Politikanet tane te "varfer"
Faqja 1 e 1
Politikanet tane te "varfer"
Ashtu si tė gjithė dosjet e krimit ekonomik e njerėzor, qė mbyllen pa u hapur fare edhe dosjet e pasurive tė zyrtarėve e tė politikanėve, kanė afro 17 vjet qė shoqėrohen me demagogji dhe falsitet, me mashtrime dhe fshehje. Edhe pse klasa politiko-qeverisėse e kėtij vendi jeton nė luks, edhe pse deputetė, ministra, politikanė, drejtorė tė lartė doganash, arsimi, rrugėsh, tenderash, bordesh, kompanish e agjensish shtetėrore, kanė pėrfitime financiare nga 100 burime legale e ilegale, pra korruptive, edhe pse kanė llogari bankare,prona tė patundėshme e deri nė kompelkse fshtarash turistikė, vazhdojn tė mos i deklarojnė kėto pasuri, duke pasqyruar nė deklaratat e tyre perosnale e familjare, vetėm rrogėn mujore, vetėm ndonjė honorar tė vogėl, vetėm ndonjė kursim qindarkash nga udhėtimet jashtė vendit, vetėm ndonjė veturė me llamarina tė kalbura e vetmė ndonjė dhomė e guzhinė tė vjehrrės, apo ndonjė kredi bankare qė sipas tyre e shlyejnė duke hequr bukėn e gojės. Nė fakt, realiteti ėshtė ndryshe dhe kjo ia bėnė MU, mbasi politikanė e qeveritarė, madje pasuri tė mėdah kanė edhe ata minjtė e vegjėl tė zyrave tė shtetit deri nė komunat e largėta ku ndahen vetėm ēertifikata. Kėta qė na drejtojnė nė qeverisje, nė shtet e nė politikė, kanė shumė pasuri, tė cilat i kanė vendosur me korrupsion. Madje kanė aq shumė, sa ua kalojnė edhe biznesmenėve 100 vjeēarė nė perėndim. Zyrtarė dhe politikanė tė varfėr... nė letra Pėrderisa shteti ka ngritur njė institucion pėr verifikimin e pasurive tė tundėshme e tė patundėshme tė zyratarėve dhe politikanėve, do tė thotė qė ata kanė pasuri. Po si i kanė vendosur kėto pasuri? Natyrisht jo me kazėm e lopatė, as me bordero. Nėse i referohesh vitit 1992, kur shumica e tyre janė futur nė politikė, rezulton se kanė qėnė me ēorape pambuk 55 lekėshe, me kėpucė 700 lekėshe, me xhaketa kanavace, me golfa leshi e pantallona doku 280 lekėsh, me shtpi dhomė e guzhinė, me banim nė dhoma konviktesh e pupulite nė lagjet periferike tė Tiranės, apo tė rretheve. Ndėrsa vetėm pas 1, 2, 3 e 17 vjet pushteti dhe pjesėmarrje nė politikė, ata rezultojnė tė jenė milirderė, me makina luksoze edhe pėr bebet e fėmijėve, me vila verore e dimėrore, me troje dhjetra hektarėsh, me shtpi luksoze nė qendėr tė kryeqytetit, me firma ndėrtimi, me bisnese nė nivel fabrikash e deri me qenė tė cilėve u kanė siguruar edhe dhoma gjumi, edhe dado, edhe mjekė familjeje, madje edhe punonjės zbavitjeje. Mirėpo kėto pasuri edhe nuk deklarohen tė plota dhe realisht edhe nuk verifikohen fije mė fije. Nėse i rikthehemi konologjisė sė procesit tė verifikimit, konstatojmė vėshtirėsi, por edhe burokraci, edhe procedura fiktive, edhe tendeca mbulimi tė kėtyre pasurive. Kjo ka ndodhur dhe po vazhdon tė ndodh. Janė vendosur disa gjoba simbolike pėr ata zyrtarė e politikanė qė mashtrojnė nė deklaratat e pasurive, por qė shuma e kėtyre gjobave ėshtė e barabartė me njė vlerėn e njė kollareje, apo tė njė loje bilardoje qė ata bėjėn pėr sport.
Musafir- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi