Greqi, emigranti shqiptar vdes nga gripi i derrave.

Shko poshtė

Greqi, emigranti shqiptar vdes nga gripi i derrave. Empty Greqi, emigranti shqiptar vdes nga gripi i derrave.

Mesazh nga Andi 2009-09-04, 23:39

Gripi i derrave ka shėnuar viktimėn e parė shqiptare. Ai ėshtė 25-vjeēari Jani Metushi, emigrant nė Greqi, i cili e kishte marrė virusin pandemik gjatė pushimeve nė ishullin Paros tė shtetit helen. 25-vjeēari ėshtė shtruar nė spital nė gjendje tė rėndė qė nga data 19 gusht, por duke qenė se ai kishte edhe probleme kardiake, virusi A/H1N1 i ka shkaktuar komplikacione tė rėnda deri nė mosfunksionim tė shumė organeve jetike, gjė qė ka rezultuar fatale pėr tė. Aktualisht nė Greqi numri i tė prekurve nga virusi A/H1N1 ėshtė 2000 persona, duke qenė kėshtu vendi me numrin mė tė madh tė tė prekurve nė tė gjithė rajonin.

Vdes Emigranti
25-vjeēari Jani Metushi, i cili kurohej nga gripi i derrave prej ditėsh nė gjendje tė rėndė nė spitalin Evangjelizmo tė Athinės, ka gjetur vdekjen ditėn e djeshme. Emigranti shqiptar ėshtė shtruar nė kėtė spital urgjentisht nė datėn 19 gusht, pasi ėshtė konstatuar se ėshtė infektuar nga gripi i derrit gjatė pushimeve nė ishullin Paros tė Greqisė. Pas kėsaj ai ka shfaqur shenja, si vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe ėshtė konstatuar se ky virus i ka shkaktuar pneumoni tė rėndė nė mushkėri. Ditė mė vonė, nė sintezė edhe me historikun e rėndė shėndetėsor tė tij, pasi 25-vjeēari vuante prej kohėsh nga probleme kardiake, madje pėrdorte edhe aparat pėr aritminė nė zemėr, virusi i gripit tė derrit i ka shkaktuar komplikacione tė tjera shėndetėsore.


Midis tyre, nė orėt e fundit virusi i gripit pandemik i ka shkaktuar 25-vjeēarit edhe mosfunksionim tė shumė organeve jetike, gjė qė ka ēuar nė vdekjen e tij. Rasti i emigrantit shqiptar ishte njė prej dhjetė rasteve serioze tė gripit tė derrit nė vend. 25-vjeēari, i cili jetonte me dokumente tė rregullta nė Greqi, u shtrua fillimisht nė spitalin e Athinės pėr probleme serioze nė zemėr, por menjėherė ėshtė transferuar nė repartin e mjekimit intensiv, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj virusit tė gripit tė derrit. Pak ditė mė parė, njė 23-vjeēar nga Greqia i cili kishte probleme serioze me zemrėn, vdiq nga komplikacionet qė ishin shkaktuar nga virusi i gripit tė derrit. Nė Greqi, numri i pėrgjithshėm i tė prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur nė gati 2000 persona, pasi vetėm javėn e fundit u regjistruan 157 raste. Sipas organeve greke, niveli i pėrhapjes sė virusit nė dhjetėditėshin e fundit ėshtė pak mė i ulėt se nė muajt e kaluar.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Greqi, emigranti shqiptar vdes nga gripi i derrave. Rat1010 Online
Greqi, emigranti shqiptar vdes nga gripi i derrave. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi