Nga SHĖNDETI

3 posters

Shko poshtė

Nga SHĖNDETI Empty Nga SHĖNDETI

Mesazh nga shaban cakolli 2007-07-12, 22:03

MIGRENA
(Chemigrania)

Shpeshehere eshte theksuar se bimet e ilaqeve popullore jane jo helmuese ,sepse nuk kane perberes kimik me veprim fiziologjik te forte,te semureve memigrene u rekomandohet qe keto bime mjekuese mos ti perdorin me vetinciative dhe pakontrollin e mjekut.Qdo te semuri nga migrena duhet te ia caktoj terapine mjeku.Jeta e rregulltushqimi i drejte,shetitjet ne natyre,ajri i paster,larjet e rendomta te trupit,si dhe masat higjenike ndikojne shume,sidomos ne sherimin e kesaj semundje:
shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

Nga SHĖNDETI Rat1010 Online
Nga SHĖNDETI Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6230

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga SHĖNDETI Empty Re: Nga SHĖNDETI

Mesazh nga NEO 2008-02-29, 22:23

Rrezimet aksidentale - rreziku kryesor per te moshuarit


Studimet tregojne se rrezimet aksidentale jane shkaku kryesor i lendimeve dhe vdekjeve tek te moshuarit. Shkencetaret ne Universitetin e Mizurit po zhvillojne teknologji per t’u dhene ndihmen e shpejte te lenduarve dhe per te gjetur nje menyre per te parandaluar rrezimet.
Ish zonja e pare Nancy Reagan u shtrua ne spital per pak ore pasi u rrezua me 17 shkurt ne shtepine e saj ne Los Angeles. 85 vjecarja, Nancy Reagan duket fizikisht e dobet por mjeku i saj tha se nuk ka pesuar demtime. Neurologet thone se rrezimi nuk eshte pjese normale e pleqerise.
Shume njerez rrezohen. Por te moshuarit jane me ne rrezik dhe gjysma e atyre qe rrezohen ka te ngjare te rrezohen perseri. Njerezit rrezohen kur pesojne hemoragji cerebrale ose goditje ne zemer. Ndihma e shpejte mund te shpetoje jete dhe te parandaloje demtime te metejshme te zemres dhe trurit. Njerezit rrezohen edhe per arsye te tjera. Dhe nga kjo shkaktohen fraktura te legenit, demtime te trurit dhe te tjera demtime qe e bejne rrezimin shkakun kryesor te vdekjeve nga plaget e marra tek te moshuarit.
Renia eshte gjitashtu shkaku i demtimeve jo vdekjeprurese mes te moshuarve dhe shkaku numer nje i shtrimeve ne spital te kesaj grupmoshe per shkak te traumave qe pesojne. Marilyn Rantz ne Univeristetin Mizuri perdor dublante kaskadere ne studimin e saj. "Miliarda dollare shpenzohen per te mbuluar koston e kujdesit shendetesor per mjekimin e te demtuarve nga rrezimet. Prandaj puna jone eshte perqendruar jo vetem ne gjetjen e shkaqeve qe shkaktojne rrezimin por edhe ne vleresimin e rreziqeve qe vijne prej tyre. Nese studiuesit do te arrijne te zbulojne se kur nje person eshte me ne rrezik te rrezohet, para se kjo te ndodhe, ata mund te ulin koston e mjekimeve dhe mund te parandalojne shume dhimbje dhe vuajtje."
Zonja Rantz punon me Marjorie Skubic dhe shkencetare te tjere ne Univeristetin e Mizurit. "Mund ta perdorim kete pervoje per te ndertuar programe kompjuterike ne menyre qe te jemi ne gjendje te njohim automatikisht si ndodhin keto rrezime ne jeten e perditshme."
Studiuesit marrin te dhena nga kamerat dhe sensoret dhe i hedhin ne kompjuter per te zbuluar shenja paralajmeruese para se te ndodhe renia. Per studimin, kamerat u vendosen ne nje azil pleqsh. Eva Olweean po mekembet nga thyerja e legenit. Ajo thote se do te donte te parandalonte ndonje aksident tjeter si ky. "Nuk eshte e lehte te kalosh tere keto dhimbje."
Profesor Skubic thote se kompjuterat mund te dallojne ndryshimin midis shtrirjes ne dysheme dhe asaj ne divane. Kur dikush rrezohet, bie alarmi dhe ndihma vjen menjehere. Programi kompjuterik mund te paralajmeroje infermjeret kur ka ndryshim ne menyren e ecjes se te moshuarve. Nese dikush eshte me ne rrezik per t’u rrezuar, infermieret mund t’i mesojne atij teknika per te parandaluar renien.




Ndikimi i kafeines tek grate shtazane, Vlerat e vitamines E per te moshuarit


Ndikimi i kafeines tek grate shtazane
Sipas studimit, grate shtatzane qe pijne me shume se 200 miligram kafe ne dite, dyfishojne rrezikun e deshtimit te barres. Studimi paralajmeron edhe ndaj cajit, pijeve freskuese qe permbajne kafeine masdje edhe disa barna, qe prekin shtatzanine.
Mjekja Tracy Flanagan thote se ajo qe e dallon kete studim nga studimet e mepareshme eshte se edhe nje nivel i ulet kafeine mund te shkaktoje deshtimin tek grate shtatzane. Kerkimet ne kete fushe tregojne se grate shtatzane qe konsumojne me pak se 200 miligram kafe ne dite, gjithashtu rrezikojne barren e tyre. Deri tani nuk dihet perse kafeina ndikon kaq shume tek shtatzania, por eksertet thone se kafeina mund te shtoje ritmin e rrahjeve te zemres tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja ne barkun e nenes.
Studimi u krye nga qendra mjekesore March of Dimes. Te pakten nje ekspert thote se shumica e aborteve apo deshtimeve rezultojne nga anomalite ne fetus. Por autorja e studimit thote se grate duhet te perpiqen te heqin dore nga kafeina gjate te pakten 3 ose 4 muajve te pare te shtatzanise per te patur nje lindje te sukseseshme e pa probleme.
Studim mbi vlerat e vitamines E
Burime te vitamines E mund te gjenden ne cdo dyqan qe tregeton perime, nenprodhime dritherash, vaj vegjetal, arra e te tjera.Shkencetaret thone se vitamina E, ne gjendje natyrale, ndihmon dhe mbron trupin nga semundjet e zemres e kanceri.
Mjekja Benedeta Bartali prane universitetit Jell, eshte nje prej autoreve te studimit qe lidh vitaminen E me nivelin e levizshmerise te njerezve te moshuar.Ajo thote se rezultatet e studimit tregojne se kur vitamina E mungon, funksionet fizite te njeriut dobesohen.
Nga viti 1998 deri me 2003, mjekja Bartali dhe koleget e saj studjuan nivelet e kesaj vitamine ne gjak tek 698 italiane, burra e gra te moshes mbi 65 vjec. Ata gjithashtu analizuan e krahasuan funksionet fizike te tyre gjate ecjes, qendrimit ne kembe, ulur dhe ruajtjes se drejtpeshimit.
Gjate nje periudhe 3 vjecare, 50 perqind e ketyre te moshuarve perjetuan plogeshti fizike qe u shoqerua me nje renie te nivelit te vitamines E. Doktoreshe Bartoli thote se studime te tjera nevojiten per ta lidhur pakesimin e aftesive fizike me renien e nivelit te vitamines E.
Vetem atehere, thote ajo, shkencetaret mund te jene ne gjendje te zhvillojne nje strategji per parandalimin ose vonimin e pasojave te plakjes.81 vjecarja Lois Akampora perpiqet te haje ushqime te shendeteshme dhe kryen ecje cdo dite. Por ajo thote se sa me e moshuar behet aq me teper ve re tek vetja ndryshime mendore e fizike. Kjo e shtyn ate t’i kushtoje rendesi marrjes se vitamines E.
Shkencetaret rekomandojne marrjen cdo dite te 15 deri 30 miligrameve vitamine E nepermjet perimeve dhe drithrave. Sipas institutit amerikan te shendetit, vitamina E ne forme natyrale eshte me e efektshme sesa vitamina sintetike per mbrojtjen e organizmit nga semundjet.



Zgjedhja e gruas per te riprodhuar


Vendimi i nje gruaje se kur duhet ose jo te kete femije, te vazhdoje apo nderprese nje shtatezani, te biresoje apo te jape nje femije per adoptim, eshte shpesh i veshtire dhe cdo zgjedhje ka dhe anen e kundert te saj. Faiza Elmasry e Zerit te Amerikes bisedoi me bashkautoret e nje libri te ri, i cili shpjegon kompleksitetin dhe pasojat e marrjes se vendimeve nga grate per te vazhduar ose jo te riprodhojne jeten.
Si shkrimtare te librave te letersise artistike, Karen Bender dhe Nina de Gramont gjithmone kane besuar tek fuqia e historise qe ato rrefejne ne krijimet e tyre. Kur ato vendosen qe te shkruajne per mundesite e riprodhimit te jetes tek grate, gjithsesi ato vendosen qe te tregojne histori te verteta. Ato grumbulluan dhe redaktuan 24 histori te shkruara nga gra, te cilat jepnin aty experiencat e verteta te jeteve te tyre. “Historite e shkruara ishin kaq personale dhe te verteta sa na befasuan si mua ashtu dhe Ninen” Karen Bender i referohet nje eseje me Titullin “ Ne qofte se...” shkruar nga Susan Ito. “’Ne qofte se’ eshte nje shkrim per eksperiencen qe ka perjetuar ajo nga nje abort ne muajt e vone te shtatezanise. Ajo pati nje semundje te quajtur toksemi, e cila shoqerohet me hipertension gjate muajit te 5-te. Ajo ishte ne prag te paralizes. Duhej te abortonte pavaresisht se nuk e donte kete gje”.
Aborti eshte vetem nje prej ekperiencave te paraqitura ne permbledhjen me titull Zgjedhje: Histori te verteta lindjesh, Kontraceptivet, Steriliteti, Biresimi, Prinder te pamartuar, dhe Aborti. Ne esene “Bartja e brenges” Bender thote se Janet Ellerby qe e ka shkruar tregon kur ajo ishte shtatezene per here te pare, rreth viteve 1960 kur ishte ne moshen 16 vjec. “Ate e derguan nje shtepi per nenat e pamartuara. Ajo pati nje femije dhe u detyrua qe ta jepte per biresim, dhe ka ndjere tere jeten e saj keqardhje per kete gje”. Bender ka vendosur ne kete liber dhe nje eksperience te sajen. Ne esenc e shkruar prej saj me titull”Aksidentet”, ajo paraqet historine e gjyshes se saj qe u hodh nga shkallet, per te abortuar femijen e saj te peste, i cili ishte babai i Benderit. Ajo gjithashtu tregon per nje tezen e saj, e cila ishte semurur menderisht, duke menduar qe asnje ne familje nuk donte qe ajo te kishte ardhur ne jete. Me pas, Bender flet per friken e saj rreth shtatezanise dhe zgjedhjen e saj e cila eshte te mos kete femije. “Po vazhdoja studimet pasuniversitare. Pata pasiguri me kontraceptivet e perditshem dhe shkova te marr tableten qe siguron mos mbetjen shtatzene dhe pas aktit. Mjekja ne klinike ishte grua, dhe refuzonte te me jepte kete tablete. Atehere une e mora mjekimin nga nje burre mjek ne spital, i cili ma dha tableten shume thjesht. Kjo me beri te shoh se si te tjeret vendosin per ty se ceshte e drejte dhe jo e drejte”.
Bashkautorja tjeter e librit, dhe shoqja e saj Nina de Gramont, ndan eksperiencen e saj gjithashtu ne kete liber. “Eseja ime e quajtur ‘Femija i ujshem’ flet per dy shtatezanite e mija, e para e te cilave perfundoi ne abort, dhe kjo me ndryshoi pikpamjen time per shtatezanine dhe abortin.Perpara se te mbesja shtatezene kam qene absolutisht pro zgjedhjes nga gruaja nese duhet te mbaj femijen apo jo. Mbas deshtimit te pavullnetshem, ishte e veshtire qe mos ta vija shenjen e barazimit te kesaj eksperience me nje abort .Ne shkrimin tim une dua te flas se si politikisht ende e mbeshtes abortin, por nga pikpamja personale kam ndjenja kontradiktore rreth abortit dhe asaj cka politika e quan personaliteti i nje njeriu qe kur eshte fetus.”
Duke redaktuar shkrimet e te tjereve, De Gramont, ka pare nga afer se sa te komplikuara jane ndjenjat mbasi eshte marre vendimi per ate cka eshte bere.”Mother’s day in the year of the Rooster” e shkruar nga Ann Hood, thote ajo, ishte shume emocionuese. Hood tregon dhimbjen e humbjes se vajzes se saj 5 vjecare, mbas nje forme gripi te provokuar nga nje infeksion. Me pas ajo ne menyre kronologjike tregon udhetimin e saj ne Kine per te adoptuar nje vajze te vogel. “Ajo flet me shume dhimbsuri per njerezit ne Kine te cilet braktisin femijet e tyre. Perpara se te lexoja shkrimin e saj i paragjykoja ashper njerezit qe benin nje akt te tille. Por mbasi lexova esene e saj, me bere te kuptoja se njerezit qe e bejne kete, nuk kane asnje zgjedhje tjeter”. De Gramont dhe Bender thone se ato shpresojne qe permbledhja e ketyre eseve do te ndihmoje lexuesit te kuptojne se asnje zgjedhje nuk eshte absolutisht e drejte apo e gabuar. Gjithcka varet nga rrethanat e gruas ne momentin kur vendos. Dhe pavaresisht nese ndjejne keqardhje apo jo me pas ne jeten e tyre, autoret thone se, keto gra kane qene kurajoze kur kane bere zgjedhjen e tyre, dhe kur pranojne te ndajne eksperiencat e tyre me te tjeret.



avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Nga SHĖNDETI Rat1010 Online
Nga SHĖNDETI Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga SHĖNDETI Empty Re: Nga SHĖNDETI

Mesazh nga crisp 2008-07-02, 15:17

Faleminderit Per informatat !
crisp
crisp

Nga SHĖNDETI Rat1010 Online
Nga SHĖNDETI Rot10 Offline

Numri i postimeve : 9
Registration date : 22/01/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 5941

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga SHĖNDETI Empty Re: Nga SHĖNDETI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi