Te ndryshme.....

Shko poshtė

Te ndryshme..... Empty Te ndryshme.....

Mesazh nga NEO 2008-02-24, 12:07

Telenovela Sarko-Bruni Perfundon me martese

Keto jane imazhet e para te Nikolas Sarkozi dhe Karla Brunit pas marteses se tyre te celebruar te shtunen ne Pallatin e Elizese: cifti duket i lodhur, edhe pse ende shume i dashuruar, ne nje kafene ne Versaje, ndersa sipas theshethemeve Bruni eshte tremuajshme shtatzene.

SHBA merr masa per fobine nga urat

Sapo permendet fjala ure, ju dridheni, zemra nis t’ju rrahe shpejt dhe ju duket se po u bie te fiket? Atehere ju vuani nga fobia nga urat dhe nuk jeni i vetmi. Ne SHBA, ne disa shtete ne fakt, autoritetet po perpiqen t’u vijne ne ndihme shofereve te terrorizuar. Shteti i Nju Jorkut ka punesuar shofere per te transportuar ata qe kane fobi nga urat, ne uren Tappan Zee, rreth 50 metra mbi lumin Hudson. Edhe sherbimi Mackinac Bridge ndihmon te frikesuarit te kalojne ngushticen e Mackinac, ne Micigan. Ne uren San Francisco-Oakland, ka gjithashtu njerez qe te ndihmojne te kalosh uren me makine e madje edhe tunele. Nese keni nje fobi te tille.

Rusi, procesi i cminimit eshte problematik

Gjeja me e rendesishme eshte se nuk ka bomba berthamore qe bien ne shtepi”, shkruante javen e kaluar gazetari i te perjavshmes “Argumenty i Fakty”, Alexei Mitrofanov, pas nje gabimi qe u be me disa shperthime te komanduara te ushtrise ruse me 16 janar ne rajonin e Moskes, prane fshatit Pavlovskaja Sloboda. Ne syte e gazetareve, bombat e cminimit te leshuara nga nje njesi armatimi UR-77 Meteorit, e kaluan perimetrin ushtarak; e para duke rene ne nje territor privat dhe tjetra ne nje zone fshatare, duke shkaktuar alarm per nje bombardim nga milicia, shkruante edhe gazeta “Kommersant”.

Mendohej i mbytur, jetonte si mbret ne Paris

Nje baba anglez i mbytur ne borxhe, per te cilin mendohej se ishte mbytur ne det pasi kishte nje shenim vetevrasjeje ne nje traget 15 vite me pare, eshte gjetur shendoshe e mire duke jetuar me pensionet ne tri shtete. Babai i kater femijeve, Uolter Domini ishte shtirur sikur kishte vdekur, por u zbulua disa dite me pare ne Paris. “Mashtruesi” perfiton 1 mije paund ne muaj nga identiteti i ri i vjedhur, ndersa nje grua 64-vjecare e kishte ndihmuar te sajonte tragjedine. Me vone, ai u lidh me te. Kater femijet e ciftit, te vetmit qe e moren vesh te verteten, u betuan te ruajne sekretin.

Fatura me e larte elektrike, 100 mije dollare per 1 muaj

Njerezit ne fakt, presin fatura me te larta ne dimer, por nje cift ne Florida mbeti i tronditur pasi mori faturen e energjise elektrike, gati 100 mije dollare per nje muaj. Richard Grieshop dhe Lynda Williams jetojne ne nje shtepi te vogel ne Tampa. celesi i energjise elektrike ishte i mbyllur gjate pushimeve dhe eshte rindezur vetem dy javet e fundit. Ata nuk u habiten vetem nga fatura, por edhe nga reagimi i korporates elektroenergjetike. “Kur i njoftova per t’u marre me kete ceshtje, me thane se fatura erdhi drejtpersedrejti nga zyrat e korporates dhe se nuk mund te beja gje tjeter, vecse te paguaja faturen”, - thote Griepshop. “Nje shifer aq te madhe nuk do ta shpenzoja as gjate gjithe jetes”, - shton ajo.

I majte apo i djathte, preferenca te genet

Qenia i majte apo i djathte nuk varet nga vullneti yne apo nga shkalla e arsimimit te marre, por nga trashegimi gjenetik. Pra, ne lindim progresiste apo konservatore dhe nuk behemi te tille. Kushtezimi eshte i detyrueshem, edhe pse revista e perjavshme britanike “New Scientist” duket mjaft e sigurt, pasi i ka kushtuar nje studim serioz ketij problemi, qe genet luajne nje pjese te rendesishme ne simpatite tona politike. “Keto vizione ndodhen ne rrenjet e trurit tone”, - thote John Alford, studiues ne universitetin e Ricer, Teksas, per revisten “New Scientist”. “Te perpiqesh te bindesh dike per te mos qene liberal, eshte njesoj si ta bindesh qe te mos kete syte ne ngjyre kafe. Gjithmone e me teper do te na duhet ta rimendojme forcen e bindjes”, - thekson ai. Provat ne mbeshtetje te kesaj teorie jane ne rritje. Vendimtare kane qene provat e kryera te binjaket homozigote dhe heterozigote. Perballe pyetjeve me sfond politik, homozigotet pergjigjen ne menyre te njejte ne 80 per qind te rasteve. Kjo perqindje zbret ne 33 per rastin e heterozigoteve, te cilet kane te perbashket vetem gjysmen e trashegimise gjenetike. “Corriere della sera”
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Te ndryshme..... Rat1010 Online
Te ndryshme..... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9810

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndryshme..... Empty Re: Te ndryshme.....

Mesazh nga Guest 2008-02-25, 00:09

o zot o zot sa i info. je more djal..

te mer ne qaf :-)

:gezuar:
Anonymous
Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndryshme..... Empty Re: Te ndryshme.....

Mesazh nga NEO 2008-02-25, 12:08

e kam pas qe i vogel anisa Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Te ndryshme..... Rat1010 Online
Te ndryshme..... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9810

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndryshme..... Empty Re: Te ndryshme.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi