Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga NEO 2007-12-28, 22:15

Ja cfare ndodh te lulishtja e Sahatit

Njerez qe te vertiten fare prane nuk t’i ndajne syte e nese i sheh guxojne te te afrohen.
Burra ne moshe, dikush i veshur me kostum te qepur ne kohen e Enverit, por edhe djem me atlete me llape jashte pantallonave. Situate e pakuptueshme. E njejta gje ndodh dhe te nesermen, rruges se kthimit per ne shtepi. Si kafshe qe presin gjahun veshtrojne, por nuk guxojne te flasin. Dikush u mermerit neper dhembe disa vajzave, teksa presin driten jeshile te semaforit. “Puzzle” (loje me pjeseza te copetuara kur ngjiten formojne nje figure) fillon te formohet thuajse cdo dite, por mungojne personazhet kryesore. Lulishtja perballe Bibliotekes Kombetare eshte kthyer ne zonen e fenereve te kuq, pazarin e prostitutave. A e quajne Sara, apo ky eshte thjesht nje pseudonim, kete s’e dime, por vajza bionde rreth te 25-ave eshte me e paguara dhe personazhi kryesor i prostitucionit ne qender te Tiranes. Jane rreth 5-6 femra te bardha, ku Sara eshte me e reja dhe me e hairit, qe sapo bie muzgu levizin ne kete zone ne pritje te klienteve. Per disa dite radhazi i kemi vezhguar keto femra qe kur i pyet ndonje mashkull i pergjigjen; ne punojme me seks.

Dita e I...

E veshur mire, jo ne menyre ekstravagante, me floke te gjate e te verdhe, e lare dhe e parfumosur, me nje tualet te lehte fytyres, nuk duket si personazh i lemit te prostitutave ne Tirane, e atyre qe punojne ne rruge. Dallohet vetem sepse mban nje pale syze te erreta, edhe pse eshte erresire. Ne fillim mendojme se jane me numer, por besojme se i ka me shume per maskim. Te dallueshme e ben edhe xhiro e saj. Kjo eshte Sara, qe nese e sheh nje paradite ne rruge, duket si studente. Na thone se ajo ka disa kohe qe punon aty. Pa tutor, sepse per te kujdeset e ema, qe del bashke me te. Thone se eshte nga veriu dhe kushtet e keqija ekonomike jane shkaku qe i kane shtyre nene e bije te dalin ne rruge. Rreth ores 19:30, pikerisht ne ate kohe qe fillon te erresohet, Sara del dhe qendron ne rrugen e makinave. Ndonjehere var-e-vingot e saj te trishtuara nga mungesa e klienteve shfaqen ne ngadalesine e gjesteve. Nje djale trupmadh i ndalon dhe flasin me ze te ulet, por ai largohet pa rene ne ujdi. Nje tjeter mesoburre i afrohet nje prostitute tjeter me floke te shkurter, qe pi cigare dhe ecen ne menyre mashkullore, por ajo kthen koken, se s’bie dakord. E ne fakt propozimi ishte 200 leke. Kalojne 20 minuta dhe asnje levizje. Ne ecejaket e saj biondja nuk provokon kalimtaret, as ata qe kalojne me makina, ajo pret. Nje djale i gjate me fytyre e veshje fshatari ndalon para saj. Bisedojne per disa minuta, ndersa ne dialog nderhyn edhe e ema, qe sapo ka mbaruar byrekun qe mbante ne dore dhe ndezi nje cigare. Sipas atyre qe e njohin Saren, ajo nuk punon gjithe naten. Pret dy a tri kliente dhe kthehet ne shtepi. E mban pak pazarin e larte ne krahasim me cmimet perqark qe vertiten te 200-500-lekeshi, por padyshim qe eshte me e mira. Minimumi 15-30 mije leke, por ne raste te tjera edhe me shume. Nate me fat per te. Pas pazarit, ajo bashke me klientin hipin ne nje taksi dhe largohen. Shkeputemi per 30 minuta ne nje kafe aty prane dhe mes kolegesh diskutojme se eshte shpejt per t’u kthyer, por silueta e biondes qe ecen ne rruge na dha pergjigjen qe ia kishim futur kot. Ora eshte rreth 23:00. Klientet kembesore jane rralluar, e bashke me to dhe ata maniake qe i vertiten rrotull pa rene ne nje pazar. Nje makine me targa Fieri ndalon para kembeve te saj, por pas disa sekondash largohet. Sara vazhdon te prese dhe shumicen e kohes rri larg te emes dhe prostitutes me floke te shkurtra qe punon dhe ne mengjes. Ne vesh mban kufjet e celularit, qe s’po i bie. Keto dite ka qene mot i fresket ne mbremje dhe mbase kjo ka ndikuar ne klientet e rralle. Nga ana tjeter e rruge,s prostitutave te bardha u bejne karshillek travestitet dhe vajzat me ngjyre, qe zihen per territore.

Dita II

E njejta skeme, por kete here anes rruges pertej Bibliotekes e ngacmojne sharjet qe vijne nga trotuari perballe ku ne qendrojme ne makine. Dy prostituta, njera e shendoshe, trupmadhe me floke te erret qe mbi jane ngjyer me te verdhe dhe tjetra trupvogel dhe e re ne moshe ulerijne si burra. “Me plasi trapi per Aliun, he mi kurva s’po ju ecen, e ju q... robt”, vazhdon bresherine trupmadhja, ndersa Sara qendron ne rrugen e saj pa e kthyer koken fare nga ato. Dy te tjerat, e ema dhe ajo me floke te shkurtra i shohin dhe u kthejne kurrizin. Sot ka pune, sot ka shume njerez verdalle, shume propozime. Per dy ore Sara leviz dy here, nje here me kembe dhe nje here ne makinen e nje klienti. Pak kohe pas pazarit te se bijes e ema kalon trotuarin dhe futet pas Pallatit te Kultures, ndersa mbrapa e ndjek nje xhaje me kollare me nyje te holle. Nuk zgjat shume, rreth 10 minuta, dhe ajo kthehet. Aty ne erresiren pus te lulishtes pas Pallatit te Kultures, aty argetohen ne marrine e tyre burrat. Ja dhe Nikoleta, travestiti i pare shqiptar qe ka lene floke te gjate. E duket se moda e prostitutave dhe homoseksualeve eshte ngjyra e verdhe e flokeve. Me cigare ne goje, Nikoleta kap pazarin e pare. Me kete pune jeton. Edhe pse gropa e Hajdin Sejdise u mbyll, ato aty kane krijuar kontaktet dhe s’shkulen, edhe tani qe eshte bere lulishte. Terri i ndihmon, ndersa pemet e rralla dhe muri i Teqese se Pazareve sherben si strehe. Ora eshte 23:30. Sara iken. E mbylli per sot, ndersa ne stolat e lulishtes perballe jane mbledhur grupi tjeter, qe dallohen vetem nga xixat qe bejne cigaret. Ato nuk dorezohen.

Ne vazhdim...
Na tregojne histori te ndryshme per Saren. Na thone qe e ema eshte ndaluar disa here nga policia per ushtrim prostitucioni dhe se Sara eshte bere sebep qe e kane lene te lire. Na thone se te emen e ka shtypur nje here makina dhe u demtua keq, sa Sara ishte duke u cmendur, na thone se Sara eshte prostituta me normale qe kane pare te shese trupin ne rrethin e kuq mu ne qender te Tiranes. E kjo s’ka dyshim. Taksistet jane ata qe vezhgojne ne heshtje ate cka ndodh. Nuk i pelqen te flasin, e sidomos per Saren, per te cilen ndjejne keqardhje. Telefoni, ky mjet komunikimi, duket se u hyn ne pune dhe punonjesve te seksit. Sares i bie nje telefon dhe me pas ajo largohet. Menyre direkte me klientin qe duket se ka mbetur i kenaqur nga hera e pare. Keshtu vazhdojne ecejaket e vajzes se re bionde, e cila prej disa kohesh prostituon te Sahati, perballe Bibliotekes Kombetare. Paradite ajo pushon dhe jeton normalisht, ndersa sapo erret, bashke me te emen dhe nje sere femrash te tjera dalin ne kerkim te klienteve. Prostituta te shtrenjta dhe ne qender. Kjo eshte ajo cka ndodh cdo nate te lulishtja e Sahatit.


Ne Qytetin Studenti

Qe Sara punonte prostitute, nuk ia kishte marre mendja. Tek e kishte pare te ecte ne Qytetin Studenti, me trupin e saj te rregullt, teksa levizte me elegance, ai i kishte fishkellyer dhe kishte shprehur komentet pozitive; E mire kjo, alamet femre. Po ne ate kohe shoket qe e njihnin i kishin thene se ajo punon prostitute te Sahati. Studenti rrefen se qe kur e kishte fiksuar vajzen, kishte kuptuar se vizitat e saj ne Qytetin Studenti ishin te shpeshta.

Sida dhe mbrojtesit

Disa shoqata qe luftojne kunder droges dhe Sides, shpesh kane dale ne sheshin te Pallati i Kultures dhe u kane shperndare prezervative prostitutave. Madje, per te realizuar qellimin e tyre, ata punesonin pikerisht ndonje nga ky grup, qe t’u fliste shokeve per nevojen e masave mbrojtese. Por ne aksionin e fundit te policise, bere para disa muajsh, ne kete zone u arrestua dhe bashkepunetori i shoqatave dhe ai qe prej asaj kohe ka hequr dore nga misioni i moralistit.

Autostrada

Autostrada Tirane-Durres duket se eshte nje nga pikat e tjera te preferuara nga prostitutat. Shume femra ne moshe u ngrene doren shofereve te makinave ne forme autostopi, e kur ndonjeri prej tyre ndalon ato hipin dhe nisin te bisedojne normalisht. Kur vjen rasti qe pyesin njeri-tjetrin me cfare merren, prostitutat nuk kane kurrfare ngurrimi per zanatin e tyre; “Une punoj me seks”. Pazari i femrave-gra ne autostrade eshte 500 leke ne makine dhe 1000 leke ne hotel.

Pohimi ne gjyq: Braktisa foshnjen per te prostituuar
“Koleget me denoncuan se u merrja klientet”

“Ketu para gjykates duhet te ishin ato tre prostitutat qe me denoncuan mua dhe polici qe me arrestoi, jo une qe punoj per te ushqyer femijen tim”. Keto fjale te thena nga prostituta 22-vjecare Rajmonda Sheta tri dite me pare ne Gjykaten e Tiranes ishin, vec tjerash, nje nga arsyet mbi te cilat trupi gjykues i pranoi asaj kerkesen per aplikimin e gjykimit te shkurtuar, cka do te thote ulje te nje te tretes se denimit te pritshem dhe shkurtimin e kohes deri ne perfundim te procesit. Gjate shpjegimeve te dhena, 22-vjecarja pranoi se kishte braktisur ne maternitet foshnjen e saj disajaveshe per te prostituuar, nderkohe pohoi se ishte denoncuar nga tre prostituta te tjera ngaqe u kishte marre klientet. Ajo nuk e mohoi faktin qe ishte kapur ne flagrance prej policise, ndersa nuk harroi te falenderonte gjykaten qe e kishte liruar tri dite me vone, pasi kishte mesuar se ajo kishte nje foshnje te mitur per te ushqyer. Tashme 22-vjecares, qe prostituonte edhe per “dy mije leke”, i duhet te perballet me drejtesine nen akuzat “ushtrim prostitucioni” dhe “braktisje femije....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rat1010 Online
Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9809

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga NEO 2008-01-08, 16:06

Kjo eshte Shqiperia demokratike, dhe ne tranzicion historik....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rat1010 Online
Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9809

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga Musafir 2008-01-14, 15:39

Shocked Shocked ....ngela pa fjale..nuk mendoja se ne shqiperi mund te ndodhnin kaq hapurazi keto gjera!!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga Vizitor 2008-01-14, 21:36

se mos ndodhin vetem ne shqiperi...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga NEO 2008-01-15, 09:55

ketu te con ekstremiteti, nuk pse ngelesh pa fjale arla. Ne nje vend qe cdokush perpiqet te nxjerre fitime nga cdo gje jane gjera qe priten......
juro, jane gjera qe nuk ndodhin vetem ne Shqiperi, por ne kete menyre nuk ndodh ne asnje vend te botes. Nese do te ishin legalizuar shtepite publike sic eshte bere ne disa vende athere situata do ishte krejt ndryshe.....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rat1010 Online
Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9809

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga Musafir 2008-02-02, 14:57

Eshte e vertet qe ndodhin gjithe andej po ato jane vende qe kane mentalitet tjeter,nuk e kane marre zhvillimin mbrapsht sikur ne!!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga NEO 2008-02-11, 12:04

ketij i thua zhvillim ti?
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rat1010 Online
Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9809

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga Guest 2008-02-11, 16:26

BOBO! U PRISH BOTA! EH KU JE O XH. ANVER?! Very Happy
Anonymous
Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga NEO 2008-04-01, 12:12

xhaxhi enver ka shku me pushime, tani duet me gjet enver tjeter.... ky edi rama nganjehere ashtu si ai me duket, si nje enver i viteve 2000 Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rat1010 Online
Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9809

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes Empty Re: Prostituta te shtrenjta ne qender te Tiranes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi