Gezuar Ola! (dita 41)
Faqja 1 e 1
Gezuar Ola! (dita 41)
Mengjes
Mezi jane zgjuar, madje disa prej tyre ende po flene- por kjo presupozohet te jete nje dite energjike per banoret.
Zgjohet Olsi, qe ka fjetur me Besen, pastaj Cimi e pastaj Poli. Olsi i thote Cimit per naten e mbremshme, kur Poli donte te flinte dhe Ilda pa deshire u largua per ne krevatin e saj.
Astriti eshte nderkohe ne guzhine, ku shkon edhe Olsi per te pire nje gote me qumesht dhe mjalte, ashtu sic po pergatit Astriti.
Me zerin e ngjirur, Najada uron Mardiolen per ditelindjen. Ato zgjohen duke u ankuar nga nata e mbremshme, kur bisedat e te tjereve e lane pa gjume. Ato thone se ky qenka mengjes i veshtire.
Ne dhomen blu zgjohet edhe Visi, i cili bashke me Polin bejne nje plan sesi te kalojne me sukses situaten Ilda-Ina. Visi i thote Polit te kete kujdes, sepse mund te keqkuptohet nga ata qe i shohin jashte.
Pasi Astriti lan enet, bashke me Cimin pergatisin mengjesin dhe presin te zgjohen te tjeret.
Ngacmime
Olsi dhe Cimi per Polin
Keta te dy e munden gjumin, ne ndryshim nga banoret e tjere- flasin per naten e kaluar. Sidomos me situaten Ilda-Poli. Olsi e imiton Polin ne situata stresuese dhe qeshin me te madhe me faktin qe ai nuk e con deri ne fund nervin qe ka per momentin. Vjen Poli dhe ata nisin ta ngacmojne, por Poli nuk i merr per keq batuat.
Ina per Polin
Ina thote se Poli eshte idiot. Ervisi mundohet ta ngushelloje Inen qe nderkohe ndihet sikur ka humbur Polin edhe mund te largohet sot nga shtepia.
Ngacmohet Titi
Cimi me Olsin dhe Polin ngacmojne Astritin i cili ka fjetur ne krevatin prane Julindes. Dy te tjeret duan ta vene ne siklet duke i thene qe mos ta mohoje se i kishte pelqeyer te flinte me Julin dhe e pyesin se perse ajo kishte ikur nga krevati ne mengjes. Ai e mohon qe Julinda ka qene ne krevat me te, por thote se ka qene ne krevatin ngjitur. Astriti u thote se ai nuk ndjek instiktet dhe se i ka marre parasysh te gjitha gjerat para se te hynte brenda ne shtepi.
Olsi per Najaden
Olsi u thote te gjitheve se eshte zene me Najaden qe dje edhe se nuk do te flasi me te. Ai komenton se Nada sillet si femije dhe se xhelozia e saj e momentin eshte e pajustifikueshme.
Gezuar Ola!
Ata qe jane zgjuar jane: cunat, Ola dhe Najada. Jane mbledhur ne kopesht dhe gjeja e pare qe bejne kur vjen Ola eshte ti kendojne Gezuar Ditelindjen ne anglisht. Ola i falenderon dhe i puth me rradhe.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi