Koleksion me cudira

Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Koleksion me cudira

Mesazh nga Musafir 2007-09-16, 15:06

Ngoc: Tri dekada pa gjumė

64-vjeēari Thai Ngoc vuan nga pagjumėsia qė nga mbrėmja e vitit 1973, kur kaloi ethe tė forta. Ai ka numėruar njė numėr tė pakufizuar delesh gjatė 11.700 netėve tė njėpasnjėshme. "Nuk e di nėse pagjumėsia ka ndikuar nė shėndetin tim apo jo. Doktori thotė se jam pėr bukuri, me pėrjashtim tė mėlēisė dhe punoj normalisht si tė tjerėt", thotė Ngoc. Ai mban nė kurriz ēdo ditė 50 kilogramė ēanta me plehra, duke i transportuar pėr katėr kilometra. Gruaja e tij thotė se gjatė ditės kujdeset pėr derrat dhe pulat, ndėrsa natėn punon si roje. Gjatė netėve tė tė tre muajve ka hapur liqene artificiale pėr tė rritur peshq.

Bhgat: Mban vėllain binjak nė stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur njė stomak tė fryrė, qė dukej sikur ishte nėntė muajsh shtatzėnė dhe merrte frymė me vėshtirėsi. Indiani Shagat thotė se ėshtė ndjerė i ndėrgjegjshėm gjatė gjithė jetės sė tij se kishte bark jashtė normales. Por njė mbrėmje, nė qershor tė vitit 1999, problemi i tij u pėrkeqėsua edhe mė shumė. Doktorėve iu desh tė nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vėllait binjak. Ai vuante nga njė anomali ndėr mė tė ēuditshmet nė botė, fetusi brenda fetusit. Njė anomali e rrallė, ku fetusi i zėnė kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorėt tė ndėrhyjnė

Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftės sė Dytė Botėrore

Shoichi Yokoi ishte njė ushtar i ushtrisė perandorake japoneze mė 1941-n dhe u dėrgua nė Guam menjėherė pas atij viti. Nė vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Nė janar tė vitit 1972, ai u zbulua nė njė pjesė tė largėt tė ishullit Guam nga dy banorė tė ishullit. Pėr 28 vite ai qėndronte i fshehur nė njė shpellė nė xhungėl, pasi kishte frikė tė dilte, edhe pse kishte gjetur broshura qė shkruanin se Lufta e Dytė Botėrore kishte mbaruar. "Mė vjen shumė turp qė jam kthyer i gjallė nga lufta", tha ai kur u kthye nė Japoni, me pushkėn ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mehkan: Jeton nė aeroport qė nė vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, ėshtė njė refugjat iranian, i cili po jeton nė sallėn e pritjes sė terminalit tė aeroportit "Sharl de Gol" qė mė 8 gusht tė vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dėbua nga vendi i tij, ai kėrkoi azil nė shumė vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi tė shkojė nė Mbretėrinė e Bashkuar, por ata e kthyen nė aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As nė Francė nuk mund tė vėrtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos nė zonėn e pritjes, aty ku rrinė udhėtarėt pa dokumente.

Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo ėshtė njė politikan japonez, i bindur se ėshtė perėndia dhe Krishti. Sipas programit tė tij, ai do tė kryejė gjykimin e fundit si Krishti, por mėnyra pėr ta bėrė kėtė ėshtė brenda sistemit tė tanishėm politik dhe ligjshmėrisė. Hapi i parė si shpėtimtar ėshtė tė zgjidhet Kryeministri i Japonisė. Pastaj do tė reformojė shoqėrinė japoneze dhe mė pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnė nderin tė bėhet Sekretar i Pėrgjithshėm. Pastaj Jezusi Matayoshi do tė sundojė nė tė gjithė botėn me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas

David allen Bawden (lindur mė 1959) ėshtė njė qytetar amerikan, i cili ėshtė zgjedhur Papa Michael I, nga njė grup prej gjashtė konklavistėsh apo katolikėsh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit tė gjashtė papėve kanė qenė tė pavlefshme pėr shkak se ata janė tė gjithė modernistė. Sedevakantistėt argumentojnė se nėse kolegji i kardinalėve nuk mund tė zgjedhė njė papė tė vlefshėm, atėherė katolikėt e zakonshėm mund ta bėjnė, nėn njė parim tė quajtur "epikeia", barazi.

Bihari? 18 vjet i vdekur pėr shtetin

Lal Bihari, i lindur nė vitin 1961, ėshtė njė fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qėnė zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri mė 1994-ėn. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqėrinė e tė vdekurve" nė Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinė e qeverisė indiane pėr 18 vjet, pėr tė provuar se ėshtė ende gjallė. Kur Lala Bihari kėrkoi tė aplikonte pėr njė hua nė bankė nė vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhėnė ryshfete njė zyrtari nė qeveri qė ta deklaronte atė tė vdekur, me synimin pėr tė marrė pronėsinė e tokės sė Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerėz tė tjerė nė situatėn e tij, tė cilėt ishin deklaruar zyrtarisht tė vdekur. Sot ajo shoqėri ka 20 mijė anėtarė nė tė gjithė Indinė. Deri nė vitin 2004, ata arritėn tė deklaronin 4 prej katėr anėtarėve tė tyre tė gjallė. Nė vitin 2004 ai kandidoi pėr njė vend nė Parlament nė Lla Ganj.

Icke: Shpėtimi vjen nga humanoidėt

David Icke ėshtė njė ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive nė BBC dhe zėdhėnės i Partisė sė Gjelbėr britanike kombėtare. Qė nė vitin 1990, ai ka qenė njė "hetues me kohė tė plotė i asaj dhe atyre qė kontrollojnė botėn, zvarranikėt". Ai vishet vetėm me ngjyrė tė bruztė dhe pohon se bota ėshtė drejtuar nga njė grup sekret i quajtur "Elita", njė racė humanoidėsh zvarranikė, tė njohur nė kohėt e lashta si "Vėllazėria babilonase" dhe shumė prej njerėzve mė tė rėndėsishėm e kanė prejardhjen prej tyre, pėrfshirė edhe George W. Bush, mbretėresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai ėshtė autor i 15 librave, ku shpjegon pikėpamjet e tij. Pas njė leksioni prej 5 orėsh, ai mori mjaft brohoritje nė Universitetin e Torontos, nė vitin 1999.

Nakamatsu: Fotografon ēdo vakt 34 vjet

Yoshiro Nakamatsu (lindur mė 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, ėshtė shpikėsi japonez qė pohon se mban rekordin pėr numrin mė tė madh tė shpikjeve, pėrfshirė disketėn e kompjuterit dhe kėpucėt elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar ēdo vakt qė ka konsumuar vetė gjatė njė periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut ėshtė tė jetojė gjatė dhe t‘i kalojė 140 vitet e jetėgjatėsisė nė tokė.

Lotito: Zoti qė i ha tė gjithė

Michel Lotito (lindur mė 15 qershor 1950) ėshtė njė prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur nė Grenoble, ėshtė i famshėm pasi ha ēfarė t‘i dalė pėrpara. Njihet si "zoti qė i ha tė gjitha". Gjatė shfaqjeve tė tij, ai ha metal, xham, gomė dhe artikuj tė tjerė si biēikleta, televizor dhe gjithēka tjetėr. Nga viti 1978 deri mė 1980 ka ngrėnė njė aeroplan tė tėrė. Filloi tė hante materiale tė pazakonta kur ishte fėmijė dhe qė nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh pėr shkak tė dietės sė tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janė dyfish mė tė trasha dhe acidet tretėse shumė herė mė tė fuqishme.

ky informacion eshte marr nga revista "kuriozitete"
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Tė rrish pa u larė tė bėn mirė

Mesazh nga Musafir 2007-09-16, 15:19

Gjashtė javė pa ujė e detergjentė i kanė gjeneruar trupin. Gjithēka nė njė dokumentar televiziv



Gjashtė javė pa u larė. Gjashtė javė pa prekur sapunin, shampon e trupit, tė kokės, pastėn e dhėmbėve deordorantin, madje edhe produktet kozmetike dhe kremrat anticelulit. Nuk bėhet fjalė pėr

reality show-n, e radhės, por pėr njė eksperiment tė vėrtetė shkencor, i pari i kėtij lloji. "Kavia" e eksperimentit ka qenė njė grua angleze, ndėrsa dokumentari do tė transmetohet nė kanalin BBC 3, mė pesė shtator, me titullin "How Dirty Can I Get?

E tronditur nga zbulimi se shpenzonte rreth 2000 stėrlina (rreth 3000 euro) nė njė vit pėr produktet e bukurisė, Nicky Taylor ka vendosur tė lerė mėnjanė, tė gjitha kutitė dhe shishet qė e kishin shndėrruar banjėn e shtėpisė sė saj nė njė repart parfumerie. Vendosi tė qėndronte natyrale pėr 42 ditė dhe 42 net. "Isha e fiksuar pas produkteve tė bukurisė, tregon Niki pėr "Daily Mail" - dhe besoja gjithēka qė mė thuhej pėr efektet e tyre tė mrekullueshme. Megjithatė, njė ditė vendosa tė lexoja tė gjitha etiketat e tyre dhe e kuptova se ēdo ditė vendosja nė trup dhe lėkurė mė shumė se 200 pėrbėrės kimikė. Kėshtu, vendosa qė tė mos i pėrdorja mė dhe tė shihja se ē‘do tė ndodhte me mua".

Kėshtu, pėr gjashtė javė ajo nuk u la, veshi tė njėjtat rroba dhe vazhdoi tė bėnte jetėn e saj tė pėrditshme, duke mos lėnė pas dore edhe vrapin ēdo mėngjes, dhe punėn nė tė cilėn shkonte me mjetet e transportit publik. Nė tė vėrtetė, ajo eksperimentoi te vetja, atė qė mund tė ndodhte, nėse do tė qėndronte larg ujit dhe produkteve pėr kujdesin dhe higjienėn personale, sigurisht e tronditur edhe nga zbulimi se njė britanik shpenzon mesatarisht 3000 euro nė vit pėr produktet kozmetike. Gruaja, njė producente televizive, ashtu si Morgan Spurlock, qė nė filmin "Suer size me" ka ngrėnė ushqim nė fast food pėr njė muaj rresht, pėr tė treguar se sa e dėmshme ėshtė pėr shėndetin, 42-vjeēarja angleze, grua e divorcuar dhe nėnė e tre fėmijėve, ėshtė protagonistja e njė dokumentari qė do tė transmetohet nė rrjetin BBC 3 mė 5 shtator dhe qė mund t‘i bindė tė gjithė tė pėrdorin mė pak produkte kimike dhe tė kursejnė paksa nė pėrdorimin e ujit. Nėse nė fund tė eksperimentit Spurlock tregoi se fast fond-et ndikojnė nė dėmtimin e shėndetit, pas gjashtė javėsh pa i hedhur ujė fytyrės ose pa larė duart, Niki Tejlor zbuloi se ishte mė e shėndetshme se mė parė. Gjithēka duke i kursyer planetit pak ndotje qė u atribuohet substancave kimike qė pas ēdo dushi pėrfundojnė nė sasi tė mėdha nė detet dhe liqenet tona, si dhe kutive plastike tė kremrave dhe produkteve tė tjera tė bukurisė. "Lėkura ime ėshtė si e rigjeneruar, tregon ajo dhe mjekėt e ‘Skin Research Centre‘ tė Universitetit tė Leeds-it, te tė cilėt u mbėshteta pėr kėshillim mjekėsor, mė treguan se nga analizat e gjakut nuk kishte parametra tė ndryshuar dhe nuk kishte asnjė shenjė pėr ndonjė infeksion tė mundshėm". "Qėllimi i dokumentarit ishte tė kuptohej, nėse janė vėrtet tė nevojshme tė gjitha ato produkte qė blejmė. Kam kontrolluar me shumė kujdes etiketat e atyre qė pėrdorim ēdo ditė, duke zbuluar se ēdo ditė vendosja mbi lėkurėn time 200 elemente tė ndryshme kimike, atėherė pyeta veten nėse ishin vėrtet tė nevojshėm apo jo". Kėshtu, Niki Tejlor, bėri njė kuti qė e mbushi plot me shishe dhe flakone dhe nisi eksperimentin ekstrem, duke u kujdesur qė tė vinte vetėm dorashka plastike kur i pėrgatiste pėr tė ngrėnė tre fėmijėve tė saj. "Nė fillim ishte shumė e vėshtirė, thotė, pastaj gjėja mė e keqe ishte qė tė mos laje dhėmbėt dhe pjesėt intime. Ėshtė e pabesueshme, kur sheh vazhdimisht reklamat televizive, qė flasin pėr gra qė nuk pėrdorin deordorantė ose sapunė intimė, dhe nuk mund t‘u afrohesh. Zbulova se askush nga ata qė mė rrethonin nuk e kuptonin. Sigurisht qė dėshira pėr t‘u larė ekzistonte gjithmonė, por paralelisht ndieja njė ndryshim tė madh mbi lėkurėn time, qė dukej sikur po "merrte" frymė dhe po lirohej nga ajo shtresė produktesh kimike dhe po kthehej nė gjendjen e saj natyrale". Pamja, duke parė fotografitė, nuk ishte ndėr mė tė mirat, por Tejlor siguron se lėkura e saj ishte shumė herė mė e bukur dhe mė e shndritshme se mė parė. Madje, ajo tregon se edhe raportet sociale nuk ishin njė katastrofė, tė paktėn nėse nuk e tregonte atė qė po bėnte. "Jemi gjithmonė tė fiksuar pėr t‘u dukur sa mė mirė, thotė ajo, por njė herė qė mblodha flokėt bisht, nuk m‘u duk se njerėzit po mė shikonin me pėrbuzje. Me pak fjalė, problemi qėndronte tek unė, sepse nuk ndihesha mirė me veten, jo te sikleti qė mund tė ndienin tė tjerėt". Nė fund tė 42 ditėve (plot gjashtė javė) gjėja mė keqe ishin flokėt, "si shkurre" qė vinin erė mė shumė se kėmbėt. Megjithatė, nė fund ishte shėruar njė cist i madh nga njėra qepallė, pasi pėr njė kohė tė gjatė nuk u vendos make up mbi tė, madje ishte zhdukur edhe koliti, gjė qė Niki Tejlor ia ka atribuuar reduktimit tė substancave kimike nė trup. Por mbi kėtė fakt mjekėt nuk kanė dashur tė bėjnė asnjė koment. "Ndihesha e shėndetshme pėr aq kohė sa nuk kisha kontakt me persona tė tjerė", shton Niki Tejlor. Por dushi i parė pas 6 javėsh mė dhuroi njė ndjesi tė mrekullueshme, saqė nuk doja tė dilja mė nga banja. Tashmė pėrdor vetėm sapun tualeti, njė shampo dhe hidratues pėr fytyrėn. Ėshtė gjithēka pėr tė cilėn kam nevojė", pėrfundon ajo..

ky informacion eshte marr nga revista "kuriozitete"
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Re: Koleksion me cudira

Mesazh nga NEO 2007-09-20, 12:53

bobo kushedi se cfare ere mbante kjo mbas 6 javesh. Very Happy

Ne fakt ne dimer edhe mund te mos lahesh per 6 jave, por ne vere aha..........................
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Koleksion me cudira Rat1010 Online
Koleksion me cudira Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9610

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Re: Koleksion me cudira

Mesazh nga NEO 2007-09-20, 12:54

shume interesante, keto qe ke postuar arla :bravo:
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Koleksion me cudira Rat1010 Online
Koleksion me cudira Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9610

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Re: Koleksion me cudira

Mesazh nga Musafir 2007-09-20, 13:15

u flm DOni.. :roll:
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 18:30

Pas 70 vjetesh, arkeologet amerikane jane rikthyer. Bashkepunimi me koleget shqiptare, zbulimet e koheve te fundit dhe… disa keshilla

nga Jack L. Davis, University of Cincinnati



Teksa kufijtё shqiptarё hapeshin pёr amerikanёt nё vitin 1990, Karl Petruso nga Universiteti i Teksasit nё Arlington shkruante njё letёr pёr Akademinё Shqiptare tё Shkencave. Propozimi ishte i thjeshte: Petruso kerkonte bashkёpunim dypalesh nё fushёn e arkeologjisё. Pёrgjigja qё ai mori nga Muzafer Korkuti, drejtor i Institutit Arkeologjik nё Tiranё, i hapi rrugёn njё programi tё sukseshёm gёrmimesh tё pёrbashkёta nё shpellёn e Konispolit, nё pikёn mё jugore tё Shqipёrisё- vёrtet i pari kёrkim arkeologjik pёr amerikanёt nё Shqipёri.

Bashkёpunimi midis Korkutit dhe Petrusos ndihmoi pёr pregatitjen e terrenit pёr njё tjetёr bashkёpunim nё shkallё mё tё gjerё, qё u organizua nga Muzafer Korkuti, Skender Mucaj, Lorenc Bejko, Mike Galaty, prej bashkёshortes sime Shari Stocker si dhe unё vetё, projekt qё pati pёr qёllim ekplorimin sistematik tё zonave rurale pёrreth Apollonisё. Ky projekt nga ana tjetёr, u bё shkas pёr dy projekte tё tjera nё rajon. Kёshtu Millsaps College filloi njё studim sistematik nё zonёn e Shalёs, pranё kufirit me Kosovёn, ndёrsa Universiteti i Los Angeles-it filloi njё gёrmim tё pёrbashkёt me njё ekip shqiptar nё tumёn e Lofkendit, nё zonёn e Mallakastrёs.

Megjithёse nuk ka pasur asnjё kёrkim nga studiues amerikanё para 1991-shit, nuk ishte Petruso i pari studiues amerikan qё shkeli nё Shqipёri. Nё qershor tё vitit 1938, Elisabeth Pierce Blegen dhe Ida Thallon Hill, gratё e studiuesve Carl E. Blegen, profesor nё Universitetin e Cincinnatit dhe Bert Hodge Hill, dy nga mё tё njohurit arkeologё amerikanё qё punuan nё Greqi nё fillim tё viteve ’20, udhёtuan nёpёr Shqipёri duke kaluar nga Ohri pёr nё Dubrovnik.

Libbi Blegen i shkruante burrit tё saj: “(Ne) patёm njё pushim nё kufi…e mё pas udhёtuam nё njё rrugё tё mrekullueshme mes malesh-u ndjemё si nё kupolёn e botёs”. Nё Tiranё ato u ftuan nё njё darkё nga zoti Grant, shefi i Legatёs Amerikane si dhe nga gjenerali Percy, i cili ishte ngarkuar tё trajnonte xhandarёt shqiptarё; ato vizituan gjithashtu Muzeun e Tiranёs, pёr tё cilin shkruanin se nё tё ruheshin portrete romake tё privuara nga shtatoret.

Dy dekada mё parё bashkёshorti i Ida Hillit, Bert, kishte qёnё i pari arkeolog amerikan i ngacmuar nga ideja pёr tё gёrmuar nё Shqipёri. Ai dhe Hetty Goldman, prehistoriani amerikan, vendosёn nё vitin 1921 tё kёrkonin njё sit arkeologjik i cili te eksplorohej nga Muzeu i Arteve te Bukura nё Boston. Sё bashku ata udhёtuan nё epirin grek, Maqedoni, Thrakёn lindore dhe Shqipёri, (duke pёrfshirё kёtu territore tё Korces e Delvinёs), duke konsideruar si mundёsi gёrmimi edhe qendra si Finiqi. Megjithatё nё fund ata zgjodhёn Kolofonin nё Turqi, duke vonuar kёshtu fillimin e gёrmimeve amerikane nё Shqipёri rreth 70 vjet.

Qe prej vitit 1998, ne nё Universitetin e Cincinnatit kemi gёzuar njё bashkёpunim e marredhёnie tё frytshme me Institutin Arkeologjik nё Tiranё, me Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare, me Fondacionin Butrinti si dhe me Institutin Packard pёr Shkencat Shoqёrore. Tё gjithё kёto institucione, nё mёnyre sinjifikative na kanё ndihmuar nё eksplorimet qё kemi bёrё nё rrethinat e Apollonisё dhe Epidamnosit si dhe nё gёrmimin qё zhvillojmё kёto ditё nё rrethinat e Apollonisё, nё “Tempullin e Bonjakёve”. Nё Durrёs nё vitin 2001, tё gjitha kodrat midis qytetit dhe Porto Romanos u vrojtuan sistematikisht sёbashku me kolegёt Iris Pojani e Afrim Hoti, punё qё rezultoi me dokumentimin e njё dyzine sitesh tё panjohura arkeologjike. Njё tempull i ri atje tashmё ёshtё gёrmuar nga Iris Pojani.

Vrojtimi nё Apolloni u zgjerua disa kilometra larg akropolit. Nё Lindje, kodrat pёrreth Margёllicit u vrojtuan ashtu sikundёr edhe bregdeti adriatik nё Perёndim. Nga njё numer i madh sitesh tё zbuluara, njё pjesё tashmё janё eksploruar. Ndёr to pёrfshihet edhe i pari sit i Neandertalit nё Shqipёrinё qёndore, ashtu si edhe tumat e shek.6-tё e mё vonё, tё cilat ishin kёrcёnuar nga grabitёsit e tashmё tё shpёtuara nga pёrpjekjet e Lorenc Bejkos dhe Maria Grazia Amores nё Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare. Studiuesit e Universitetit tё Cincinnatit, bashkёpunojnё pёrvit me Vangjel Dimon nga Instituti Arkeologjik dhe Iris Pojanin nga Qendra Ndёrkombёtare pёr Arkeologjinё Shqiptare, duke studiuar rrenojat nё pronёn e familjes sё Bonjakёve pranё fshatit Pojan. Pikёrish kёtu ne kemi zbuluar njё tempull tё hershёm grek si dhe njё qendёr kulti. Dhe jemi tё lumtur qё ky tempull ёshtё pёrfshirё tashmё brenda kufijve tё Parkut Arkeologjik tё Apollonisё duke i siguruar atij kёshtu kujdesin qё meriton.

Nё muajin prill tё kёtij viti, Shari Stocker, Iris Pojani, Ols Lafe nga Instituti Arkeologjik dhe unё patёm nderin tё prisnim nё Shqipёri njё grup studentёsh dhe profesorёsh nga Shkolla Amerikane Arkeologjike nё Athinё, pёrfshirё dhe drejtorin e saj, Steve Tracy. U treguam vizitorёve, pjesa mё e madhe e tё cilёve nuk kishte udhёtuar mё parё nё Shqipёri, disa nga qendrat me tё rёndёsishme tё vendit.

Interesi pёr arkeologjinё nё Shqipёri tashmё ёshtё i plotё. Endrrat e Libbie Blegen dhe Ida Hill janё njё realitet. Miqёsia e fortё dhe marredhёniet mes kolegёve qё tashmё janё vendosur mes nesh, janё ushqyer nga shpirtmadhёsia e mikpritja e shqiptarёve. Kjo gjё pёrbёn njё themel tё fortё pёr bashkёpunim akademik midis Shteteve tё Bashkuara dhe Shqipёrisё edhe pёr shumё vite tё tjera nё vazhdim. Por duhet tё theksojmё megjithatё, se projektet amerikane nё Shqipёri janё tё pavaruara administrativisht nga njёra-tjetra dhe sponsorizohen nga universitete private e rajonale, por jo nga qeveria amerikane e Shteteve tё Bashkuara. Ne jemi tё lumtur qё kёrkimet tona kanё qenё dhe do tё jenё gjithmonё nё bashkёpunim me kolegёt shqiptare. E kёshtu duhet tё jetё. Pёr kёndvёshtrimin tonё, duhet qё Shqipёria tё mёnjanojё hendeqet qё kanё lejuar vendet e tjera tё Mesdheut si Greqia, ku tё huajt dominojnё disa nga sitet arkeologjike. Nё disa nga kёto vende, nuk ka patur njё bashkёpunim midis arkeologёve vendas e tё huaj. Ne kёshtu shpresojmё qё arkeologёt e huaj, si dhe vetё ne do tё jemi tё mirёpritur tё bashkёpunojmё me kolegёt shqiptarё nё projekte studimore nё Shqipёri pёr shumё vite me rradhё.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Koleksion me cudira Empty Re: Koleksion me cudira

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi