Poli dhe Ina (dita 42)
3 posters
Faqja 1 e 1
Poli dhe Ina (dita 42)
Ina
Ina nuk leviz nga krevati deri tani vone. Pas Visit, ajo rri me Olsin, qe eshte kthyer te plotesoje ca ore gjume mangut. Por ata nuk flene.
Flasin dhe qeshin me te madhe, duke shqetesuar Romin qe eshte ne kokerr te gjumit. Ata nuk pushojne nga batutat dhe nisin e qeshin te tre.
Vemendja rikthehet prape te Ina, e cila e pyet Olsin per Junen dhe pikturen qe ai ka bere per te. Biseda e tyre perqendrohet edhe ne skenen qe perjetoi Olsi me ish te dashuren e vet, kur ajo hyri ne shtepi. Ai thote se kjo gje nuk i pelqeu aspak dhe e shfajson veten nga ajo qe ndodhi, pasi ai nuk e zgjodhi ate situate. Ai eshte i bindur gjithashtu se ka qene B.B qe i ka thene ishit te tij te hyje ne shtepi, sepse sipas tij, ajo nuk ka dashur.
Ata flasin edhe per ate qe i dhembi Ines (raporti i ri i Polit dhe Visit me Ilden)- por pershperimat e tyre behen te padegjueshme per mikrofonat.
Ata flasin per Polin dhe shkollen qe ai po ndjek aktualisht. Poli vazhdon per zootekni (thote Romina nga krevati tjeter) kurse Olsi thote se Poli vazhdon per lopet.
Kalon Julinda ne dhome (edhe ajo sapo eshte zgjuar) dhe Olsi e ngacmon duke i thene te shkoje te shpetoje Titin.
Olsi e pyet Inen nese eshte e shqetesuar qe Poli dhe Visi e lane Ilden te hynte ne rolin e saj. Ina thote se nuk e sheh keshtu, por nuk eshte e bindur. Olsi thote se roli per te cilin ai po flet eshte se ata rrine te dy bashke me Ilden dhe bejne te njejtat shaka qe bejne edhe me Inen.
Ina eshte e bindur se Ilda hyri me nje strategji, kurse ajo doli si xheloze dhe e dobet ne karakter. Ina thote se qe ne javen e pare ajo ka arritur shume, por Olsi i thote se nuk eshte gjithcka.
Sipas tij, Ilda po ben thjesht nje loje dhe cunat po i vijne pas fillit. Ai vecon Visin si personi qe merzitet me shume nga largimi i Polit.
Ina i thote se Ilda eshte e bukur ne fytyre por jo ne trup. Olsi i thote se po te kishte qene ajo aq e mire, ai sdo e kishte lene pa e provuar me te. Por, ai thote se ajo nuk i shkakton asnje ngacmim.
Olsi tregon per pyetjen qe i ka bere Ildes,lidhur me seksin. Ina i thote se ajo tu pergjigj se Olsi nuk ka shanse. Por Olsi i thote se ai as e merr mundimin te veproje seriozisht, por ajo donte tia mbyllte gojen meqe ai u be teper provokues.
Olsi cohet per ne dush dhe e le Inen ende ne krevat.
Per Rominen
Cimi, Visi, Najada perflasin Romine qe eshte ende ne gjume, lidhur me mendesine e saj te gabuar lidhur me familjen (sipas tyre). Nga diskutimi i mbremshem, mes Cimit dhe Romit, ka lindur edhe ky debat per te dhjeten here mbi Rominen dhe zgjedhjet qe ajo ka bere ose fjalet qe ajo ka thene.
Nderkohe, Ola eshte afruar me Inen dhe bisedojne per spektaklin e sotem dhe personin qe do dalin.
Ato mendojne qe Romina nuk do dali, pasi e ka provuar veten ne tre nominime. Ola thote se ashtu si jane sjelle me Rominen, votuesit sigurisht qe do mendojne se banoret i bien ne qafe asaj, jo se ajo meriton te dali.
Romina eshte shtrire ne krevatin ngjitur dhe me syte e mbyllur duket sikur po fle.
Poli dhe Ina
Poli me ne fund shkon te dhoma ku eshte Ina dhe te dy i kerkojne Mardioles ti lere vetem. Ajo i thote po patjeter- por ne vend qe te iki, shtrihet dhe rehatohet ne krevat.
Biseda ne fillim zhvillohet treshe: ata flasin per Ilden.
Ina eshte e bindur qe Ilda po perpiqet te kapi Polin, ashtu si edhe Ola, madje edhe vete Poli.
Ai thote se nese ajo i afrohet dhe i flet, ai do te reagoje si pasoje. Ai i thote se nuk beson te Ilda, por nuk mund te mos kete raport me te, sepse ata ndodhen aty.
Ina ia ve fajin Polit, duke i thene se ai ia lejon asaj ti rrije afer dhe te tentoje te kete nje raport intim me te. Ina i thote se tani raporti i saj me Polin ka ndryshuar krejtesisht.
Ola e ngacmon duke e pyetur Inen nese ajo e do Polin dhe si me shaka e duke qeshur ai pergjigjet pozitivisht. Poli nuk reagon.
Ola iken.
Poli i lutet Ines qe te kete besim tek ai per gjerat qe ai i ka thene pasi ia ka thene me sinqeritet, pa dashur te perfitoje per asgje.
Ai i thote Ines se ajo po krijon mendime te gabuara dhe se sillet sikur eshte e vogel.
Poli i thote asaj se ajo e ka problemin diku tjeter, duke nenkuptuar faktin qe Ina trembet se Ilda eshte me e mire sesa ajo.
Ina i thote se nuk ka asnje problem te tille.
Problemi i saj eshte se ndihet e anashkaluar nga Poli. Ajo i thote te provoje njehere Poli ta leri si peme Ilden edhe te shohin sesi reagon ajo. Poli i thote se nuk ka asnje arsye ta beje kete gje.
Ina i thote se ai duhet ta pranoje se ajo i pelqen. Ai i thote se ajo eshte e mire, por per te eshte vetem pjese e lojes. Ai i thote edhe se vemendjen qe i ka kushtuar Ines, nuk e krahason dot me ate per Ilden.
Re: Poli dhe Ina (dita 42)
shum te lirshme keto gocat e big brotherit,direkt ne kervat te futen ,sikur te ishin te gjitha kshu
Similar topics
» Poli (dita 39)
» Thashetheme (dita 43)
» Zgjimi (dita 34)
» Sterhollim (dita 34)
» Ola muhabetcija (dita 37)
» Thashetheme (dita 43)
» Zgjimi (dita 34)
» Sterhollim (dita 34)
» Ola muhabetcija (dita 37)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi