poezi satirike

Shko poshtė

poezi satirike Empty poezi satirike

Mesazh nga shaban cakolli 2008-11-17, 21:15


poezi satirike QuoteCitim



“LIVADHIN E SHKRETĖ E KULLOSIN KUAJT E VERDHĖ!”

N’ Kosovėn e lirė, plot fukarallėk,

Probleme aktuale kemi me bollėk !

Duke i falur Zotit dhe “Demokracisė”-

Ato ēdo ditė shtohen mbi supet e njerėzisė !

Kosova ėshtė shndėrruar – n’ “Poligon kolektiv,

Pėr eksperimente me njerėzit primitiv !”

Kėshtu ka pas thėnė , gjyshi im i ndjerė:

“Livadhin e shkretė e kullosin kuajt e verdhė !”

Sa ta pish njė kafe, me mik, a bashkėfshatarė –

Atė , ta zėnė nė fyt – 15 lypsarė !...

Njėri lypė pėr bukė – tjetri pėr ilaēe ,

I treti pėr drogė – i katėrti pėr helaēe !...

Tė vuajturit, tė sėmurėt seē kėrkojnė shėrim,

Pėr t’ ikur nga vdekja – pėr tė gjet shpėtim !

Nė dyer tė klinikave , shkruan: “HASTAHANE”-

Kur t’ shtrihen nė shtretėr – iu del :”KASAPHANE”!

Blejnė barėra tė shtrenjta, pėr t’iu buzėqeshė fati –

Shėrbehen me barėra tė dala afati !

N’ epruveta t’ mantelbardhėve dhe “humanitarėve”-

Shitet gjak rezervė t’ lopėve e t’ gomarėve!...

Dhe dashtė e pa dashtė, pacient fatziu –

Atė gjak e paguan , si pėr gjak njeriu !

T’ nesėrmen nga ezanėt , larg ndihen poterat –

Shihni sa kanė vdekur – janė mbushė plot banderat !

Dhe grave qė s’ pėrjetuan kurrė lindje normale –

Ata , ju afrojnė fekondime artificiale?!

-Sa pėr shtatzėni , mos shkoni nė Shkup,

Pėr spermė tė sigurt, kemi plot magjup !...

Ata, japin spermėn ma lirė se sa falė –

Me garancione: nė daē ēikė, n’ daē djalė !

N’ dashi spermė magjupi, n’ dashi spermė gabeli ,

Kem “ekspert” Turqie dhe nga Izraeli !

Dhe me kėtė pėrzgjedhje, pėr njė fekondim –

33 mijė Euro, duhet dhėnė shpėrblim !

Mė nė fund shtatzėnat – n’ vend se me djep,

Familjeve tė shkreta – iu kthehen n’ sandek !

Del para kamerave - ministri me stėrkeqje ,

Pėr gjithė kėto tė bėma – thotė: “Nuk jap dorėheqje”!

Shtėpitė e kryetarėve – janė depo baroti ,

Me halle t’ qytetarėve – ka rėnė n’ hall dhe Zoti !

Gjilan, mė 14 Nėntor 2008. Demir KRASNIQI








poezi satirike Index.php?action=dlattach;topic=1642
poezi satirike Clip ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg (48.69 KB, 400x300 - shikuar 2 here.)



shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

poezi satirike Rat1010 Online
poezi satirike Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6200

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi