Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj

Shko poshtė

Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj Empty Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj

Mesazh nga Andi 2008-03-30, 09:43

Prej disa ditesh nuk je me ne shtepine e Big Brother dhe pjese e lojes, si ndihesh?
Edhe mire edhe keq. Mire sepse kam lene nje pershtypje te mire aty brenda dhe keq, sepse doja te qendroja me teper. Do doja te rikthehesha serish aty brenda, qofte per t'i takuar edhe njehere.

Nese loja per ty do te kishte zgjatur edhe pak cfare mendon se do te kishe dhene me shume?
Do te kisha krijuar marredhenie me te mira me te gjithe, por nuk mund te dilja nga Juna qe eshte deshmuar ne ato jave qe uee kam qene aty brenda, sepse nuk mund te dal dot nga vetja.

Si i sheh banoret tani qe je jashte shtepise?
I shoh dhe nuk me besohet se kam qene edhe une pjese e asaj shtepie. Nuk kam nderuar pershtypje per ta, mund te them me bindje per ta, te njejtat opinione qe kam percjelle edhe kur kam qene ne shtepi.

Cfare emocioni te krijojne reagimit e banoreve, menjehere me largimin tend nga shtepia, reagime te cilat ende vazhdojne?
Me eshte bere shume, shume qejfi, qe kane ndjesine se Juna eshte ende ne shtepine e Big Brother dhe kjo deshmohet me pikturen qe beri Olsi.


Cfare pershtypje te la piktura?
Shume e bukur, e mrekullueshme, kam qare kur e kam pare. Mendoj se me kete pikture kuptohet se jo vetem Olsi, por edhe te tjere aty brenda nuk kane dashur qe Juna te dilte.


Dhe meqe jemi tek Olsi, cfare vendi ka zene ai tek ty?
Olsi ka qene eshte dhe do te jete nje shok shume i mire per mua dhe asgje me teper.


A arriti i dashuri yt te kuptoje Junen aty brenda?
Ai e ka te veshtire te kuptoje se si ndihet njeriu aty brenda edhe pse Juna nuk ka bere asgje te keqe. Per momentin ka vetem sqarime dhe shpresoj qe lidhja jone te kthehet si me pare.


Me cilet nga banoret do te doje te vazhdoje shoqerine edhe jashte shtepise se Big Brother?
Me Olsin, Julinden, Polin, Inen, Nardin, Visin, Arbrin, Besen do te doja te kisha nje shoqeri shume te mire edhe jashte, ndersa me te tjeret do te pija me
kenaqesi nje kafe.


Cili eshte personi me te cilin ke pasur me shume veshtiresi ta beje mik?
Najada, ndoshta sepse nuk eshte tipi im edhe pse e njoh shume pak, gjithsesi me aq sa e kam njohur me eshte krijuar pershtypja se nuk eshte tipi im, Cimi po per tipin e tij dhe Romina, qe edhe pse e ndryshoi sjelljen ditet e fundit, serish e kisha te veshtire ta beja shoqe brenda shtepise se Big Brother.


Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj Junain10


Si kane qene reagimit e atyre qe te kane vezhguar nga jashte?
Shume te mira, ndoshta sepse me jane percjelle vetem vleresime. Ndoshta ata qe nuk kane pasur vleresim per mua nuk kane guxuar te reagojne, sepse e di qe ka edhe kritika.


E ndjen veten person publik?
Nuk e di, thjesht me vjen mire qe njerezit me njohin me teper dhe flasin per mua.


Si do te vazhdoje jeta jote pas kesaj eksperience?
Per momentin e kam pak veshtire te ambjentohem, fle kur banoret e Big Brother flene e zgjohem me ta. Me duket sikur jam ende ne shtepi dhe sikur po me zgjojne ata dhe jo mami. Javen tjeter filloj shkollen, ndersa per te ardhmen nuk e di, do kisha deshire qe vitin tjeter te isha pjese e Top Fest.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj Rat1010 Online
Juna, pas daljes Piktura e Olsit me beri te qaj Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi