5 tipat mė tė zakonshme tė ēifteve

Shko poshtė

5 tipat mė tė zakonshme tė ēifteve Empty 5 tipat mė tė zakonshme tė ēifteve

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 19:07

Nė disa marrėdhėnie zėnka duket se vijnė vetėm nga njėra palė, nga njėri partner i cili grindet dhe ka gjithmonė njė arsye pėr t’u ankuar. Ėshtė e mundur qė ata tė kenė tė dy probleme me shprehjen e ndjenjave tė tyre, por sė bashku partnerėt mund tė sigurojnė njėri-tjetrin se emocionet mund tė kontrollohen. Ēifte tė ndryshme mund ta pėrjetojnė kėtė pėrvojė nė mėnyra tė ndryshme, por ndjesia e pashpjegueshme e plotėsimit qė tė dhuron tė qenit pranė njeriut tė zemrės, ėshtė ajo ēfarė specialistėt preferojnė ta quajnė “pėrputhje e pandėrgjegjshme”.

Pėrputhja e pandėrgjegjshme

Tė gjithė njerėzit kanė nė mendje njė “plan psikologjik”, ku mbajnė detaje rreth eksperiencave dhe gabimeve qė kanė bėrė nė jetė. Ky plan mban informacion, i cili ėshtė i vėshtirė tė pranohet pėr shkak tė frikės, ankthit dhe dėshirės pėr mbrojtje. Secili nga ne ka aftėsinė e pandėrgjegjshme pėr tė skanuar planin e njė personi tjetėr. Ndjenja e tėrheqjes ėshtė mė e fortė ndaj atyre qė kanė njė plan shumė tė pėrafėrt me personin qė i pėlqen. Gjithmonė njerėzit janė nė kėrkim tė eksperiencave tė ngjashme, por nė fakt nė mėnyrė tė pavetėdijshme ajo qė po kėrkojnė ėshtė ndryshimi.

Tėrheqja e kundėrt

Qėllimi i kėsaj pėrputhjeje tė pavetėdijshme ėshtė tė gjendet dikush qė mund tė pėrmbushė eksperiencat e individit. Ky mund tė jetė dikush qė ngjan me tė, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve njerėzit kėrkojnė dikė nė sajė tė sė cilit mund tė mėsojnė dhe qė ėshtė krejt ndryshe nga ata. Partneri ideal do tė jetė dikush qė ka luftuar me tė njėjtat vėshtirėsi tė personit qė ėshtė tėrhequr pas tij, por qė ka gjetur njė formė tė ndryshme nga ata si zgjidhje. Edhe pse jo mė shumė se dy marrėdhėnie janė tė ngjashme me njėra-tjetrėn, psikologėt kanė vėnė re disa lloje tė zakonshme tė pėrputhjes sė pandėrgjegjshme.

Tipat e sė pandėrgjegjshmes

Nėna dhe fėmija, ku ėshtė lloji i ēiftit tė cilėt ndajnė me njėri-tjetrin ēėshtjet e varėsisė dhe besimit. Njėri nga partnerėt pėrballet me kėto ēėshtje, por duke u sjellė si njė fėmijė. Besimi i tyre i fshehtė ėshtė se nėse mbeten tė pasigurt, tė varur dhe nė nevojė, partneri i tyre do tė kujdeset pėr ta. Partneri i tyre vendoset nė rolin e prindit dhe duke vepruar nė kėtė mėnyrė refuzon edhe nevojėn e tij pėr tė qenė i pavarur, pasi janė tė lidhur me personin qė kanė nė krah.

Skllavi dhe pronari

Ky lloj ēifti ka probleme me kontrollin dhe autoritetin. Njėri nga partnerėt mund tė ndihet shumė i pasigurt nėse ėshtė i nėnshtruar, kėshtu qė bėhet urdhėrues dhe merr pėrsipėr ēdo pėrgjegjėsi. Nga ana tjetėr partneri i tyre i cili i druhet pėrgjegjėsisė, detyrimeve, sprapset dhe vihet nė komandėn e partnerit pasi vetėm nė kėtė mėnyrė e ndjen veten tė sigurt.

Shtytės dhe ndjekės, tė dy partnerėt kanė frikė nga intimiteti edhe pse nė tė vėrtetė kanė gjetur kandidatin e pėrsosur. Marrėveshja e heshtur ėshtė se njėri nga ata do tė jetė gjatė gjithė kohės nė kėrkim tė intimitetit dhe romancės, ndėrsa tjetri do tė jetė i prirur pėr t’u tėrhequr.

Idhulli dhe adhuruesi, kur njėri nga partnerėt insiston ta vėrė tjetrin nė piedestal, kjo zakonisht tregon njė luftė pėr konkurrencė. Pėr tė shmangur ēdo lloj krahasimi tė dy partnerėt bien dakord nė mėnyrė tė pavetėdijshme pėr tė luajtur njė skenar tė tillė, ku secili prej tyre ėshtė pėr t’u vlerėsuar maksimalisht.

Macja dhe qeni, janė lloji i ēiftit i cili adhuron zėnkat. Evitojnė tė dy intimitetin duke jetuar nė njė “zonė lufte”.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi