KOLEKSION ME CUDIRA

Shko poshtė

KOLEKSION ME CUDIRA Empty KOLEKSION ME CUDIRA

Mesazh nga cakalli 2008-07-16, 16:07

64-vjeēari Thai Ngoc vuan nga pagjumėsia qė nga mbrėmja e vitit 1973, kur kaloi ethe tė forta. Ai ka numėruar njė numėr tė pakufizuar delesh gjatė 11.700 netėve tė njėpasnjėshme. “Nuk e di nėse pagjumėsia ka ndikuar nė shėndetin tim apo jo. Doktori thotė se jam pėr bukuri, me pėrjashtim tė mėlēisė dhe punoj normalisht si tė tjerėt”, thotė Ngoc. Ai mban nė kurriz ēdo ditė 50 kilogramė ēanta me plehra, duke i transportuar pėr katėr kilometra. Gruaja e tij thotė se gjatė ditės kujdeset pėr derrat dhe pulat, ndėrsa natėn punon si roje. Gjatė netėve tė tė tre muajve ka hapur liqene artificiale pėr tė rritur peshq.
Bhgat: Mban vėllain binjak nė stomak
Sanoju Shagat dikur ka pasur njė stomak tė fryrė, qė dukej sikur ishte nėntė muajsh shtatzėnė dhe merrte frymė me vėshtirėsi. Indiani Shagat thotė se ėshtė ndjerė i ndėrgjegjshėm gjatė gjithė jetės sė tij se kishte bark jashtė normales. Por njė mbrėmje, nė qershor tė vitit 1999, problemi i tij u pėrkeqėsua edhe mė shumė. Doktorėve iu desh tė nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vėllait binjak. Ai vuante nga njė anomali ndėr mė tė ēuditshmet nė botė, fetusi brenda fetusit. Njė anomali e rrallė, ku fetusi i zėnė kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorėt tė ndėrhyjnė
Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftės sė Dytė Botėrore
Shoichi Yokoi ishte njė ushtar i ushtrisė perandorake japoneze mė 1941-n dhe u dėrgua nė Guam menjėherė pas atij viti. Nė vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Nė janar tė vitit 1972, ai u zbulua nė njė pjesė tė largėt tė ishullit Guam nga dy banorė tė ishullit. Pėr 28 vite ai qėndronte i fshehur nė njė shpellė nė xhungėl, pasi kishte frikė tė dilte, edhe pse kishte gjetur broshura qė shkruanin se Lufta e Dytė Botėrore kishte mbaruar. “Mė vjen shumė turp qė jam kthyer i gjallė nga lufta”, tha ai kur u kthye nė Japoni, me pushkėn ndryshkur ende mbi shpatulla.
Mehkan: Jeton nė aeroport qė nė vitin 1988
Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, ėshtė njė refugjat iranian, i cili po jeton nė sallėn e pritjes sė terminalit tė aeroportit “Sharl de Gol” qė mė 8 gusht tė vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dėbua nga vendi i tij, ai kėrkoi azil nė shumė vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi tė shkojė nė Mbretėrinė e Bashkuar, por ata e kthyen nė aeroportin “Sharl de Gol”, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As nė Francė nuk mund tė vėrtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos nė zonėn e pritjes, aty ku rrinė udhėtarėt pa dokumente.
Mitsuo: Jezus Krishti japonez
Matayoshi Mitsuo ėshtė njė politikan japonez, i bindur se ėshtė perėndia dhe Krishti. Sipas programit tė tij, ai do tė kryejė gjykimin e fundit si Krishti, por mėnyra pėr ta bėrė kėtė ėshtė brenda sistemit tė tanishėm politik dhe ligjshmėrisė. Hapi i parė si shpėtimtar ėshtė tė zgjidhet Kryeministri i Japonisė. Pastaj do tė reformojė shoqėrinė japoneze dhe mė pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnė nderin tė bėhet Sekretar i Pėrgjithshėm. Pastaj Jezusi Matayoshi do tė sundojė nė tė gjithė botėn me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.
Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas
David allen Bawden (lindur mė 1959) ėshtė njė qytetar amerikan, i cili ėshtė zgjedhur Papa Michael I, nga njė grup prej gjashtė konklavistėsh apo katolikėsh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit tė gjashtė papėve kanė qenė tė pavlefshme pėr shkak se ata janė tė gjithė modernistė. Sedevakantistėt argumentojnė se nėse kolegji i kardinalėve nuk mund tė zgjedhė njė papė tė vlefshėm, atėherė katolikėt e zakonshėm mund ta bėjnė, nėn njė parim tė quajtur “epikeia”, barazi.
Bihari? 18 vjet i vdekur pėr shtetin
Lal Bihari, i lindur nė vitin 1961, ėshtė njė fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qėnė zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri mė 1994-ėn. Ai themeloi “Mritak Sangh” ose “shoqėrinė e tė vdekurve” nė Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinė e qeverisė indiane pėr 18 vjet, pėr tė provuar se ėshtė ende gjallė. Kur Lala Bihari kėrkoi tė aplikonte pėr njė hua nė bankė nė vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhėnė ryshfete njė zyrtari nė qeveri qė ta deklaronte atė tė vdekur, me synimin pėr tė marrė pronėsinė e tokės sė Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerėz tė tjerė nė situatėn e tij, tė cilėt ishin deklaruar zyrtarisht tė vdekur. Sot ajo shoqėri ka 20 mijė anėtarė nė tė gjithė Indinė. Deri nė vitin 2004, ata arritėn tė deklaronin 4 prej katėr anėtarėve tė tyre tė gjallė. Nė vitin 2004 ai kandidoi pėr njė vend nė Parlament nė Lla Ganj.
Icke: Shpėtimi vjen nga humanoidėt
David Icke ėshtė njė ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive nė BBC dhe zėdhėnės i Partisė sė Gjelbėr britanike kombėtare. Qė nė vitin 1990, ai ka qenė njė “hetues me kohė tė plotė i asaj dhe atyre qė kontrollojnė botėn, zvarranikėt”. Ai vishet vetėm me ngjyrė tė bruztė dhe pohon se bota ėshtė drejtuar nga njė grup sekret i quajtur “Elita”, njė racė humanoidėsh zvarranikė, tė njohur nė kohėt e lashta si “Vėllazėria babilonase” dhe shumė prej njerėzve mė tė rėndėsishėm e kanė prejardhjen prej tyre, pėrfshirė edhe George W. Bush, mbretėresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai ėshtė autor i 15 librave, ku shpjegon pikėpamjet e tij. Pas njė leksioni prej 5 orėsh, ai mori mjaft brohoritje nė Universitetin e Torontos, nė vitin 1999.
Nakamatsu: Fotografon ēdo vakt 34 vjet
Yoshiro Nakamatsu (lindur mė 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, ėshtė shpikėsi japonez qė pohon se mban rekordin pėr numrin mė tė madh tė shpikjeve, pėrfshirė disketėn e kompjuterit dhe kėpucėt elastike “Pyon Pyon”. Ai ka fotografuar duke analizuar ēdo vakt qė ka konsumuar vetė gjatė njė periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut ėshtė tė jetojė gjatė dhe t‘i kalojė 140 vitet e jetėgjatėsisė nė tokė.
Lotito: Zoti qė i ha tė gjithė
Michel Lotito (lindur mė 15 qershor 1950) ėshtė njė prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur nė Grenoble, ėshtė i famshėm pasi ha ēfarė t‘i dalė pėrpara. Njihet si “zoti qė i ha tė gjitha”. Gjatė shfaqjeve tė tij, ai ha metal, xham, gomė dhe artikuj tė tjerė si biēikleta, televizor dhe gjithēka tjetėr. Nga viti 1978 deri mė 1980 ka ngrėnė njė aeroplan tė tėrė. Filloi tė hante materiale tė pazakonta kur ishte fėmijė dhe qė nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh pėr shkak tė dietės sė tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janė dyfish mė tė trasha dhe acidet tretėse shumė herė mė tė fuqishme.
cakalli
cakalli

KOLEKSION ME CUDIRA Rat1010 Online
KOLEKSION ME CUDIRA Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5770

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi