FILOZOFET:EROSI NE THELB TE DASHURISE

Shko poshtė

FILOZOFET:EROSI NE THELB TE DASHURISE Empty FILOZOFET:EROSI NE THELB TE DASHURISE

Mesazh nga Musafir 2007-10-16, 00:40

"Fjala "dashuri" duket si fjala me e prostituuar dhe ne jetojme ne nje varreze te madhe erotike, se ciles i mungon ajri. Per shembull, ne ditet e sotme, asnje nuk e shqipton me me seriozitet shprehjen "Te dua". Njeriu nuk eshte gje tjeter, vecse "kafsha qe dashuron".

"Dashuroj, pra ekzistoj. Elementi erotik, eshte ne bazen e ndergjegjes njerezore", filozofia e mendimtarit Marion mbi dashurine, eshte nje rebelim kunder futjes se elementit erotik ne boten e racionalitetit ne emer te origjines se cdo qenie njerezore.

Te mos harrojme se sot per dashurine, flasin edhe gjuhe te tjera, si ajo e poezise, romancat, psikanalistet, pornografia. Por "filozofia, - thote Marion, - hesht dhe dashuria ne kete rast, zhduket. Madje sipas tij, fjala "dashuri" duket si fjala me e prostituuar dhe ne jetojme ne nje varreze te madhe erotike se ciles i mungon ajri". Per shembull, ne ditet e sotme, ne nje shoqeri te mire, si ajo e personave qe lexojne, asnjeri prej tyre nuk shqipton me seriozitet me shprehjen "Te dua". Duke perifrazuar Aristotelin, perkundrazi, njeriu per Marion eshte "kafsha qe dashuron". Duke pervijuar keshtu idene e njeriut kartezian, i cili "mendon", por nuk dashuron, te pakten ne menyre natyrale. "Tani, - shkruan Marion, - evidentimi me i pakundershtueshem, ai qe nenkupton gjithe te tjerat, qe rregullon kohen dhe jetet tona, eshte ai qe ne jemi gjithmone te perfshire nga nje tonalitet apo ngjyrim erotik, i cili mund te jete shprehje e dashurise apo urrejtjes, lumturise apo trishtimit, shpreses apo deshperimit, vetmise apo unitetit". Duke shtuar me pas se njeriu reagon ndaj vetvetes duke perfshire modalitetet origjinale dhe radikale te erotizmit.

Ne librin e tij te fundit, filozofi Marion flet jo vetem per trupin si te tille, sesa per "mishin" dhe si rrjedhoje, nuk flet vetem per dashurine si ndjenje, por per erotizmin, ate qe filozofet quajne "dashuri posesive", pra nje dashuri pertej ndjenjave dhe vete mishit. "Nuk mund te ndjej boten, nese nuk kaloj permes mishit, shpjegon ai, pikerisht aty ka nje dhimbje te madhe, ne prekjen e tij". Ne librin e tij, "Fenomeni erotik", Marion pershkruan etapat neper te cilat kalon cdo njeri. "Mishi, eshte erotizmi nga ana e dikujt tjeter, pra te jesh objekti i deshiruar nga dikush tjeter. Dhe kjo me lejon te ndergjegjesohem akoma me shume personalisht per veten time e te mos thellohem ne asgjene, duke shmangur keshtu veteshkaterrimin", shpjegon me pas filozofi i madh francez.

Nga ana tjeter, eshte edhe dashnori i cili shtyhet per t'u dashuruar, pa qene i sigurt se do te dashurohet prej objektit te tij te deshiruar. Te jesh dashnor apo i dashuruar, sipas Marionit, gjithmone tregon nje gjendje disekuilibri. Ndersa lidhur me fenomenin erotik, ai do te shprehet se eshte me shume se aktiviteti seksual ne vetvete. Me pas, ai flet edhe mbi lidhjen qe njeriu krijon me Zotin. Sipas tij, lidhja e njeriut me Zotin, te cilen mund ta eksperimentoje cdo qenie humane, eshte ne vetvete, nje relacion erotik, edhe pse jo seksual. Nje rrjedhoje paradoksale e kesaj strukture te te qenit, e cila shpjegon se edhe shenjteria mund te jete erotike. Nderkaq, profesori i Universitetit te Sorbones ka shtuar me pas, se nuk ekziston nje ndarje mes dashurise posesive dhe asaj qe merr. "Dashuria eshte pa dyshim, nese nuk eshte nje dukuri unike, dicka qe na unizon, pra na bashkon" pohon ai, duke pervijuar me tej diskutimin mes shpirtit dhe mishit njerezor.

PO JU SI MENDONI??
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi