Skllaveria e emigranteve ne Greqi

Shko poshtė

Skllaveria e emigranteve ne Greqi Empty Skllaveria e emigranteve ne Greqi

Mesazh nga NEO 2008-05-14, 22:29

Fraulat e Pirgosit - skllaveria bashkekohore e emigranteve ne Greqi

Nga Jakup B.Gjoca

Prill 2008.
Vetem 5 km larg qytetit te Pirgosit, ne Peloponezin grek, kushdo qe kalon, ka mundesine qe te shikoje ne te dy anet e rruges hektare te tere me serra me plasmas, te mbeshtetura me shufra hekuri, te ulta, sa ka mundesi njeriu te qendroje ne kembe.

Fshatrat Nea Manoladha, Vardha dhe Lappa, me mikroklimen qe kane, jane nje vend bujqesor qe favorizon shume kultivimin e fraulave.
90 % e prodhimit te fraulave te Greqise, sigurohet nga prodhimi i fraulave ketu, ne te dale te Pirgosit.
25.000 tone fraula prodhohen ne vit nga fshatrat greke te Pirgosit qe permendem.
Mirepo....
Ne te dy anet e fushave, ngjitur me serrat e plasmanit te fraulave, nuk e ke te veshtire qe te shikosh edhe disa cadra, po me plasmas.
Ne to jetojne ata qe kultivojne fraulat.
Jane emigrantet e perkohshem.
Po te njihesh sado pak me kushtet ne te cilat jetojne, do te te vije turp. Turp, kur mendon qe ne Greqine e sotme, ne ate Greqi qe organizoi Lojerat Olimpike te 2004-s (une jetoj ne Greqi 17 vjet, dhe krahasimi im eshte lavdia qe i bashkengjitin perdite greket vetvetes...), ne kete fushe te pambarim me serrat e fraulave, jetojne edhe njerez...Qe flene ne toke, nen plasmasin e serrave... Qe krevat kane nje tapet plastik. Dhe qe mbulohen me batanije te pista...
Qe nuk kane uje qe te lahen. Qe nuk kane tualet qe te ...jashteqitin...Qe jane te privuar nga cdo sherbim shendetesor, ngaqe jane skllever pa dokumenta...
Nea Manoladha ka 2.000 banore. Plus edhe 1.500 skllever- emigrante qe punojne perkohesisht ne serrat plastike te fraules.
Ndonje fshatar qe veshtron pak me gjate, ka ngritur per sklleverit e tij edhe ndonje cader. Pa uje. Pa drite elektrike. Pak metra me tutje ka ngritur nje tjeter cader, ku ka hapur nje grope ne mes. Ajo eshte WC-ja.
Sa emigrante qe i duhen, cifligari grek i mban te mbyllur. U ka ndaluar qarkullimin. U ka ndaluar edhe te komunikojne me te tjere.
Edhe kur ndonje i huaj, nga kureshtja afrohet dhe pyet ndonje nga emigrantet - skllavet e fraulave te Pirgos, mbijne nga dheu disa
" bravo" me makina te zeza. Dhe, me "miresjellje" i largojne nga serrat e plasmasit te fraulave dhe nga cdo takim me sklleverit bashkekohore te fraulave. Edhe kur emigrantet - skllever ndonje dite nuk punojne, jane te detyruar qe te rrine tere diten ne cadrat e plasmasit. Ne oren 5.30 cifligari grek i zgjon, dhe sklleverit hipin ne rimorkion e traktorit qe ti coje te serrat e fraules.
Sklleverit e fraules, shume - shume 3 ne jave punojne ne serrat e plasmasit.
Dhe merokama e punes eshte 20-23 euro ne dite.
Secili nga ata paguajne edhe qirane. Qirane e ujit, te bukes, te ...plasmasit... Nje nga cifligaret e fraules deklaron i lumtur. - Jeta jone ndryshoi ne vitin 2005 me pjesemarrjen e tyre ne Fruit Logistica.
Dhe tani enderrojne qe te shtojne siperfaqen e kultivuar me fraula deri ne 10.000 dynyme. Por, kane vetem nje problem te vockel.
- U mungojne sklleverit, per ditet e punes qe u duhen.
Ndaj shume prej tyre, kane bere kerkese qe te marrin fonde ndihmese nga shteti, nga BE, qe te ndertojne sa me shume cadra me plasmas. Qe te strehojne...sklleverit.
Dhe perbri serrave me fraula, kane "ndertuar" edhe teneqepoli- shtepizat me teneqe. - Paguajme 100-150 euro ne muaj, per pronarin qe i ka ndertuar - pohon nje emigrant.
Dhe emigranti ndihet fatmire qe ka mundur te strehohet ne kete teneqeshtepize.
Emigrantet e tjere flene ne serre brenda, pertoke. Flene ne serra brenda, qe te mos diktohen, te mos kapen nga policia greke.... Shume prej emigranteve jane te pa dokumenta. Te shumte prej tyre u bene edhe viktima te fallcifikuesve greke, qe u dhane dokumente fallco. Qe emigrantet i paguan me qindra euro, vetekuptohet. Shume nepunes te zyrave te emigracionit, ne Pirgo sot jane edhe ne burg. Qe u kane dhene dokument fallco emigranteve.
cifligaret e fraulave kane edhe nje rruge tjeter qe te mjelin ekonomikisht ata skllever te tyre qe u kultivojne fraulat. cifligaret greke u japin sklleverve-emigrante nje dokument "Veveosi" qe i kane ne pune, dhe secili emigrante per ate dokument te dhene nga pronari i tij grek i paguan 300-400 euro po pronarit.
Qarkullim i vleres te euros.
Nga nje xhep i cifligarit ne xhepin tjeter.Viktime eshte emigranti qe i kultivon, qe i mbledh tonelatat e fraulave pronareve greke.
Shume emigrante marrin me vete ne serrat e plasmasit edhe femijet e tyre qe ti ndihmojne te mbledhin fraulat.
Femijet ne shkolle nuk vene. Jane femije te sklleverve emigrante te fraulave. Te paregjistruar askund. Qe askush nuk interesohet me per ta. Ata femije te sklleverve te fraulave te Pirgosit i ka braktisur edhe vete Zoti.
I ka harruar edhe shteti.
- Mjek kemi qe nga viti 2000 qe nuk kemi pare. Atehere erdhen disa aktiviste mjeke dhe i vizituan falas. Puna ketu ne serrat e plasmasit te fraulave eshte sezonale. Ne kete kohe, ne cdo fillim pranvere emigrantet mbije me qindra mijera ne serrat e plasmasit te fraulave ne fshatrat e Pirgosit. Kur mbaron puna e fraulave, te shumtet e sklleverve te mbetur te papune edhe largohen. Me plasmasin e cadres ne dore largohen per ne Lakoni te mbledhin domate. Ne Maqedoni te Selanikut te mbledhin pjeshke. Ne Korinth qe te mbledhin rrush. Vetekuptohet, qe me qindra emigrante qe tani jane si gjethet e vjeshtes-te padobishem me per cifligaret e fraulave te Pirgos, - do te burgosen ne qelite e policise greke. Si emigrante te paligjshem. Ne baze te ligjit grek. Dhe te spiunuar nga cifligaret greke.
Vjet ndodhi edhe ky turp. Nje cifligar grek, u vuri naten zjarrin cadrave dhe teneqeshtepizave ku flinin emigrantet. U vuri zjarrin qe ti ndiqte nga toka e tij.
Policia greke, sigurisht, nuk mund te arrestoje nje cifligar te fraulave ne Pirgo qe djeg emigrantet ne cadren e plasmasit.
Kushton cifligari grek, ndersa jeta e emigranteve shume-shume vlen sa ...plasmasi i cadres. Qe ka vlere perdorimi vetem nje sezon prodhimi....
Policia greke qe ka kohe, qe ka edhe shume polic, arrin qe ti kape emigrantet. Si peshkun me rrjeta, i kap naten ne cadrat e plasmasit. Tani policia greke nuk ka me frike se mos prishe bimet e pa vjela te fraules. Fraulat bejne pushimin sezonal. Kjo eshte vigjilenca e policise greke. Qe arrin te kape emigrante te pa dokumenta vetem kur mbaron sezoni i vjeljes te fraulave.
Policia greke kurre nuk mori mundimin qe te arrestoje qofte edhe nje cifligar, qe i skllaveroi ne serrat e plasmasit te fraules emigrantet e pa dokumenta.
Ligji edhe per pronaret greke qe punesojne emigrante te pa dokumenta eshte e shkruar e zeze mbi letren e bardhe. Por policia greke kete ligj e ka si monument kulture. Qe e mirembron nga policia greke.
Skllaveria bashkekohore e emigranteve nga cifligaret e Pirgosit keto dite u be kryetema e gazetes greke "Elefteros Tipos". Shteti grek u zgjua nga gjumi i shperfilljes per emigrantet. Shteti grek perballe akuzes te medias greke, beri edhe zhurmen. Qe te genjeje edhe kete here,-sic na genjen keto 17 vjet -qe ja dicka do te beje. Shteti grek reagon tani, perballe akuzave per stimulimin e skllaverise te emigranteve ne serrat e turpit te fraulave te Pirgos, sic reagon edhe gjarpri kur e godet. Shteti grek reagon qe ti shpetoje akuzes shoqerore. Per keqtrajtimin shoqeror, ligjor ndaj emigranteve.
Rushopullos, ministri i shtypit, dhe zedhenesi i qeverise greke deklaroi.

- Shteti grek do te kontrolloje nese zbatohen ligjet e punes te cdo emigranti.
Ku ka qene deri me sot shteti grek? Shteti grek nuk shikon serrat e skllaverise ne Pirgo?
Si ka mundesi qe nje fshat me 2000 banore te kultivoje 2.000 dynym fraula?
Si ka mundesi qe policia greke arreston emigrante vetem kur mbaron fushata e vjeljes te fraulave?
Rushopullos, me paturpesi politike, si zedhenes i qeverise greke deklaron.
- Nuk kemi deri tani asnje akuze!!! cfare akuze do shteti grek qe te parandaloje skllaverine e cadrave te plasmasit te fraulave ne Pirgo? Nuk mjaftojne getot e emigranteve qe jane bashkangjitur me mijerat e dynymeve te serrave te fraulave?

Prefekti i Pirgosi, i pyetur ne radion greke ALFA 98,9 u pergjigj:
- Ne si prefekture nuk kemi mundesi te bejme gje. Fraulat kane ndihmuar ekonomikisht shume fshataret, dhe shteti grek duhet ti stimuloje fshataret....
Kush kupton, kupton pergjigjen e prefektit te Pirgosit.
Edhe ministri i shendetesise greke, Avramopullos, u "prek" dhe u "mallengjye" shume nga publikimi i skllaverise ne serrat e plasmasit te fraulave ne Pirgo. Ministri i shendetesise greke deklaroi qe do te dergoje ekip kontrolli shendetesor....
Ministri i rendit publik grek, Pavlopullos (qe eshte njekohesisht edhe minister i brendshem dhe pergjegjes i politikes qeveritare per Emigracionin), u shqetesua qe "mesoi" qe ne Pirgo edhe sot ka skllever emigrante qe punojne ne serra plasmasi. Dhe reagimi i ministrit te policise greke me siguri eshte ky. Qe me fshese policore, ti largoje emigrantet. Perkohesisht. Sa te harrojne njerezit qe ne Pirgo mbreteron skllaveria bashkekohore ne serrat e plasmasit te fraulave.
Ne Greqi, cdo skandal politik kujtohet vetem 3 dite. Pastaj arshivohet ne ...kalandrat greke....
Anektoden politike te skllaverise te fraulave ne Pirgos e tha ministrja e puneve te Greqise. Fani Pali-Petrala.
Ne radio ALFA 9,9 ministra e punes greke deklaroi.
- Shoqeria jone (si duket kupton shoqerine politike greke- sepse shoqeria greke ne Pirgos e miredi shume mire skllaverine e fraulave), nuk dinte asgje per skllaverine e fraulave ne Pirgos. E mesoi nga shtypi. Une, si ministre dhashe urdher qe te mbyllin 3 dite serrat e fraulave ne Pirgos.
E kuptuat, cfare tha ministra greke per skllaverine e emigranteve ne serrat e plasmasit ne Pirgos?
- Qe shoqeria politike nuk di asgje qe ne Greqi ka skllaveri te emigranteve. E mesoi nga shtypi. No koment - nga ne emigrantet. No koment nga ne gazetaret shqiptare. - Dhe do te mbylle 3 dite serrat e fraulave. Po cfare u bene serrat e fraulave? Dyqan, qe i mbyll dhe i hap kur do? Po pas tre diteve, cfare? Serish, skllaveria per emigrantet? Ngaqe njerezit ne Greqi kane kujtese vetem per 3 dite ndaj skandaleve politike? Skllaveria e emigranteve ne serrat e plasmasit mbreteron dhe do te mbreteroje nen papergjegjesine dhe nen fatkeqesine e politikaneve greke.
Floriri i kuq i fraulave do te kuqet nga gjaku dhe djersa e sklleverve bashkekohore emigrante. Dhe politikanet greke rijne e bejne sehir....
Dhe cifligaret greke te serrave te plasmasit te fraulave gezojne qe u bashkuan ne Fruit Logistica. Shteti grek do te financoje ndihmese cadrat e reja te sklleverve emigrante, qe do te vjelin floririn e kuq te fraulave edhe ne mijerat e dynymeve qe do te shtohen ne fshatrat e Pirgosit. Pa krahun, pa djersen e emigranteve cifligaret greke nuk do te jene me cifligaret e fraulave te serrave te plasmasit.....

Gazeta Ndryshe
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Skllaveria e emigranteve ne Greqi Rat1010 Online
Skllaveria e emigranteve ne Greqi Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9812

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi