AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT

2 posters

Shko poshtė

AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Empty AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-16, 20:17

Emigrantėt janė kthyer nė “viktima” tė 0900- ave. Kėsaj here jo nga njė dėshirė erotike por nga halli pėr tė pasur njė dokumentacion sa mė tė rregullt. Shqiptarėt vazhdojnė tė ndihen tė diskretituar pėr shėrbimet qė iu ofrohen nga ambasadat e huaja. Por, ankesat tregojnė se ambasadat mė problematike kanė rezultuar ajo greke, italiane dhe franceze. Teksa kanė zgjedhur kėto ditė tė ngrohta vere pėr t’i kaluar nė vendlindje, emigrantėt mundohen tė plotėsojnė edhe ndonjė dokument qė iu duhet. Mirėpo, pak kujt prej tyre iu mbeten, pas kėsaj, para pėr pushime, pasi njė pjesė tė mirė tė shpenzimeve qė ata bėjnė shkojnė pėr tarifat e shėrbimeve qė ofrohen nga ambasadat. Gjatė muajit qershor e nė vazhdim, nė zyrėn e Avokatit tė Popullit kanė gėluar ankesat e emigrantėve. Kėta tė fundit tė gjendur me xhepa tė boshatisur pėr njė telefonatė me ambasadėn vetėm pėr tė lėnė njė takim, kanė parė si zgjidhje tė ankimimin nė zyrėn e Dobjanit. Burime pranė Avokatit tė Popullit pohuan pėr gazetėn “Albania” se pas dhjetėra ankesave, Dobjani ka pėrpiluar njė rekomandim pėr ministrin e Jashtėm, jo vetėm pėr ta njohur mbi situatėn, por edhe pėr t’i kėrkuar njė zgjidhje sa mė tė shpejtė. Rekomandimi
Sipas burimeve nga Avokati i Popullit rekomandimi ėshtė pėrpiluar nė bazė tė ankesave tė shtetasve shqiptare pėr pagesėn dhe shpenzimet telefonike tė larta gjatė procedurave tė legalizimit tė dokumenteve nė ambasadat e Greqisė, Italisė dhe Francės. Tashmė, rekomandimi ka mbėrritur nė zyrėn e ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha dhe Dobjani, sipas ligjit, kėrkon njė pėrgjigje brenda 30 ditėve. “Duke vlerėsuar punėn e dikasterit qė drejtoni pėr masat e marra pėr lehtėsimin e procedurave pėr shtetasit shqiptarė nė marrėdhėnie me Shėrbimin tonė Konsullor si eliminimi i radhėve dhe zvarritjeve nė kohė, krijimi i ambienteve tė pėrshtatshme etj., ju dėrgojmė kėtė rekomandim”. Kėshtu nis rekomandimi i Dobjanit duke e njohur kreun e dikasterit tė Diplomacisė se pranė zyrės sė Avokatit tė Popullit, kanė paraqitur ankesė disa shtetas shqiptarė, tė cilėt shprehin shqetėsimin pėr shpenzimet e larta qė duhet tė paguajnė pėr legalizimet e dokumenteve nė pėrfaqėsitė e huaja tė akredituara nė Shqipėri, si tarifa shėrbimi dhe shėrbime telefonike.
Ankesat
Ankuesit, tė cilėt punojnė dhe jetojnė nė Greqi, ose edhe nė Shqipėri, legalizimet e dokumenteve qė iu duhen pėr nevojat e tyre nė shtetin fqinjė, tashme i bėjnė pranė Ambasadės Greke nė Tiranė. Sipas tyre, vetėm pėr tė pėrcaktuar kohėn e takimit me sektorin konsullor tė Ambasadės, atyre u duhet tė paguajnė rreth 1000 lekė tė reja shpenzime telefonike, pėr kartė telefonike mobile. Lidhja aktuale jo vetėm pėr ambasadėn greke, por edhe pėr atė italiane dhe franceze kryhet me numrat pėr telefonat celulare 09004044004ose 09007074000, nė njė kohė qė ka mjaft mundėsi qė tė bėhet instalimi me linja normale tė telefonit me kabėll (jo mobile). Gjithashtu pėr legalizimin e njė dokumenti pėr shembull njė certifikate shtetasit shqiptarė paguajnė 2800 lekė tė reja. Pra, sipas Dobjanit, shpenzimet qė duhet tė bėjnė shtetasit tanė pėr nevojat e tyre lidhur me kėto shėrbime janė jo tė vogla, krahasuar me nivelin mesatar tė tė ardhurave tė shtetasve shqiptarė.
Sugjerimi i Dobjanit: “Rregull i njėjtė pėr tė gjithė”
“Ankuesit ngrenė shqetėsimin dhe shprehin mendimin se bazuar ne parimin e reciprocitetit, Ambasadat e Italisė, Greqisė dhe Francės kur vendosin tarifat pėr shėrbimet e ofruara, duhet tė kenė nė konsideratė trajtimin respektiv qė u bėhet shtetasve greke, italiane apo franceze pėr tė njėjtat shėrbime nga Konsullatat e Shtetit Shqiptar nė ato vende. Duke pasur parasysh sa mė sipėr, gjykojmė se nga dikasteri Juaj mund tė ndėrhyhet pranė ambasadave tė kėtyre tre shteteve pėr tė ndryshuar tė paktėn linjėn e shėrbimit telefonik, me qėllim qė shpenzimet telefonike tė shtetasve shqiptarė qė kontaktojnė me kėto ambasada tė jenė mė tė ulėta. Gjithashtu tė rishihen tarifat e legalizimit tė dokumenteve pėr t’i ulur ato, mbi baza reciprociteti.”
Procedurat e Shėrbimit Konsullor
Kur kanė nevojė pėr legalizimin e dokumenteve tė huaja si dhe pėrkthimin e tyre. Si rregull dokumentet e huaja tė lėshuara pėr t’u paraqitur pranė organeve shqiptare duhet tė legalizohen paraprakisht nga ambasadat tona. Nė funksion tė marrėveshjeve, ku aderon Shqipėria, dhe reciprocitetit, mund tė lejohet legalizimi i drejtpėrdrejtė i dokumenteve, ose legalizimi i tyre, vetėm pasi ato tė jenė legalizuar mė parė nga Ministria e Jashtme e vendit pritės. Pėr disa procedura tė caktuara si pėr shembull ato tė lėnies sė shtetėsisė, ėshtė e nevojshme qė edhe pėrkthimet e dokumenteve tė legalizohen ose tė noterizohen. Ambasadat nė kėto raste bėjnė legalizimin e pėrkthimeve, tė kryera nga pėrkthyes tė licencuar ose tė njohur nė vendin pritės. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen pėrkthime tė personave tė tjerė fizikė apo juridikė.
Sa paguhet pėr aplikimin pėr njė vizė me afat tė shkurtėr qėndrimi
Tarifa pėr tė pėrpunuar aplikimin tuaj pėr vizė ėshtė 35 euro. Kjo tarifė vlen pėr tė dyja tipet e vizave me njė dhe shumė hyrje.
Kategoritė e mėposhtme tė personave pėrfitojnė nga vizat falas:
Tė afėrmit e ngushtė Personat qė kanė paraqitur dokumente qė provojnė domosdoshmėrinė e udhėtimit tė tyre pėr qėllime humanitare, duke pėrfshirė kėtu rastet ku kėrkohet trajtim mjekėsor urgjent dhe pėr personat qė i shoqėrojnė ata, apo qė ju duhet tė ndjekin funeralin e njė tė afėrmi tė tyre ose tė vizitojnė njė tė afėrm tė tyre qė ėshtė i sėmurė rėndė; Pensionistėt. Fėmijėt nėn moshėn 6 vjeē; Personat me aftėsi tė kufizuar si dhe personat qė i shoqėrojnė ata, nėse ėshtė e nevojshme; Nxėnėsit, studentėt dhe mėsuesit qė i shoqėrojnė tė cilėt ndėrmarrin udhėtime pėr qėllime studimi ose trajnime mėsimore, duke pėrfshirė nė kėtė kuadėr dhe programet e shkėmbimeve, sikurse dhe aktivitete tė tjera shkollore. Persona qė marrin pjesė nė aktivitete shkencore, kulturore, sportive dhe artistike, duke pėrfshirė kėtu universitetet dhe programe tė tjera shkėmbimi
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Rat1010 Online
AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Empty Re: AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT

Mesazh nga cakalli 2008-07-17, 15:25

nqs vjen ne qytetin e vlores (une flas sepse e kam ambasade tek dera e shtepise) eshte nje gjendje e papare.shume njerez qe ne 6 te mengjesit qe presin radhen per te mare nje vize per je hall apo per qef..tani kane dale dhe fallsifikatoret.para ca javesh u kapen fallsifikatoret e dokumentave njeri prej tyre punonte ne konsullate.qe te maresh nje vize duhet te kesh miq kjo eshte kryesorja.shikoj shume studente moshatare qe vine nga e gjithe shqiperia dhe shume prej tyre ikin kokulor.kjo nuk eshte gje e mire sepse ata kane deshire t studjojne jashte dhe shumica e tyre kane qene me nota shume te mira dhe te favorshme per stuime jshe vendit.shiperi te mori lumi
cakalli
cakalli

AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Rat1010 Online
AMBASADAT ZHVASIN EMIGRANTET SHQIPTARE ME 0900-AT Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5771

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi