KESHILLA PER TU MBROJTUR NE PLAZH NGA INFEKSIONET E LEKURES

Shko poshtė

KESHILLA PER TU MBROJTUR NE PLAZH NGA INFEKSIONET E LEKURES Empty KESHILLA PER TU MBROJTUR NE PLAZH NGA INFEKSIONET E LEKURES

Mesazh nga cakalli 2008-07-19, 14:41

Ndėr shqetėsimet mė tė shpeshta dhe mė tė pėrhapura qė ndeshen nė kėtė periudhė, janė infeksionet e lėkurės. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rėra e plazhit, shndėrrohen nė “burim” sėmundjeje pėr lėkurėn. Nė njė intervistė pėr “Panorama” mjeku dermatolog, Selman Lirėza, shpjegon se ēfarė rreziqesh mbart sėmundja dhe si mund tė mbrohemi prej saj:
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė verės, njė nga shqetėsimet mė tė shpeshta qė shfaqen, janė infeksionet nė lėkurė?
Infeksionet e lėkurės janė njė grup patologjish qė kanė njė incidencė tė shpeshtė dhe prekin njė kontingjent tė konsiderueshėm personash, gjatė stinės sė verės. Plazhi ėshtė arsyeja kryesore e shfaqjes sė kėtyre patologjive. Kontakti i drejtpėrdrejtė me faktorėt shpėrthyes: stafilokoku dhe streptokoku (mikrobe patogjenė), qė ndodhen nė ujin e detit dhe tė pishinave apo rėrė, shoqėrohet me rritje tė rrezikut pėr shfaqjen e kėtyre problemeve me lėkurėn. Pastaj sigurisht qė sėmundja shfaqet atje ku gjen terren tė pėrshtatshėm, qė do tė thotė se varet dhe sistemi imunitar, i cili dihet qė gjatė verės, tenton tė dobėsohet dhe pėr pasojė preket mė lehtė nga mikrobe tė ndryshme, qė qarkullojnė nė mjedisin e jashtėm.
Ju thatė se faktor kryesor nė shfaqjen e sėmundjes, ėshtė plazhi. Cilat do tė ishin disa kėshilla qė mund tė mbrohemi, tani qė ėshtė dhe sezoni i plazhit?
Kėshillat pėrkojnė me shmangien nė maksimum tė mikrobeve patogjenė qė e shkaktojnė kėtė grup sėmundjesh, pra stafilokok dhe streptokok, qė mund tė hasen kryesisht nė rėrėn e ndotur dhe nė ujin e pishinave, shezlong, etj. Prandaj rekomandohet qė sapo tė dilni nga uji i detit apo i pishinave, tė shpėlani menjėherė trupin me ujė tė pastėr, tė ėmbėl. Po ashtu rekomandohet pėrdorimi i peshqirėve tė plazhit, nė mėnyrė qė tė shmanget kontakti i drejtpėrdrejtė i lėkurės me rėrėn apo shezlongėt e plazhit. Pasi ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė dhe i papėrshtatshėm ndaj kėtyre faktorėve, shoqėrohet me rritje tė rrezikut pėr shfaqjen e kėtyre sėmundjeve tė lėkurės. Ėshtė mjaft e rėndėsishme qė personat qė kanė pasur probleme tė tilla mė parė, apo qė kanė ndjeshmėri tė lartė tė lėkurės, rekomandohet qė nėse kanė planifikuar tė shkojnė nė plazh, tė konsultohen mė parė me njė mjek specialist. Nė mėnyrė qė tė shmanget ripėrsėritja e sėmundjes, te personat e predispozuar.
Ēfarė rreziku mund tė shfaqet nga kjo sėmundje?
Sė pari, rreziku qėndron nė faktin se janė ngjitėse. Ato mund tė transmetohen lehtė nėse nuk respektohen kushtet higjieno-sanitare, tė tilla si pėrdorimi i tė njėjtin peshqir, pėrdorimi i tė njėjtave veshje, etj., dhe sigurisht nėse gjen terren tė pėrshtatshėm pėr t’u shfaqur. Veē kėsaj, mund tė ndodhė qė sėmundja tė pėrhapėt nė trup dhe tė japė komplikacione qė kėrkojnė trajtim mė tė gjatė dhe shenjat tė bėhen mė tė rėnda.
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Rekomandohet qė te mjeku specialist duhet tė drejtoheni menjėherė, sapo shfaqen elementėt e parė tė sėmundjes, nė mėnyrė qė tė parandalohet acarimi i sėmundjes dhe tė shmanget kronicizimi i saj.
Nėse shfaqet ēfarė rekomandohet pėr kurimin e tyre?
Mjekimi pėr kėtė grup sėmundjesh ėshtė kompleks dhe individual, pasi varet sipas fazės sė kapjes sė sėmundjes. Kėshtu nėse kapet nė fazėn e parė, kur sapo janė shfaqur shenjat e para, mjekimi bėhet vetėm lokalisht. Por nėse gjendja ėshtė e agravuar, mjekimi shoqėrohet dhe me antibiotikė. Gjithsesi ėshtė vetėm mjeku specialist ai qė pėrcakton skemėn e mjekimit.
A shėrohet plotėsisht?
Nėse kjo sėmundje kapet dhe trajtohet nė kohė, mund tė kurohet mjaft mirė brenda pak ditėsh. Por nėse nuk shfaqen faktorėt shpėrthyes, atėherė sėmundja mund tė rishfaqet, tė riakutizohet dhe tė kėrkojė trajtim nga e para. Kėto janė sėmundje qė nuk lėnė imunitet, prandaj duhet tė tregohet njė kujdes i vazhdueshėm, sepse mund tė pėrsėritet.
cakalli
cakalli

KESHILLA PER TU MBROJTUR NE PLAZH NGA INFEKSIONET E LEKURES Rat1010 Online
KESHILLA PER TU MBROJTUR NE PLAZH NGA INFEKSIONET E LEKURES Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5772

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi