Poezi nga Albina Idrizi

Shko poshtė

Poezi nga Albina Idrizi Empty Poezi nga Albina Idrizi

Mesazh nga Drita Terri 2010-10-29, 15:19

SHKRUAJ[center][i]
I dashur, shkruaj
si duket dita atje tek ti.
Ka diell
qė bėn inat me timin sy?
Apo erė qė tė pėrkėdhel
me afshin e times xhelozi?
Ndoshta nuk ėshtė asnjėra
e, tash atje bie shi
shpirtit tė vrenjtur
si imi lot mallit pėr ty.
Po ti shkruaj, shkruaj
ēfarė...nuk ėshtė me rėndėsi.
Unė veē kam mall i dashur
mall pėr tėndin sy,
ndaj dua ta shoh ditėn
ashtu si e sheh ti.

NUK MĖ MJAFTON TĖ JEM ĖNDĖRR
Jo, nuk mė mjafton tė jem ėndėrr,
dua tėnden frymė tė ndjej
me aromė stinėsh parfumosur,
herė herė ėmbėl, herė herė vrerė
tė ndjehem gjallė qoftė edhe marrosur.

Aspak nuk mė mjafton tė jem ėndėrr,
dua prekjeve tua tė marr formė,
ngjyrė nga afshi yt i ndezur,
tė di se e dėshiruar jam si ēdo liri
kur ti tė jesh zgjuar e jo i fjetur.

VETMIA
Shshsh...!
.........................
Oh jo, askush nuk troket,
veē i yti zė nga brenda teje thėrret,
pritjeve tua njė tjetėr zė t'i gjegjet.

Shshsh...!
........................
Oh jo, askush nuk kėndon,
ėshtė i yti zė nga brenda kėrkon
fjalėve tua njė tjetėr vesh qė dėgjon.

Shshsh...!
...........................
Oh jo, jo! Askush nuk qan,
prapė i yti zė nga brenda teje fshanė,
pėr ditėt q[ ikin pa njeri pranė.

Shshsh...!

BULEVARD JETE NĖPĖR STINĖ
Fjalėt me fjalė mbulohen,
tė qeshurat me tė qeshura ndėrrohen,
idhujt nga idhuj rrėzohen,
ecja ėshtė e njėjta,
vetėm rrugėt ndryshohen.

KUR..
Kur dashurinė ke pėr zemėr
dhe shtigjeve tė reja drejt njeriut
je udhėtar,
do shuhen rrufe urrejtjesh stuhive tė jetės
para shpirtit tėnd kristal.

Kur besimin ua vesh ėndrrave
mbarsur pritjeve pėr tė ardhmen
ditė,
shpresat do iu buzėqeshin lindjeve
dėshirash pėr t'u rritė.

Dikur, nė njė ēast rrugėtimi
kur sheh fundin pėrngjasim fillimit
tė ri,
do kuptosh se krejt ajo qė ti ke
do jetė vetėm ajo qė je Ti.

SA SHUMĖ NGJAJMĖ
Thonė se sonte do bie borė
ndaj do rri zgjuar dhe tė pres,
me ėndrrat pezull nė ajėr ngrirė
fjollėn e bardhė nga qielli kur resh'.

Dhe ja tek valėvitet si nė hulajė,
tingujve tė qetė tė natės serenatė,
stolisur qiellit si nur tokės i zbret
gjithēka ndriēohet bėhet e bardhė.

Tokė e ngrohtė nga afshi djersirė
pajtuar fatit qiellit i jepet,
dashuruar, mbarsur e vjelė nėpėr stinė
tekeve tė tė dashurit as kėtė herė s'i trembet.

E ndjej mirė si vrushkuj avulli mbledh
burimit qė i vlon thellė nė gji,
shkrirė puthjesh tė bardha pėr sytha tė rij
dalė e ngadalė mbulohet nė dashuri.

Magjepsem para kėsaj mrekullie
zbukuruar nė njė makiazh tė ri,
dhe papritur kujtohem, nė vete qeshem-
sa shumė ngjajmė oj tokė, unė edhe ti.

PRITJA
Natė e qetė bie ngadalė mbi qytet,
si vello e zezė lėshohet
mbi ditėn e lodhur mė kot
nga pritja pėr ty
aq shumė i munguar.
Unė. tėrhiqem padashur
si njė fėmijė i bindur
thirrjeve tė sė ėmės,
kur lė pėrgjysmė lojėn e nisur.
Sakaq, ėndrra tė bardha
miqėsisht mė pėrqafojnė,
vetėm nuk mė lėnė,
nė shpresa tė sė nesėrmes pėr t'u zgjuar.
E unė nuk fle, veē
bėhem kinse bėj gjumė,
kohėn kujdestare duke mashtruar.
Me agim kthehem tė tė presė prapė,
edhe mė e bukur nuse se dje,
akoma mė shumė e dashuruar.

I YTI SY
Pasqyrė mė e dashur
mė ėshtė bėrė i yti sy,
magjepsem, e tėra harrohem
nga jotja dashuri.
Edhe mė e ashpra
fjalė moshe stepet,
pranė tė tillės
tė ėmblės melodi.
Nuk shoh thinja flokėsh
as vragė, as shenjė
nga e vėshtira fėmijėri.
Sapo e jotja hije mė afrohet
hyjnohem e tėra,
nė mė tė bukurėn perri.
Pasqyrė mė e dashur
mė ėshtė bėrė i yti sy,
jam e bukur i dashur
se tė tillė mė sheh ti.

KĖNGĖ PĖR VETE
Nuk dua andrrave tė tė trazoj
o kangė e shpirtit tem,
po ti vet'vjen tek unė
mė merr e nuk mė kthen.

Vjen udhėsh malli
vendlindjes qė si fėmijė kam lanė,
vjen tė boshatisurės ditė
pa motra, vėllazėn pranė.

Vjen dhimbjeve tė shpirtit
nji dashnie mbetun larg,
mė merr lotin pėr notė kange
nė tė zemrės pentagram.

Vjen, ti vjen o kanga ime
vjen, asgja nuk tė ndal,
'mbėlson tė gjithė me radhė
veē mua t'etun mban.

Nuk dua andrrave tė tė trazoj
o kangė e shpirtit tem,
gurgullon si burim nė mu'
e tė derdhesh nuk gjen vend.
Drita Terri
Drita Terri

Poezi nga Albina Idrizi Rat1010 Online
Poezi nga Albina Idrizi Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 1
Age : 58
Vendodhja : Tirana
Registration date : 29/10/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 4932

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi