Gjeografia shqiptare!!

Shko poshtė

Gjeografia shqiptare!! Empty Gjeografia shqiptare!!

Mesazh nga Musafir 2008-01-16, 22:44

Gjeografia shqiptare!! Copia20di20harta1

Shqipėria ndodhet nė pjesėn juglindore tė Evropės, nė pjesėn perėndimore tė gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradė e 38' dhe 42 gradė e 39' te gjėrėsisė veriore dhe 19 gradė e 16' te gjėrėsisė lindore, ne largėsi pothuajse tė barabartė nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj ėshtė Tirana

Gjatėsia e pėrgjithshme e vijės kufitare ėshtė 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokėsor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Nė veri e verilindje ka 529 km vijė kufitare me Malin e Zi, Kosovėn dhe ish republikėn jugosllave tė Maqedonisė, ndėrsa nė jug e juglindje me Greqine njė vijė kufitare prej 271 km. Nė perėndim Shqipėria laget nga deti Adriatik e nė jug-perėndim nga deti Jon.

Gjeografia shqiptare!! 600px-Europe_location_AL

Pozita gjeografike nė Evropė

Shqipėria ka njė pozitė tė favorshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimin e rrugeve mė tė shkurtėra qė kalojnė nga Mesdheu perėndimor pėr nė Ballkan e Azinė e Vogėl dhe kontrollon kalimin pėrmes kanalit detar tė Otrantos. Luginat e saj mė tė gjėra janė ato tė lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosė, qė lehtėsojne, njėkohėsisht, lidhjen e brendshme tė Ballkanit me detin Adriatik dhe tė Azisė sė Vogėl me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunės deri nė Kepin e Gjuhėzes. Nė gjirin e Vlorės e nė drejtim tė jugut, bregdeti ėshtė i lartė, shkėmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore tė Shqipėrise janė: gjiri i Drinit, i Lalėzit, i [/size]Durrėsit, i Karavastasė dhe i Vlorės, nė hyrje tė sė cilės gjendet ishulli i Sazanit.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi