SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE

2 posters

Shko poshtė

SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Empty SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-15, 21:44

Shqipėria ėshtė pėrfshirė nga flakėt e zjarrit nė pjesėn e ultėsirės perėndimore, duke shkaktuar tė plagosur dhe dėme tė konsiderueshme materiale. Burimet zyrtare raportojnė pėr vatra zjarresh nė Vlorė, Fier, Lushnjė, Mallakastėr, Kavajė dhe Fieri. Dėmet mė tė mėdha u shkaktuan nė afėrsi tė qytezės sė Orikumit, ku ėshtė djegur njė person nga flakėt, ndėrsa janė shkrumbuar disa banesa. Mes tyre ishte edhe njė fabrikė e prodhimit tė ujit nė Fushė Dukat, e cila ka pėsuar dėme tė konsiderueshme. Burimet policore raportojnė pėr dy persona tė arrestuar, shtetasit Fiqiret Murizi nga Lushnja dhe D. Abazi nga Mallakastra. Me gjithė masat e marra, sėrish strukturat e Emergjencave Civile nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė vatrat e shumta nė disa zona tė vendit, pasi flakėt favorizohen edhe nga temperaturat e larta.
Dėmet nė Orikum
Njė vatėr zjarri ėshtė konstatuar nė orėn 13.30 nė fshatin Fushė Dukat nė rrethin e Vlorės, ku pėrmes erės, flakėt janė shtrirė nė gjithė zonėn, duke shkaktuar dėme tė konsiderueshme nė kodrat e qytezės turistike tė Orikumit, rreth 20 km larg Vlorės.
Pėr pasojė zjarri pėrfshiu fabrikėn e prodhimit tė ujit qė ndodhet nė fshatin Fushė Dukat, duke shkaktuar dėme tė konsiderueshme. Pronari i kėsaj fabrike, Tanush Mėhilli, tha se "dėmi llogaritet tė ketė kaluar 10 milionė lekė dhe rrezikon mbylljen e aktivitetit". Nga tė dhėnat, rezulton se zjarri ra fillimisht nė orėn 13:30 tė ditės sė hėnė nė kodrat e fshatit Fushė Dukat dhe pėr shkak tė erės sė fortė u pėrhap dhe nė kodrat e qytezės turistike tė Orikumit, duke dėmtuar dhe tre shtėpi banimi, dy nė fshatin Fushė Dukat dhe njė nė Orikum, si dhe njė sipėrfaqe tė konsiderueshme me shkurre.
Kryetari i Bashkisė sė Orikumit, Kanan Braho, tha se "zjarri i rėnė rreth orės 13 :30 nė afėrsi tė qytetit tė Orikumit, shkaktoi plagosjen e njė personi, identiteti i tė cilit ende nuk dihet ende.
Zjarr nė zonat turistike
Zjarre tė madh pėrfshinė prej orėsh pyjet nė dy zona turistike nė rrethin e Fierit, nė Darėzezė tė komunės Ndėrmenas dhe nė Seman. Burime nga reparti zjarrfikės nė Fier thanė se "zjarri nė masivin pyjor tė Darėzezės u shfaq nė orėn 14:30 tė ditės sė djeshme, ndėrsa mė pas u evidentua njė vatėr tjetėr nė pyllin e Godullit, nė bregdetin e Semanit". Forcat zjarrfikėse shuan dje pasdite zjarrin e rėnė nė zonėn turistike tė Darėzezės, rreth 18 km larg Fierit, pas njė operacioni qė zgjati gati katėr orė. Nė operacion u angazhuan 5 zjarrfikėse tė Fierit dhe 2 nga Berati. Ndėrkohė, forcat zjarrfikėse janė angazhuar nė shuarjen e vatrės tjetėr tė zjarrit nė pyllin e Godullit, nė bregdetin e Semanit. Flakėt e kėtij zjarri sipas burimeve nga vendngjarja favorizohen nga era e fortė. Dy zjarre, shkaqet e tė cilave ende nuk dihen, pėrfshinė njėra pas tjetrės, nga ora 14:30, kodrat me shkurre nė Darėzezė tė komunės Ndėrmenas dhe nė Seman.
Dy arrestime
Dy persona janė arrestuar pėr zjarrvėnie nė rrethet e Mallakastrės dhe tė Lushnjes.
Policia e Mallakastrės ndaloi dje njė person, i cili dyshohet si autor i njė zjarri, qė pėrfshiu pyjet me pisha nė fshatin Rribas, tė rrethit tė Mallakastrės. Sipas burimeve zyrtare, "58-vjeēari D. Abazi u ndalua nga policia, pasi dyshohet pėr zjarrvėnie tė qėllimshme nė pyjet me pisha nė fshatin Rribas". Falė ndėrhyrjes nė kohė tė forcave zjarrfikėse dhe banorėve tė zonės, zjarri shkaktoi dėme nė njė sipėrfaqe tė vogėl. Ndėrsa pėr shkak tė zjarrit tė rėnė nė njė ullishte nė fshatin Shėnpremte nė rrethin e Lushnjės, policia ka prangosur shtetasin Fiqiret Murizi.
Zjarre u shėnuan edhe nė zonėn e Kavajės. Burimet zyrtare bėjnė tė ditur se rreth orės 14.20 tė ditės sė djeshme u regjistrua njė vatėr zjarri nė kodrat e fshatit Harizaj tė komunės Lekaj, nė rrethin e Kavajės, e cila pėrfshiu njė sipėrfaqe me barishte. Ditėt e fundit janė pėrfshirė nga zjarret shumė rrethe tė vendit, si Gjirokastra, Saranda, Berati, Hasi, Shkodra, Elbasanit, etj. Policia ka arrestuar disa persona. Por vatrat e zjarrit janė nxitur pėr shkak tė temperaturave tė larta qė kanė pėrfshirė vendin tonė prej dy javėsh.

LUSHNJĖ
Zjarr nė ullishtėn e Shėnpremtes
Arrestohet Fiqiret Murizi
MALLAKASTĖR
Zjarr nė pyjet e fshatit Rribas
Arrestohet D. Abazi
FIER
Zjarr nė zonat turistike tė Darzezės dhe Semanit
Nuk ka asnjė person tė arrestuar
KAVAJĖ
Zjarr nė kodrat e fshatit Harizaj tė komunės Lekas
Nuk ka asnjė person tė arrestuar

VLORĖ
Zjarr nė Orikum. Digjet Fabrika e Ujit dhe tre banesa
Nuk ka asnjė person tė arrestuar
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Rat1010 Online
SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Empty Re: SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE

Mesazh nga cakalli 2008-07-17, 15:27

ne fakt personat ne vlore u arestuan.ishin 2 barinj nga fshati dukat qe i kishin vene zjarin nje fushe me kallinj gruri per ta shfarosur por flaket kishin dale jashte kontrollit deklaruan ata .jane te moshes 45 dhe 39 vjec emrin sua mbaja mend
cakalli
cakalli

SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Rat1010 Online
SHQIPERIA E PERFSHIRE NE FLAKE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5771

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi