Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41)

Shko poshtė

Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41) Empty Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41)

Mesazh nga Andi 2008-04-05, 23:46

Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41) F_loja10


Ndodhite e Nates
Loja e shishes eshte perdorur serish si strategji per banoret per t’i bere pyetje njeri-tjetrit, per zbavitje dhe per te kaluar kohen.
Secili prej tyre shpenzon nga nje pyetje per te tjeret dhe duhet te japi nje pergjgjie.Pergjithesisht ata shprehin mendime mbi performancat e secilit brenda shtepise, duke mos dale nga kornizat e mendimeve qe kane shprehur vazhdimisht.Secili prej tyre nuk ka thene dicka gjate loje per te thyer kornizat e imazhit te krijuar deri tani.

Pas lojes, eshte ora e ushqimit … dhe e debatit.
Teper te acaruar ishin dje Olsi me Nocen, qe u zune tamam si dy te dashuruar: Najada i thote se ka gjithe javen qe i thote t’i presi floket dhe sipas saj Olsi e ka anashkaluar. Kurse sot, ne vend te Najades, ai ia kishte prere floket ROmines. Olsi i thote se ajo po sillet si kalama. Najada del ne kopesht per te ngrene vetem. Olsi vazhdon te flasi per zenien me ton te acaruar te zerit, ndersa eshte duke ngrene ne guzhine me gjithe te tjeret.
Ina me Polin gjithashtu ‘gerricen’ duke bere nje diskutim karakteresh. Sipas Ines, Poli ka karakter te lekundur, por Poli i thote se ajo ia fut kot. Ina i thote se te gjthe e kane vene re se ata te dy jane larguar, por Poli i thote se te gjithe kane vene re afrimitetin e Ildes.
Ervisi e thote troc se pavaresisht afersise qe ai ka krijuar, atij nuk i behet vone per te. Ai i thote Polit se ai mund te beje cfare te doje me Ilden, por te kete kujdes te mos bjeri preh i saj.
Astriti i thote Cimit, se ai eshte i fiksuar me disa njerez edhe pyetjet ia ben nje ose dy personave- si ai vete dhe Romina- kurse ka njerez te tjere qe nuk i ngacmon asnjehere per debat.

Xhelozi (naten)
Jane Ina me Polin ne nje krevat dhe Visi me Ilden ne krevatin ngjitur. Situata behet groteske: Ilda e ngacmon Polin nepermjet Visit, ndersa Ina hap syte e habitur per te marre vesh biseden. Poli perfiton nga nderhyrja e Oles, qe do qetesi ne dhome dhe skena qe desh krijoi Ilda u shmang.
Meqe i del ne shteg, Visi e pyet Ilden qe si eshte e mundur qe ne nje kohe kaq te shkurter, ajo eshte munduar te krijoje nje lidhje treshe, mes saj, Visit dhe Polit. Bashkebisedimi i tyre eshte i gjate dhe i detajuar lidhur me dyshimet, hamendesimet dhe raportet e krijuara; ne lidhje me rregullat e lojes dhe ruajtjen e personalitetit gjenuin; shfaqjet pozitive dhe negative te secilit dhe qellimit per te mbetur ne fund me dinjitet. Nese ka baza reale kjo bisede, kjo eshte per t’u zbuluar.

Cimi e ngacmon Rominen ne lidhje me mungesen e respektit familjar te Romines ne karakterin e Romines- sipas Cimit. Ai i permend Romit disa gjera qe ajo ka thene ne raport me prinderit, qe atij i eshte ngjare se ajo nuk i respekton ata. Romina i pergjigjet se ai nuk e njeh fare ate dhe familjen e vet dhe ato qe ka thene ajo i ka keqkuptuar. Ajo i respekton prinderit, por nuk u bindet verberisht, ashtu sic eshte mesuar ai ne familjen e vet.
Shume vone ne mengjes- Ilda, Poli dhe Visi jane te krevati i Visit, i cili do te fleje. Ilda me Polin ikin te krevati tjeter.
Ne dhomen blu jane Besa, Juli, Arbri dhe Olsi. Ata jane shtrire ne krevatet ngjitur dhe bisedojne deri vone per banoret dhe gjerat e tyre private. Olsi flet per Ilden, duke thene se ajo duket si tip i paqendrueshem. Ne fakt, ata te dy, jane te vetmin persona qe kane tentuar te joshin me shume sesa nje banor brenda shtepise se B.B.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41) Rat1010 Online
Ndodhite e Nates - Xhelozi (dita 41) Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 37
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11829

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi