Shume zera thone se keni bere disa nderhyrje kirurgjikale. Eshte e vertete?
Une e dua te bukuren dhe me pelqen t'i bej vetes dhurate cdo fenomen e cdo gje qe do te ma bente veten dhe jeten te bukur.
C'pjese te trupit pelqeni me shume?
Tani me shume se gjithcka tjeter me pelqen hunda ime.
Musafir- Vizitor
Re: Ditet e mia te veshtira
hahahaaaaa i pelqen hunda, po normal qe do i pelqeje se ka harxhu 1 mal me lek per ta drejtu, sa se merrte doktor persiper. E ka pas nje kthese si trampoline qe o zot o zot......
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi