Si te ruhemi nga vapa

Shko poshtė

Si te ruhemi nga vapa Empty Si te ruhemi nga vapa

Mesazh nga Musafir 2008-05-08, 18:36

Goditja nga dielli
Shfaqet menjėherė ose pas ekspozimit nė diell tė kokės dhe qafės kur kėto janė tė pambrojtura. Shenjat e goditjes janė dhimbje shumė tė forta koke, skuqje e fytyrės, dhimbje e vazhdueshme e syve, humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallė ndodh vdekja. Pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt kėshillojnė qė tė bėhet largimi i menjėhershėm i tė goditurit nga dielli dhe tė vendoset nė njė vend me hije, tė freskėt dhe tė ajrosur. I vendosen kompresa tė ftohta nė kokė, fytyrė dhe nė qafė, i jepet tė pijė lėngje tė freskėta. Por pėr tė parandaluar kėtė fenomen duhet qė tė mbrohet koka me kapele si dhe tė evitohen qėndrime pėr njė kohė tė gjatė nėn rrezet e diellit, sidomos nė orėt e nxehta tė ditės.
Shqetėsimet/Fėmijėt
Nė rastet kur fėmija ka temperaturė mbi 37.5 gradė ose nėse fėmija ka tė vjella, heqje tė barkut, qė nuk janė nė normat e zakonshme, prindėrit duhet tė drejtohen menjėherė nė poliklinikat apo spitalet mė tė afėrta. Nė ēdo qendėr mjekėsore ėshtė vėnė nė dispozicion dhoma e rihidratimit, ku tė sėmurit i bėhet serum pėr zėvendėsimin e lėngjeve tė humbura. Pikėrisht pėr kėtė grupmoshė mjekėt kėshillojnė qė fėmijėt nuk duhet tė dalin nė asnjė mėnyrė pas orės 10:00 deri nė orėn 19:00, pasi rrezet e diellit janė tepėr tė nxehta. Tė pinė sa mė tepėr lėngje pėr tė zėvendėsuar ato tė humbura, tė vishen me rroba tė lehta e tė pambukta. Ndėrsa pėr mė tė rriturit kėshillohet qė gjatė kėtij sezoni tė konsumojnė perime dhe fruta tė freskėta. Janė tė rėndėsishme, pasi hidratojnė trupin dhe i japin lėngjet qė ka nevojė mė shumė, nė mėnyrė mė natyrale.
Sėmundjet
Uji ėshtė ndihmėsi mė i mirė pėr t“i shpėtuar vapės, sepse vera ėshtė stina qė than mė tepėr lėngjet e trupit. Pirja sa mė e shpeshtė e lėngjeve natyralė, si lėng portokalli ėshtė mjaft i rėndėsishėm. Gjithashtu, gjatė kėtij sezoni tė nxehtė kėshillohet tė konsumohen sa mė shumė fruta dhe perime, sepse japin sasinė e nevojshme tė ujėrave, qė nuk mund tė merren as nga lėngjet. Tė evitohet qėndrimi jashtė gjatė orėve tė nxehta tė mesditės.
Helmimet
Gjatė kėsaj kohe ėshtė i domosdoshėm konsumimi i perimeve dhe frutave tė freskėta. Kėto janė edhe mė tė rėndėsishme, pasi hidratojnė trupin e njeriut dhe i japin lėngjet qė ka nevojė mė shumė, nė mėnyrė mė natyrale. Pėr tė shmangur helmimin e shkaktuar nga ushqimet duhet higjenė dhe gatim i plotė i ushqimeve. Kujdes mė tė madh u duhet kushtuar atyre ushqimeve, qė mund tė prishen shumė shpejt. Ērregullimi ėshtė i lidhur ngushtė me tė nxehtin dhe higjenėn e tė ngrėnit. Qumėshti, kėrpudhat apo vezėt janė mjaft tė ushqyeshme dhe tė nevojshme pėr kėtė sezon, por duhet tė gatuhen mirė dhe tė mbahen nė frigorifer. Shumė e rėndėsishme ėshtė qė ushqimi tė gatuhet aq sa mund tė hahet brenda njė dite.


Keshilla per vapen

1- Duhet tė pini mė shumė se tre litra ujė nė ditė.
2- Mos konsumoni lėngje me pėrmbajtje kafeine, alkooli, apo sasi tė mėdha sheqeri, gjė qė do tė sillte humbje lėngjesh nga organizmi.
3- Qėndroni brenda, nėse ėshtė e mundur nė ambiente me ajėr tė kondicionuar, nga ora 10 deri nė orėn 17.
4- Banjat me ujė tė vakėt dhe sa mė tė shpeshta janė tė kėshillueshme.
5- Vishuni me rroba tė lehta, tė lirshme dhe me ngjyra tė ēelėta.
6- Kujdes tė veēantė duhet tė tregojnė fėmijėt, tė moshuarit, tė sėmurėt kronikė me probleme kardiovaskulare tė hipertensionit dhe diabetikėt.
7- Vizitoni fėmijėt dhe tė rriturit me probleme tė shėndetit periodikisht.
8- Nėse jeni tė detyruar tė qėndroni nė tė nxehtė duhet tė kufizoni orėt e qėndrimit jashtė duke preferuar orėt e mėngjesit dhe mbrėmjes.
9- Nėse jeni tė detyruar tė ushtroni aktivitet fizik, duhet tė konsumoni 4 gota lėngje joalkoolike nė orė.
10- Pėrpiquni tė ecni nė hije.
11- Mbani kapele me strehė tė gjerė, syze dielli cilėsore me filtėr mbrojtės dhe kremra mbrojtės.
12- Qumėshti ėshtė njė ndėr produktet qė nuk duhet tė mungojė asnjė ditė nė tryezėn e qytetarėve.
13- Kėrpudhat apo vezėt janė mjaft tė ushqyeshme dhe tė nevojshme pėr kėtė sezon, por duhet tė gatuhen mirė dhe tė mbahen nė frigorifer.
14- Shumė e rėndėsishme ėshtė qė ushqimi tė gatuhet aq sa mund tė hahet brenda njė dite.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi