MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN

2 posters

Shko poshtė

MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Empty MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN

Mesazh nga bledar 2009-07-11, 21:56

Nuk
mund t’i shpėtonte shijes sė Arit, njė vajzė aq bukuroshe dhe sensuale
si Mimoza, vajza bukuroshe nga Kosova. Deri tani flitet pėr njė afrim
tė dy ish-banorėve tė “Big Brother 2” nė njė lidhje dashurie, dhe shumė
kohė qė kalojnė bashkė. Duke pasur parasysh natyrėn e lirshme tė Arit,
dhe bukurinė e Mimozės mbase nuk ka vend pėr dyshime. Edhe pse janė
pėrpjekur tė mos bien nė sy, miq afėr tyre kanė pohuar se nuk mund ta
fshehin ndjenjėn qė ka lindur. Ari
e shprehu pėlqimin e tij ndaj Mozės, nė njėfarė mėnyrė qė brenda
shtėpisė sė “Big Brother 2”. Edhe pse hyri mė vonė nė shtėpi dhe kishte
dėgjuar pėr lidhjen e saj me Polin, ish-banorin e BB1, po hynte i
pėrgatitur pasi e kishte ndjekur mbase nga ekrani Mozėn, e komentuar
deri nė atė moment si mė e bukura nga vajzat nė lojė. Ndėrsa pėr vajzėn
nga Kosova, Ari ishte thjesht njė i panjohur me tė cilin duhet tė
bashkėjetonte, por dhe do ta kishte kundėrshtar. Por kjo garė u shėrbeu
pėr tė krijuar simpati ndaj njėri-tjetrit. Ari u shpreh pėr kėtė
afeksion, dhe nuk pati ndonjė kundėrshti nga vajza 19-vjeēare, mė e
vogla e kėtij “reality show”. Madje
nuk ishte kot qė direkt me daljen e saj nga shtėpia e famshme, Moza e
konsideroi lidhjen e pėrfolur me Polin, njė flirt tė shkurtėr dhe se me
tė kishte shkėmbyer thjesht puthje. Por Ari ishte krejt tip tjetėr, gjė
qė e bėri qė tė mbahet mend si finalist. I njohur pėr natyrėn e
ēapkėnit, moskokėēarėsit, inteligjentit dhe njė sens tė dukshėm ironie,
natyrisht qė s’kishte se si mos ta bėnte pėr vete Mozėn. Ajo si mė e
vogla nė shtėpi, u paragjykua shpesh nga banorėt e tjerė si njė vajzė
qė nuk kishte ndonjė zgjuarsi tė spikatur. E me hyrjen e Arit nė lojė,
u duk se hyri “shpėtimtari”, i cili e shprehu simpatinė e tij ndaj
Mozės. Dhe nuk kaloi
shumė, edhe pse nė skenarin e spektaklit tė “Big Brother” u lakua
historia me Polin, me daljen e saj nga shtėpia ajo u takua vetėm
njėherė me kėtė tė fundit. Ata tė dy nuk u panė asnjėherė mė bashkė,
gjė qė u vu re dhe nė after party-n e “Big Brother 2”, qė u organizua
nė Mai Tai, ku Ari dhe Moza ishin ulur shumė pranė njėri-tjetrit, siē e
shihni nė kėtė foto tė paparacit tonė. Po ashtu nė festėn qė Qetsori
organizoi nė lokalin e tij nė Orikum pėr fitoren e tij, ata u
fotografuan tė ulur pranė njėritjetrit, ndėrsa i shoqėronte motra mė e
madhe Mozės. Ditėn tjetėr kanė pushuar nė Vlorė, por nuk kanė qenė tė
bashkuar me grupin tjetėr tė ish-banorėve. Ata janė parė tė dy dhe disi
tė veēuar nė pritjen qė u ishte rezervuar ish-banorėve tė “Big Brother
2” nė Kosovė, pak ditė mė parė. Ka
rėnė nė sy intimiteti mes tyre edhe pse nuk kanė qėndruar gjithė kohėn
bashkė. Thuhet se Ari ėshtė arsyeja pse Moza udhėton shpesh drejt
Tiranės, dhe po ashtu e kundėrta Moza ėshtė arsyeja, qė Ari udhėton
drejt Prishtinės. Nuk dihet se cilat do tė jenė angazhimet e tjera tė
dy ish-banorėve. Por pėr Arin deri tani flitet se mund tė pėrfshihet nė
njė projekt televiziv, qė natyrisht do tė jetė ofertė e “Top Channel”,
pjesė e projekteve qė ky televizion ka parashikuar nė vjeshtė pėr tė
famshmit e “Big Brother 2”. Ndėrkohė do tė shohim nėse dy tė rinjtė do
tė tentojnė ta mbajnė shumė gjatė lidhjen e tyre tė fshehur apo do ta
pohojnė atė publikisht. Me siguri vėshtirėsia nė kėtė rast ėshtė pėr
Mozėn, pasi dihet se Ari nuk ka komplekse pėr tė treguar pėr lidhjet e
tij tė rėndėsishme ose jo.Lidhja e Mozės me Polin, e parėndėsishmeNuk
u kuptua se si pėrfundoi lidhja e Mimozės bukuroshe me Polin, njė
histori shumė e pėrfolur brenda dhe jashtė shtėpisė sė “Big Brother” e
zbuluar fillimisht nga “Panorama Plus”. Por fakt ėshtė se qė nga koha
qė Mimoza ka dalė nga ajo shtėpi, nuk e kemi parė nė shoqėrinė e Polit.
Tek festa e tyre e mbylljes sė spektaklit, nuk u pa Poli pranė saj, i
cili ishte komentuar si i dashuri. Poli ishte njohur me Mimozėn disa
muaj para hyrjes sė saj nė BB2, kur ai shkonte nė Kosovė si i ftuar nga
shumė fansa tė tij. Menjėherė e kishte tėrhequr pamja e Mimozės dhe ai
kishte bėrė tė pamundurėn qė tė njihej me tė. Fakti
se ai nė atė moment ishte i njohur dhe i pėlqyer ia kishte bėrė rrugėn
mė tė lehtė drejt Mozės. Mė pas vajza, mbase pėr Polin por edhe pėr
pėrgatitjet qė duhej tė bėnte pėr tė hyrė nė “Big Brother”, ėshtė parė
shpesh nėpėr Tiranė dhe gati gjithmonė nė shoqėrinė e Polit. Por gjatė
qėndrimit tė saj brenda nė shtėpi, Moza nuk foli asnjėherė pėr ndonjė
afeksion tė madh. Madje ajo pas daljes nga shtėpia e komentoi si
thjesht njė pėlqim, edhe pse kishte qenė ai qė e kishte bindur Mozėn tė
hynte nė kėtė “reality show”.
bledar
bledar
Moderator
Moderator

MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Rat1010 Online
MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 34
Vendodhja : fier
Koha e lire : interneti
Puna : distributor ne firmen thg
Registration date : 10/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : -3
<b>Kredite</b> Kredite : 5543

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Empty Re: MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN

Mesazh nga lepurushi 2010-05-18, 10:29

se mos kane ndonje pune tjeter kto.ler dashnor zer dashnor
lepurushi
lepurushi

MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Rat1010 Online
MOZA I THOTE LAMTUMIRE POLIT DHE LIDHET ME ARIN Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 86
Age : 34
Vendodhja : sarand
Koha e lire : kam shume pak
Puna : studente e gjuhes angleze
Registration date : 15/05/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 5176

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi