VERBERIA SI DUHET TA PARANDELOJME ATE

Shko poshtė

VERBERIA SI DUHET TA PARANDELOJME ATE Empty VERBERIA SI DUHET TA PARANDELOJME ATE

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-15, 21:53

Pėr tė ditur nėse jeni prekur nga verbėria (DMLA), mjafton tė mbyllni njėrin sy dhe tė vėshtroni. Pastaj nė tė njėjtėn mėnyrė tė shihni me syrin tjetėr. Nėse pamja nė njėrin sy ėshtė e deformuar dhe linjat vertikale tė imazhit lakohen, pra nuk janė tė drejta, ju duhet tė bėni njė konsultė urgjente tek mjeku. Kjo valėvitje e linjave, e shoqėruar me uljen e fuqisė sė pamjes dhe shfaqjen e pikave gri si dhe me zverdhjen e ngjyrave, ėshtė tipike pėr sėmundjen DMLA, apo verbėrinė. Kjo sėmundje degjenerative e retinės prek pjesėn qė shėrben pėr vizionin qendror, pra atė qė quhet makula dhe prek zakonisht njėrin sy. Nėse nuk depistohet nė njėrin sy, atėherė, syri tjetėr pėr njė kohė jo tė gjatė kompenson punėn e syrit tė sėmurė, derisa dhe ai preket nga kjo sėmundje qė degjeneron. Pas moshės 50 vjeēare ėshtė e nevojshme tė bėhet njė vlerėsim i pamjes sė syve tek njė doktor oftalmolog. Sipas mjekėve, sa mė herėt qė tė depistohet, aq mė efekt kanė trajtimet mjekėsore pėr ta vonuar procesin e sėmundjes, e cila shkaktohet nga formimi i enėve tė gjakut nėn retinė.
Vizioni
Vizioni ėshtė njė proces shumė kompleks dhe ka nevojė pėr pjesėmarrjen e shumė elementeve tė syrit dhe tė trurit. Sipas njė vlerėsimi, 4/5 e asaj qė ne njohim nė tru vjen pėrmes syve. Sytė transmetojnė flukse tė vazhdueshme imazhesh nė tru pėrmes sinjaleve elektrike. Kur njė person vėshtron rreth tij, rrezet e dritės godasin dhe pėrthyhen nė objektet qė e rrethojnė. Kėto rreze absorbohen ose reflektohen. Objektet qė i absorbojnė totalisht kėto rreze duken tė zeza, ndėrsa ato qė i reflektojnė duken tė bardha. Objektet e ngjyrosura absorbojnė disa pjesė tė spektrit tė dritės, ndėrsa tė tjerat i reflektojnė. Kur shikoni diēka, rrezet reflektojnė nga objekti dhe hyjnė nė sy. Kėto rreze ndriēuese pėrthyhen kur pėrshkojnė kurbaturėn e kornesė. Ky proces quhet refraksion. Pas refraksionit, hyrja e dritės rregullohet nė sajė tė irisit (pjesa e ngjyrosur e syrit). Ky ėshtė njė proces qė bėhet nė njė precizion ekstrem.
Trajtimi
Sipas mjekėve, verbėria mund tė parandalohet. Trajtimi i parė ėshtė fototerapia dinamike (PDT), qė ka tė bėjė me injektimin e njė produkti fotosensibilizues pėrmes rrugės intravenoze qė fiksohet nė qelizat e kėtyre enėve tė reja tė gjakut. 15 minuta mė vonė, njė rreze lazer bėhet mbi retinėn, ēka sjellė njė bllokim tė enėve tė sėmura, pra patologjike. Nė sajė tė kėtij procesi, 60 pėr qind e pacientėve stabilizohen. Por mund tė pėrdoren dhe ilaēe antiangiogjenike, tė cilat pengojnė shtrirjen e kėtyre enėve tė reja. Kėto subsanca injektohen nė sy pas njė anestezie lokale me kollir. Ilaci Macugen® jep rezultate tė mira. Njė tjetėr ilaē i kėtij lloji ėshtė nė eksperimentim e sipėr. Ndėrsa pėr formėn atrofike tė sėmundjes DMLA, qė ka tė bėjė me shkatėrrimin e qelizave vizuale tė shtresės sė thellė tė retinės, ende nuk ka ndonjė trajtim.
Llojet
Sot nė botė, degjenerimi “makular” prek 25 milionė banorė.
Verbėria ėshtė mungesa totale e shikimit tė njėrit apo tė dy syve. “Amauroze” quhet humbja totale e shikimit shpesh nė mėnyrė tė papritur dhe pa ndonjė shqetėsim funksional tė sistemit optik apo sėmundje tė syrit. Ajo mund tė jetė me origjinė kongjenitale, qė nga lindja, mund tė jetė toksike ose nervore. “Ambliopia” ėshtė pakėsimi i aftėsisė vizuale. I verbėr, nė kuptimin administrativ tė termit ėshtė njė person qė ka patur njė vizion qendror tė syve dhe qė pas korrektimit tė vizionit pėrmes syzeve, ka mė pak se 1/20 e shikimit normal. “Retiniti pigmentar” bėn pjesė nė ato sėmundje qė nuk kanė gjetur njė lloj trajtimi. Kjo sėmundje e trashėguar, shkaktohet nga degjenerimi i lėndės sė retinės. Sėmundja ėshtė evolutive dhe shpesh vihet re tek miopėt, duke ēuar drejt verbėrisė. Njė nga simptomat e kėsaj sėmundje ėshtė mospėrshtatja me dritėn dhe pamundėsia pėr tė parė nė gjysmė-errėsirė. Trakoma ėshtė njė nga sėmundjet mė tė vjetra tė syrit dhe sot trajtohet me antibiotikė si me tetracikline, sulfamide, etj. Kseroftalmia (atrofia dhe tharja e cipėzave lidhėse tė syrit, ėshtė shkaku mė i shpeshtė i verbėrisė tek fėmijėt nė moshat 0-5-vjeē, kryesisht nga mungesa e vitaminės A. Megjithatė, ēdo shoqėri duhet tė punojė nė integrimin nė punė tė tė verbėrve, dhe jo ti lėrė ata tė izoluar dhe jashtė veprimtarisė shoqėrore. Nė Francė, nė 15 mijė tė verbėr tė moshave 20-60 vjeē, 5 mijė prej tyre kanė pėrgjegjėsi profesionale; 900 prej tyre janė masazhiste dhe kineziterapeutet; 1200 janė standardiste nė shoqėri tė ndryshme dhe dikastere; 1500 janė stenodaktilografistė, 1 mijė muzikantė, etj.
Alfabeti Braille
Pėr tė ndihmuar tė verbėrit qė ata tė integrohen sa mė shumė nė shoqėri dhe tė vazhdojnė jetėn si gjithė tė tjerėt, tė lexojnė, tė “shohin” filma, etj, prej kohėsh ėshtė krijuar njė alfabet i posaēėm qė quhet alfabeti “Braille” (Braj). Gėrmat, shifrat dhe shenjat janė nė letėr nė pika qė janė nė reliev mbi letėr. Pra qė tė lexojnė njė libėr nė alfabetin Braille, atyre u duhet tė zgjasin gishtat mbi faqet e librit dhe nė bazė tė pikave nė reliev tė kuptojnė se pėrse bėhet fjalė. Ky ėshtė njė alfabet i pėrbotshėm dhe s’ka tė bėjė me gjuhėt e ndryshme tė popujve. Pėrdorimi sot i ordinatorėve e ka revolucionarizuar jetėn e tė verbėrve, pasi pėrmes ordinatorit dhe zėrit, ata mund tė “lexojnė”. Ndėrsa pėr ata qė shikojnė shumė pak, sot ekzistojnė kamera qė zmadhojnė deri nė 30-40 herė.
Shkaktarėt
Shkaqet dhe faktorėt pėr shfaqjen e verbėrisė janė tė shumta dhe tė ndryshme. Madje ata ndryshojnė dhe sipas vendeve tė banimit, si:
Mikroangiopatia diabetike
Zhvendosja e retinės
Glaukoma
Katarakti
Trakoma
Aksidentet me veturė ose aksidente nė punė qė sjellin traumatizėm apo dėmtime tė kornesė, dėmtim tė globit, hemoragji, etj.
Infeksionet virale tė kornesė (keratit herpetik)
Keratokoni
Kanceri
Atropi e nervit optik
“Skleroza me pllaka”
Sėmundjet metabolike degjeneruese
Bllokimi i enėve tė retinės
Rubeola kongjenitale
Kseroftalmia
Konjuktiviti neonatal
“Onkocerkoza” (qė shkaktohet nga infeksioni i njė mushkonje nė Afrikė dhe nė Amerikė, duke sjellė njė humbje tė shikimit prej 30 pėr qind dhe verbėri nė 4-10 pėr qind tė rasteve)
Trajtimet
Shumė raste tė verbėrisė mund tė trajtohen si:
Pėrmes transplantit tė kornesė nė keratitet dhe keratone
Pėrmes kirurgjisė sė kataraktit dhe tė glaukomės
Trajtimit me lazer apo ngjitje biologjike tė retinės sė shkėputur
Trajtimit optimal tė diabetit
Parandalimit tė rubeolės kongjenitale, pėrmes vaksinimit me antirubeolė, etj.

Tė rejat nga shkenca
Studimi, mos e shmangi mėngjesin
Ngrėnia e mėngjesit ėshtė e rėndėsishme pėr trupin tonė dhe ky vakt nuk ndikon nė shtimin e peshės trupore. Njė studim holandez, nė tė cilin janė pėrfshirė mbi 25 mijė adoleshentė, e ka treguar edhe njėherė rėndėsinė e ngrėnies sė mėngjesit. Nė kuadėr tė studimit janė pėrfshirė mbipesha dhe tri elemente: mosngrėnia e mėngjesit, konsumimi i alkoolit dhe aktiviteti trupor. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė vėrejtur se mosngrėnia e mėngjesit ka ndikuar mė sė shumti nė rritjen e peshės trupore, ndėrsa pas saj ėshtė renditur mosaktiviteti trupor dhe konsumimi i alkoolit.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

VERBERIA SI DUHET TA PARANDELOJME ATE Rat1010 Online
VERBERIA SI DUHET TA PARANDELOJME ATE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi