KA SHUME QE VUAJNE SI JU

Shko poshtė

KA SHUME QE VUAJNE SI JU Empty KA SHUME QE VUAJNE SI JU

Mesazh nga cakalli 2008-07-16, 16:39

Njė nė ēdo tre burra dhe gjysma e tė gjitha grave kanė probleme kur bėjnė seks
Njė nė ēdo tre burra dhe gjysma e tė gjitha grave kanė probleme kur bėjnė seks. Sado e ēuditshme t’u duket kjo, fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė. Dhe pėr ata qė vuajnė nga kėto probleme seksuale, ky ėshtė njė shqetėsim shumė i madh.
Sipas studimeve tė kryera nė shumė vėnde tė zhvilluara tė botės, disa nga problemet seksuale kryesore, nga tė cilat vuajnė burrat e tė gjitha moshave dhe vendeve janė:
Problemet mė tė mėdha seksuale tė burrave sipas studimeve janė:
U bije interesi pėr seks
Vuajnė nga ejakulacioni i parakohėshėm (prishen parakohe)
Vuajnė njė nga format e impotencės seksuale mashkullore
Vuajnė nga ankthi i performancės nė dhomėn e gjumit (a do tė jenė nė gjėndje ta luajnė mirė rolin e tyre si partnerė seksualė?)
Problemet kryesore seksuale tė grave janė:
U bie interesi pėr tė bėrė seks
Janė tė paafta tė arrijnė kėnaqėsinė seksuale (orgasmė)
Ndjejnė dhėmbje gjatė aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya)
Nė kėto konkluzione kanė arritur shumė studime tė kryera nė shumė klinika, por nė muajt e fundit janė komunikuar nga kėrkuesit e “University Medical School ” nė Londėr nė revistėn e njohur Angleze “British Medical Journal”. Sipas studimeve problemet seksuale edhe kur mjekohen vazhdojnė t’i shqetėsojnė njerzit pėr shumė kohė dhe tek disa tė tjerė mbetėn permanente.
Shumė burra dhe gra me probleme seksuale thonė se vuajtja e tyre ėshtė aq e fortė fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron t’a evitojnė tėrėsisht marrėdhėnien seksuale.
Njė problem tjetėr serioz ėshtė se shumė njerėz qė vuajnė nga problemet seksuale nuk kėrkojnė ndihmė mjekėsore ose mjekim kur kanė probleme tė tilla. Studimi kombėtar Anglez tregoi se vetėm njėri nga dhjetė burra qė vuajnė (10%) dhe njėra nga pesė gra qė vuajnė (20%) kerkojne ndihmė mjekėsore.
Kėto konkluzione tė studimeve sugjerojnė se duhet patjetėr tė pėrmirėsojmė mėnyrėn se si t’i zgjidhim problemet seksuale tė njerėzve, tė mendojmė si tė pėrmirėsojmė edukimin dhe konsultimin e marrėdhėnieve seksuale, si tė bėjmė edukimin mjekėsor dhe pėrparimin profesional tė doktorėve.
Tė gjitha ata qė i lexojnė kėto rreshta e kanė tė qartė se kur situata ėshtė e tillė nė vėndet mė tė zhvilluara tė Europės dhe Botės, ku ka sistem shėndetėsor tė avancuar e tė konsoliduar, si ėshtė ajo me kėta lloj tė sėmurė nė vėndin tone, ku kultura dhe edukata seksuale mungon dhe ku shėrbimi shėndėtėsordhe kualifikimi i personelit mjekėsor pėr problemet seksuale ėshtė i pazhvilluar.
Problem nė rritje
Cdo njeri qė merret problemet e seksit nuk ēuditet me kėto tė dhėna. Problemet seksuale janė nė rritje, pėr vetė natyrėn e marrėdhėnies seksuale qė ėshtė njė akt shumė emocional, por edhe pse ato kanė lidhje shumė tė ngushta me mėnyrėn e jetesės qė bėjnė njerėzit sot.
Ja disa nga shkaqet e kėsaj gjėndjeje tė rėndė nė vėndin tonė:
1-Varfėria, Papunėsia dhe shqetėsimi pėr tė mbajtur familjet i largon njerzit nga jeta seksuale. Edhe pėr ata qė gjejnė punė, punėt janė tė vėshtira, pa kushtete duhura hygjenike, shpesh me orė shuė tė gjata dhe me njerėz qė nuk ndjehen tė sigurtė nė se do ta kenė punėn e tyre pėrhera. Kėta njerėz kur kthehen nė shtėpi, (nė qoftė se kanė njė tė tillė), shumica pa familje (emigrantė mbrėnda dhe jashtė vėndit) janė tė kėputur. Sigurisht kjo lloj jetenuk tė bėn tė dėshėrosh seks. Kush ėshtė i shqetėsuar e i raskapitur nuk dėshėron seks por dėshėron tė ēlodhet e tė flejė.
2- Nė kushtet e jetės dhe ushqimit tė keq vihet re njė rritje e obesitetit (gra e burra tė dhjamosur), e diabetit dhe sėmundjeve tė zėmrės. Kėto sėmundje janė tė afta tė prishin jetėn seksuale tė njerėzve. Nė kėto kushte, nė shumė njerėz bije edhe niveli i testosteronit nė gjak dhe ky hormon ėshtė ai qė na jep neve, burrave dhe grave, dėshirėn pėr seks.
3- Ndarjae familjeve pėr arsye tė emigracionit ekonomik illegal e legal, ka bėrė qė shumė ēifte veēanėrisht tė reja tė jetojnė larg pėr shumė vite. Kjo ėshtė me pasoja tė rėnda personale shėndetėsore fizike dhe psikologjike dhe dėmton jetėn seksuale tė domosdoshme tė njerėzve. Pasojat e kėsaj situate duken pėr ditė nė jetėn personave tė veēantė dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Shumica e atyre qė vuajnė kėto pasoja tė emigrimit, shpesh herė illegal, janė tė rinj e tė reja qė sapo e kanė filluar jetėn familjare.
Por jeta seksuale e mirė ėshtė me shumė rėndėsi pėr tė gjithė njerzit. Pėr disa ēifte kjo ėshtė pjesa mė me rėndėsi nė marrėdhėnien e tyre, pėr tė tjerė, mund tė jetė me mė pak rėndėsi,por tė gjithė duhet ta dimė se marrėdhėnia seksuale dashurore sjell pėrfitime reale fiziologjike dhe psikologjike pėr tė gjithė dhe ajo nuk duhet tė nėnvlerėsohet.
Ja pse njerėzit me probleme seksuale duhet tė kėrkojnė ndihmė. Mjekėsia nuk ėshtė e aftė t’i bėjė njerėzit mė tė pasur, ajo nuk eviton dotemigrimin, nuk u krijon dot kushte qė tė rrojnė mė mirė e tė jenė tė gėzuar. Kjo ėshtė detyrė e politikės. Por ne tė gjithė duhet tė dimė mirė se marrėdhėnia seksuale e mirė dhe me dashuri, pėrgjithėsisht, ėshtė e dobishme pėr jetėn dhe duhet tė pėrpiqemi tė krijojmė ambient qė kėto probleme qė pengojnė jetėn seksuale t’i kapėrcejmė.
Tė gjitha ata qė kanė shqetėsime seksuale duhet tė kėrkojnė ndihmė pėr tė kapėrcyer vuajtjen e tyre. Mos mendoni kurrė se jeni juve vetėm qė vuani nga problemet seksuale, siē pamė janė shumė tė tjerė qė vuajnė si ju dhe qė shumica mund tė pėrfitojnė nė qoftė se kėrkojnė ndihmė. Jeta juaj do ta rritij kualitetin e saj. Mos harroni kurrė kėto fjalėt qė unė kam qejf t’i pėrsėris shpesh: “Njė marrėdhėnie seksuale e mirė e me dashuri, sjell pėrfitime tė vėrteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qėnie njerėzore ne kemi nevojė tė prekemi.”
cakalli
cakalli

KA SHUME QE VUAJNE SI JU Rat1010 Online
KA SHUME QE VUAJNE SI JU Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5771

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi