Mjeku i Dritan Dajtit: Do mbetet i paralizuar.

Shko poshtė

Mjeku i Dritan Dajtit: Do mbetet i paralizuar. Empty Mjeku i Dritan Dajtit: Do mbetet i paralizuar.

Mesazh nga Andi 2009-08-18, 23:47

Dritan Dajti, autori i masakrės sė 7 gushtit nė Durrės, rrezikon tė lidhet pėrjetė pas karrocės me rrota. Njė plumb qė e ka goditur nė kolonėn vertebrale i ka paralizuar kėmbėn e majtė. Ka gjasa qė gjendja e tė shumėkėrkuarit tė pėrkeqėsohet mė tej dhe paraliza tė jetė e pakthyeshme nėse nuk i jepet ndihmė e specializuar mjekėsore. Drejtori i spitalit tė burgut, Ylber Vata tha se, "Dritan Dajti ka tė paralizuar kėmbėn e majtė, por vetėm mjekėt do tė vendosin nėse i paraburgosuri do t'i nėnshtrohet ndėrhyrjes kirurgjikale". I dėnuari pėr vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj dhjetė vjet mė parė, ka njė tjetėr plumb nė kofshėn e djathtė, nė tė cilėn ka humbur ndjeshmėrinė nė masėn 80 pėr qind. Sipas burimeve nga spitali i burgut, Dajti ka dalė jashtė rrezikut pėr jetėn. Por, nėse nuk merr mjekim tė specializuar rrezikon tė paralizohet.

Rreziku
Tri plumba qė derdhėn efektivėt e policisė mbi tė shumėkėrkuarin pasi kishte qėlluar pėr vdekje katėr kolegėt e tyre, duket se po i kushtojnė mjaft shtrenjtė Dritan Dajtit. Njė prej plumbave e ka prekur nė kolonėn vertebrale, duke i shkaktuar paralizimin e kėmbės sė majtė. "Ka shumė rrezik qė i paraburgosuri tė mbetet i paralizuar nė kėmbėn e majtė. Nė kėmbėn e djathtė, pėr shkak tė njė plumbi qė ka nė kofshė, ka humbur ndjeshmėrinė nė masėn 80 pėr qind, por ka shpresa pėr shėrim. Do tė jenė mjekėt specialistė qė do tė vendosin nėse tė plagosurit do t'i hiqen dy plumbat qė ka nė trup. Nuk mund tė themi ende nėse paraliza nė kėmbėn e majtė ėshtė apo jo e shėrueshme", - tha njė burim nga spitali i burgut. Dajti i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrje nė spitalin e Durrėsit, por mjekėt kanė mundur t'i heqin vetėm njė plumb qė e kishte zėnė nė krah, duke i lėnė nė trup dy plumba tė tjerė. Zyrtarė tė spitalit tė burgut shprehen se nuk ėshtė nė dorėn e tyre, por janė mjekėt ata qė duhet tė thonė fjalėn e fundit dhe tė vendosin pėr fatin e tė paraburgosurit.

Ndėrhyrja
Njė ndėrhyrje e specializuar kirurgjikale do tė ishte e vetmja mundėsi qė Dritan Dajti tė mos pėrfundojė pėrjetė i paralizuar. Asgjė nuk mund tė thuhet me saktėsi, por fakti qė autori i masakrės nuk ka marrė mjekim tė specializuar e ka rėnduar sė tepėrmi gjendjen e tij. Nė fakt, i akuzuari pėr vrasjen e katėr punonjėsve tė policisė u shpreh nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda se ishte keqtrajtuar nga policia nė momentin e arrestimit, si dhe nuk po mjekohet si duhet nė spitalin e burgut. Autoritetet e kėtij institucioni thonė se brenda mundėsive qė disponon spitali Dritan Dajtit i ėshtė dhėnė kurim. Pėr shkak se ka dy plumba nė trup ende tė pa hequr, ai ka nevojė pėr mjekim tė specializuar. Dritan Dajti nuk ėshtė i vetmi i paraburgosur qė ka plumba nė trup dhe qė ka nevojė urgjente pėr ndėrhyrje kirurgjikale tė specializuar. Ilir Paja, njė tjetėr emėr i njohur i botės sė krimit, i cili u qėllua nga policia teksa tentoi ta arrestonte, ka njė plumb shumė pranė zemrės dhe nuk dihet se kur do tė vendosin mjekėt pėr t'ia hequr.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Mjeku i Dritan Dajtit: Do mbetet i paralizuar. Rat1010 Online
Mjeku i Dritan Dajtit: Do mbetet i paralizuar. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11629

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi