Psikozomatika, semundja qė na dėmton mė shumė sesa mendohej

Shko poshtė

Psikozomatika, semundja qė na dėmton mė shumė sesa mendohej Empty Psikozomatika, semundja qė na dėmton mė shumė sesa mendohej

Mesazh nga Andi 2009-08-09, 22:10

Ėshtė vėnė re se personat qė nė tė shumtėn e rasteve janė nė tension, frikė, panik a nė ankth tė vazhdueshėm paraqesin simptoma tė sėmundjeve fizike. Gjithashtu, ekzistojnė mjaft shembuj kur personi "paralizohet" nga frika ose kur mendon se ėshtė i sėmurė, sėmuret me tė vėrtetė. Por ka ndodhur edhe e kundėrta; kur personi i sėmurė fizikisht, e ka bindur veten se nuk ėshtė i tillė, dhe "mrekullisht" ėshtė shėruar plotėsisht. Sėmundje a shėrime tė tilla, quhen psikozomatike, psikike, qė do tė thotė se ndjenja, mendja, emocioni ndikon nė gjendjen fizike.

Shpesh i ndodhur nėnstres, njeriu provon dhimbje nė kokė, gjoks, stomak e gjetkė pa ndonjė shkak fizik. Edhe pse lindin nga mendimi a ndjenjat, sėmundjet psikozomatike sjellin pasoja tė rėnda fizike. Pėrllogaritet qė rreth 90 pėrqind e vizitave tek mjeku kryhen pėr shkak tė problemeve tė ndikuara pjesėrisht nga stresi, prandaj sėmundjet psikozomatike janė mė tė shpeshta sesa mendohet.

Jo rrallė njeriu ankohet nga dhimbjet qė mund tė jenė shkaktuar nga gjendja psikologjike. Sėmundjet a vėshtirėsitė fizike qė shkaktohen nga mugesa e vitaminave ose lėndime tė trurit mund tė sjellin simptoma tė rėnda psikologjike. Por sipas ekspertėve, kur shkaktari ėshtė i pasigurt, mundėsia ėshtė qė sėmundja tė jetė psikozomatike ose inorganike, pra e shkaktuar nga stresi a gjendja shpirtėrore a mendore.

Disa sėmundje qė mė parė mendoheshin se ishin psikozomatike, si pėr shembull alergjitė, tani dihet se shkaktohen kryesisht nga faktorė organikė. Njė faktor ndėrlikues ėshtė se psikozomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon nė zhvillimin e shumė sėmundjeve si ato nė zemėr ose nė stomak, pėrfshi ulēerin e llojit peptik qė shpesh krijohet nė dueoden.

Megjithėse nė 80 pėrqind tė rasteve ulēeri nė stomak shkaktohet nga infeksioni bakterial, shkencėtarėt ende jo tė bindur pėr kėtė, vazhdojnė kėrkimet pėr tė parė nėse stresi ėshtė njė shkaktar i mundshėm ose tė paktėn ndėrlikohet nė zhvillimin e semundjes. Nė rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje nė kokė, stomak, gjoks, ose kur pjesė tė trupit mbulohen nga njolla tė kuqe nė lėkurė pa ndonje shkak fizik, ekspertėt thonė se mėnyrat qetėsuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika tė tjera shlodhėse, dhe gjumi i mjaftueshėm, shpesh herė japin rezultate tė mira.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Psikozomatika, semundja qė na dėmton mė shumė sesa mendohej Rat1010 Online
Psikozomatika, semundja qė na dėmton mė shumė sesa mendohej Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11621

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi