Helmimet ushqimore si mund t’i parandalojmė nė verė

Shko poshtė

Helmimet ushqimore si mund t’i parandalojmė nė verė Empty Helmimet ushqimore si mund t’i parandalojmė nė verė

Mesazh nga Sajmiri 2008-06-19, 19:11


Stina e verės dhe temperaturat e larta qė e shoqėrojnė atė, shtojnė rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janė dehidrim deri nė toksikacione tė shkallės sė rėndė, shpesh serioze dhe pėr jetėn e pacientit. Kur nje pjestar i familjes tuaj ankon pėr tė vjela dheose heqje barku tė shoqėruara me rritje tė temperaturės, kjo pėrbėn atė qė quhet helmim ushqimor. Nga vetė emri duhet tė kemi parsysh qė edhe shkaqet janė tė shumėllojshme (nė varėsi nga ushqimi qė ka ngrėnė i sėmuri). Shenjat kryesore janė: tė vjella, heqje barku, temperaturė, dobėsi, zverdhje tė lėkurės, djersė. Nė raste tė tilla rekomandohet qė tė sėmurit ti bėhet lavazh (shpėrlarje) duke i dhėnė lėngje. Kėto lėngje duhet tė jepen shpesh e nga pak. Gjithashtu, duhet tė eliminohen ushqimet e thata pėr 4-6 orė. Sėmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentė patogjenė, si baktere, viruse ose protozoarė dhe mund tė zhvillohen si shqetėsime tė lehta tė zorrėve e deri nė sėmundje tė rrufeshme, qė vėnė nė rrezik jetėn. Dekadat e fundit ėshtė arritur veēimi i agjentėve etiologjikė specifikė dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarėt e sėmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janė disa mikrobe dhe viruse. (Tė tilla janė escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarėt ndodhen nė ajėr, ujė dhe ushqime tė kontaminuara, kafshė shtėpiake dhe tė egra bartėse tė kėtyre mikrobeve, njerėz tė sėmurė, ose bartės tė tyre. Insektet mund tė jetė transportues pasivė, sidomos pėr viruset. Periudha mė e favorshme pėr pėrhapjen e tyre ėshtė stina e verės dhe sidomos periudha korrik-tetor.
Rruga e infektimit
Kėto lloj infeksionesh pothuajse gjithmonė merren nga goja, zakonisht nga gėlltitja e ushqimit ose pijeve tė helmuara. Ēdo prodhim ushqimor ėshtė njė burim potencial pėr infektimin e njeriut. Burim pėr helmimin e ushqimit ose pijes mund tė jenė njerėz mbartės pa klinikė, por burimi kryesor i infeksionit tė njeriut ėshtė rezervuari i gjerė i salmonelave nė kafshėt e ulėta. Incidenca e lartė e infeksionit tė pėrpunimit tė ushqimeve dhe tė prodhimit tė tyre nė sasi tė mėdha shtojnė rrezikun e infektimit tė njerėzve. Mishi kontaminohet me shumė rrugė, por mė tė zakonshmet janė infeksioni natyror i vetė kafshėve tė pėrdorura si mish dhe i gjithė pajisjeve qė pėrdoren gjatė therjes ose pėrpunimit. Vezėt ose produktet e vezėve duke pėrfshirė vezėt e thata ose tė ngrira janė gjithashtu burim i zakonshėm infeksioni. Nga speciet e ndryshme tė kafshėve, shpezėt shtėpiake duke pėrfshirė pulat, gjelat e detit, rosat dhe vezėt e produktet e vezėve pėrbėjnė njė rezervuar tė gjerė tė infeksionit dhe burimin mė tė shpeshtė pėr infektimin e njerėzve. Eshtė e rėndėsishme tė theksohet qė temperaturat e larta shkatėrrojnė shumicėn e mikrobeve, por temperaturat e ulėta mund tė mos pengojnė zhvillimin e tyre. Disa nga mikrobet mund tė qėndrojnė shumė gjatė dhe nė pluhur. Gjithashtu ushqimi ose pijet mund tė kontaminohen nga minjtė, macet, insektet ose parazitė tė tjerė, qė strehojnė kėto mikroorganizma.
Ushqimet
Ushqimet mund tė rikontaminohen pas pėrgatitjes sė tyre nga pajisjet e kuzhinės apo personeli i kuzhinės (mbartės mikrobesh). Ushqimi mund tė rikontaminohet nėse pas gatimit lihet tė ftohet pėr njė kohė tė gjatė sidomos nė periudhėn e verės. Por nuk duhet tė mendohet se ushqimi i futur nė kohė nė frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim. Njė shembull i qartė ėshtė stafilokoku aeurus qė quhet ndryshe “helmimi ushqimor” klasik. Helmimi ndodh nga enterotoksina e prodhuar mė parė nė produktet ushqimore, ndėrsa vetė stafilokoku mund tė jetė larguar nga ushqimi. Ky lloj helmimi dallon nga tė gjithė tė tjerėt, sepse shfaqet me shumė tė vjella, diarre, temperaturė tė lartė dhe shenjat shfaqen brenda njė periudhe tė shkurtėr qė nga koha e marrjes sė ushqimit deri nė shfaqjen e shenjave tė para. Meqė helmimi ndodh nga toksina, mjekimi me antibiotikė nuk ka efekt.
Trajtimi
Trajtimi ėshtė i lidhur ngushtė me stadin e sėmundjes dhe llojin e mikrobit. Zėvendėsimi i lėngjeve dhe kripėrave minerale ėshtė kushti i parė. Nė format e lehta dhe kur nuk ka tė vjella, marrja bėhet nga goja. Nė format mė tė rėnda, me temperaturė, tė vjella tė shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bėhet intravenoz me perfuzione (serume) qė mund tė arrijnė disa litra nė 24 orė, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikė. Duhet theksuar qė jo ēdo helmim kėrkon pėrdorim antibiotikėsh. Antibiotikėt e pėrdorur pa kriter mund tė zgjasin dekursin e sėmundjes. Ndėrsa kortizonikėt jepen nė raste tė veēanta. Duhet tė kihet parasysh se edhe disa ditė ose javė pas kalimit tė sėmundjes, pacienti eliminon mikrobe, prandaj trajtimi i zgjatur i tyre ka shumė rėndėsi. E vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar helmimet ushqimore ėshtė zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike nė pėrgatitjen e ushqimit. Mbrojtėsja mė e rėndėsishme ėshtė higjiena vetjake. Duhet tė tregohet mjaft kujdes nė restorante, fast-foode dhe nė konsumimin apo pėrgatitjen e prodhimeve tė detit.

Simptomat
Tė vjella
Heqje barku
Temperaturė
Dobėsi
Zverdhje tė lėkurės
Djersė

Kėshilla
Lani me ujė tė pastėr e tė rrjedhshėm tė gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore nė vende tė freskėta
Konsumoni ushqime tė sapopėrgatitura
Tė sėmurėt qė vuajnė nga sėmundje tė ndryshme tė zemrės e tė tensionit duhet tė jenė tė kujdesshėm e tė konsultohen herė pas here me mjekun specialist (marre nga gazeta-albania)
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

Helmimet ushqimore si mund t’i parandalojmė nė verė Rat1010 Online
Helmimet ushqimore si mund t’i parandalojmė nė verė Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi